Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

The Telegraph: A e njihni Kosovën, pjesën më misterioze të Ballkanit?

2018/02/17 at 7:33 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
The Telegraph: A e njihni Kosovën, pjesën më misterioze të Ballkanit?

Gazeta e njohur britanike ”The Telegraph” i ka kushtuar Kosovës një shkrim në 10-vjetorin e pavarësisë, ku nënvizon 13 fakte magjepsëse, për shtetin më të ri të Europës. ”A e njihni Kosovën, pjesën më misterioze të Ballkanit?”, pyet ”The Telegraph”. Më poshtë keni 13 copëza të çmuara faktesh që mund të hedhin dritë…


1 – Kosova njihet nga 111 shtete

Kosova e shpalli pavarësinë e saj nga Serbia më 17 shkurt 2008. Serbia nuk e njohu dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ka mohuar në mënyrë të përsëritur ekzistencën zyrtare të Kosovës. Megjithatë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB) e kanë njohur të dyja Kosovën si një entitet të pavarur, respektivisht në korrik 2008 dhe korrik 2009, ndërkohë që 111 nga 193 vende anëtare të OKB-së e njohin atë tashmë si një shtet të pavarur.

2 – Britania e Madhe e njohu menjëherë Kosovën

Tetë vende e njohën menjëherë pavarësinë e Kosovës (apo të paktën një ditë më vonë, më 18 shkurt 2008). Britania e Madhe ishte një prej tyre së bashku me Afganistanin, SHBA, Turqinë, Kosta Rikën, Shqipërinë, Francën dhe Senegalin.

3 – Fluturimet drejt Kosovës mundësohen nga aeroportet britanike

Duhet ta keni parasysh këtë nëse dëshironi të shkoni në Kosovë, si fillimi i një turi të gjerë në vendet e Ballkanit. Ju mund të fluturoni drejtpërdrejt nga Britania e Madhe. Fluturimi pa ndalesa nga Britania e Madhe drejt aeroportit ”Adem Jashari” kryhet nga kompania e specializuar e fluturimeve për Europën Lindore ”Wizz Air” (0330 977 0444; wizzair.com), që kryen fluturime nga Luton më shumë se tri herë në javë.

4 – Kosova është zemra e rajonit

Edhe një shikim i shpejtë i hartës së Ballkanit ju jep një indikacion se pse statusi i Kosovës është kaq problematik për disa. Ndërkohë që nuk është shumë e madhe, rreth 10 908 kilometra katrorë, gati sa Xhamajka, Kosova është qendra e rajonit. Fqinjët e saj janë Shqipëria në perëndim, Maqedonia në jug, Mali i Zi në veriperëndim dhe Serbia në veri. Në terma gjeografike, Prishtina është më afër kryeqytetit të Maqedonisë, Shkup, (92 kilometra) sesa kryeqytetit të Serbisë, Beograd (248 kilometra).

5 – Një burim rinie

Edhe pse është kryeqyteti i Kosovës, Prishtina nuk është një qytet i madh. Ajo ka rreth 200 000 banorë. Megjithatë, Prishtina është qyteti i dytë më i madh në botë ku flitet shqip, pas kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës. Prishtina është vendi i një bumi demografik të rinisë, me moshë mesatare 25 vjeç.
Në të gjithë Kosovën, mosha mesatare është 27,8 vjeç, më e ulëta e çdo kombi europian. Kosova është vendi më i ri i kontinentit në shumë pikëpamje.

6 – Prishtina vendlindja e një figure të famshme

Ajo nuk është 25 vjeçe, ajo mbushi 27 vitin e kaluar dhe nuk jeton më atje, por ylli i muzikës pop, Rita Ora na përshëndet nga Prishtina. Ajo u lind atje më 26 nëntor 1999. Familja e saj shkoi në Londër një vit pas lindjes së Ritës.

7 – Hyjnesha në Fron është shumë e vjetër

Hyjnesha në Fron është një figurinë terrakote, që u gjend në vitin 1956 në vendin e njohur si Tjerrtorja. Kërkimet arkeologjike sugjerojnë se mosha e saj është mbi 6 000-vjeçare. Në Muzeun Arkeologjik të Prishtinës ka artefakte edhe nga epokat ilire, romake dhe otomane.

