Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksidenti fatal/ Fëmija në gjendje të rëndë transportohet në spitalin e Traumës

2018/02/24 at 9:31 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksidenti fatal/ Fëmija në gjendje të rëndë transportohet në spitalin e Traumës

Një tjetër aksident fatal u shënua sot me dy viktima tek Mali i Robit në Golem. Janë dy pjestarë të së njëjtës familje, nusja 34 vjeçe dhe vjehrri 69 vjeç. Po kështu i plagosur rëndë ka mbetur djali i mitur i 34 vjeçares. Ata po prisnin autobusin në stacion kur u përplasën nga një mjet Toyota që drejtohej nga një vajzë. Policia tha se ka ndaluar 30 vjeçaren me iniciale I.P. Dyshohet se ajo ka qene me shpejtesi ndaj ka humbur kontrollin e mjetit duke dale nga rruga.


Sakaq informacioni i fundit që vjen është për 8 vjeçarin. Ai ka marrë plagë të shumta dhe spitali i Durrësit sapo e ka nisur me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Mjekët thanë se ka dëmtime në kokë.

Ky është aksidenti i tretë i rëndë që ndodh brenda javës. Në Velipojë, të dielen e 18 shkurtit u shua një familje. Edmond Preka bashkë me 3 fëmijët e mitur humbën jetën pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas me një fuoristradë në rrugën Shkodër-Velipojë. Ndërsa në Durrës, në zonën e Maminasit, 3 ditë më parë një makina përplasi taksinë, ku humbën jetën dy persona.

Policia për ngjarjen e Golemit

Me datë 24.02.2018 rreth orës 07:40, tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 2 shtetas (vjehri dhe nusja) shtetasit Xh. F., 69 vjeç dhe E. F., 34 vjeçe.

Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve .

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

/Opinion.al


*Në foto makina që shkaktoi tragjedine sot tek Mali i Robit ne Golem

Etiketa: 8 vjecaksidentdy viktimafemijeGOlemi plagosurmakina perplas familjenmali i robitviktima


Ju sugjerojmë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

16 Dhjetor, 2025 7:45 pm
Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun
Aktualitet

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 7:42 pm
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kur do mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Aktualitet

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha: Rama po e mbron

16 Dhjetor, 2025 4:44 pm
Kapen marijuanë në Janinë/ Shqiptarja përplaset me policinë, u dëmton automjetet
Kronikë

Kapen marijuanë në Janinë/ Shqiptarja përplaset me policinë, u dëmton automjetet

16 Dhjetor, 2025 3:27 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama:Do të mbajmë një qëndrim të drejtë

16 Dhjetor, 2025 3:10 pm
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
Aktualitet

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

16 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Emrat/ Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, kush do ta zëvendësojë

16 Dhjetor, 2025 2:36 pm
SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai
Kryesore

SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai

16 Dhjetor, 2025 2:33 pm
Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar
Kronikë

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar

16 Dhjetor, 2025 1:06 pm
Para
Aksidenti fatal/ Fëmija në gjendje të rëndë transportohet në spitalin e Traumës

EMRAT/ Makina përplasi familjen tek Mali i Robit, identifikohen viktimat

Rama tallet me familjet që u hoqën nga ndihma ekonomike: Duan punë në bashki

Rama tallet me familjet që u hoqën nga ndihma ekonomike: Duan punë në bashki

Set me foto/ Floriana Garo tregon barkun e rrumbullakosur: Ja si duket ish-moderatorja e Klan

Set me foto/ Floriana Garo tregon barkun e rrumbullakosur: Ja si duket ish-moderatorja e Klan

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
16 Dhjetor, 2025

Është krijuar komisioni ndërkombëtar për dëmshpërblimin e dëmeve të luftës ndaj Ukrainës: konventa themeluese, e promovuar nga Këshilli i Evropës,...

Lexo më shumë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
16 Dhjetor, 2025

Ish-deputetit i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të bashkohen në protestën e 22 dhjetorit....

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
16 Dhjetor, 2025

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë. Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K....

Lexo më shumë

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun
16 Dhjetor, 2025

Zbardhet shkresa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetes për Belinda Ballukun....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com