Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar tre dënime me burgim të përjetshëm për tre të arrestuarit e “grupit të zjarrit”, që akuzohen për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Bashës.
Prokuroria kërkon dënim përjetë për Albion Alikon, Barjam dhe Elvis Bocian, ndërsa për Alban Alikon ka kërkuar 35 vite burg. Për shkak të moshës, këtij të fundit dënimi i kërkuar ulet në 17 vjet e 6 muaj burg. E njëjta kërkesë për dënim vlen dhe për Elton Kazmën.
Ndërkaq, 18 vjet burg janë kërkuar për Dervish Gabën, Ruhan Hirën dhe Iljaz Xhaferrajn.
Për Xhulio Malon është kërkuar 20 vjet burg, i cili për shkak të moshës ulet në 10 vjet. Për Klodian Selimin kërkohet 10 vjet burg ndërsa për Oltion Prokon 18 vjet, të cilit për shkak të moshës i ulet në tetë vjet.
Të 11 të rinjtë sulmuan me armë policinë një vit pasi ajo kishte marrë nën kontroll fshatin Lazarat, në qershor të 2015-tës.