8 – Një nga monumentet e qytetit është shumë i veçantë

Pasi keni ecur në shëtitoren ”Luan Haradinaj” dhe ndodheni pranë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ju përballeni me një nga monumentet më të famshme të Prishtinës. Monumenti literal ”Newborn” u përurua më 17 shkurt 2008. Ai u ridekorua ekzaktësisht një vit më vonë. Në vitin 2013, germat e tij gjigante u vizatuan me flamurët e të gjitha vendeve që kishin njohur Kosovën.

9 – Monedha vendase është e njohur

Pavarësisht se nuk është anëtare e BE-së, monedha zyrtare e Kosovës është euro. Përdorimi i saj ka ekzistuar që në vitin 2002, gjashtë vite përpara shpalljes së pavarësisë. Pjesërisht, kjo mund të quhet një deklaratë politike për të ndarë Kosovën nga Serbia, që përdor dinarin. Në Jugosllavinë e shkatërruar nga luftrat, ka qenë shumë i përhapour edhe përdorimi i dollarit amerikan dhe markës gjermane. Një kafe në Prishtinë kushton rreth një euro.

10 – Ju mund të pini verë kosovare

Ndoshta ajo nuk mund të shqetësojë ende, në një të ardhme të afërt, njohësit e verërave të Bordosë apo somelietë e Parisit, por vera kosovare po e tregon veten si një interes i veçantë vitikulturor. Pjesa më e madhe e vreshtave nga dalin ”Pinot noir”, ”Merlot” apo ”Chardonnay” ndodhen në Rahovec, në jugperëndim të vendit. Verërat eksportohen në Gjermani dhe SHBA. Prodhuesi më i madh i tyre është ”Stone Castle” (stonecastlewine.com).

11 – Ju mund të bëni ski në Brezovicë

Ashtu si pjesa më e madhe e Ballkanit, Kosova ka malet e saj nga ku mund të bëhet edhe ski. Zona më e madhe turistike për ski është Brezovica, në jug. Ajo ka 10 teleferikë të vegjël dhe rreth 12 kilometra pista skish. Ajo nuk ofrohet ende nga operatorët kryesorë të tureve turistike, por është afër Prishtinës, vetëm rreth 45 kilometra.

12 – Një lumë kalon përmes saj në dy drejtime

Konturet shkëmbore të Kosovës të japin një pamje të rrallë dhe të çuditshme gjeografike. Kosova është vendi i shembullit të vetëm në Europë i një lumi të bigëzuar, që quhet Nirodima, që derdhet në Egje dhe Detin e Zi. Ujërat e tij nuk janë vetëm të Kosovës. Maqedonia dhe Greqia përshkohen nga një degëzim dhe Serbia, Bullgaria dhe Rumania nga degëzimi tjetër. Por, ky lumë rrjedh nga mali i Nirodimës, që siguron burimin e lumit.

13 – Operatorë të ndryshëm turistikë ua tregojnë juve Kosovën

Edhe pse ende e pavlerësuar si destinacion, Kosova nuk është e panjohur për ata që do t’ua ofrojnë atë. Specialist për Ballkanin, Regent Holidays (020 3553 6563; regent-holidays.co.uk) ju ofron turin tetëditor “Essential Kosovo”. Explore (01252 883 613; explore.co.uk) ofron ture dyjavore ”Undiscovered Balkans” përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë. ”Exodus Travels” (020 3553 1497; exodus.co.uk) ofron turin “Snowshoeing in Kosovo, Albania & Montenegro”, tur tetëditor.

Shkrimi ne origjinal:

http://www.telegraph.co.uk/travel/destinations/europe/kosovo/articles/fascinating-facts-about-kosovo-pristina-independence/

Etiketa: 10 vite pavaresi13 faktekosovaThe Telegraph


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
Flet për herë të parë nëna e Ermal Metës: Keni futur zjarr dhe ngritur mure midis dy familjeve

Flet për herë të parë nëna e Ermal Metës: Keni futur zjarr dhe ngritur mure midis dy familjeve

Foto lajm/20 vjet më pas New York Times kujton pushtimin nga Serbia në ditën e Pavarësisë së Kosovës

Foto lajm/20 vjet më pas New York Times kujton pushtimin nga Serbia në ditën e Pavarësisë së Kosovës

Rita Ora njofton 13 milione ndjekësit në Instagram: Kena me kall për Pavarësinë e shtetit tim!

Rita Ora njofton 13 milione ndjekësit në Instagram: Kena me kall për Pavarësinë e shtetit tim!
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com