Mbrëmjen e kësaj të enjte në emisionin ‘Opinion’ është i ftuar Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa. Xhafa do të pyetet për rreth dy orë në një intervistë ballë përball nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu.
Intervista ka nisur të transmetohet live në ekranin e TV Klan, më poshtë ne po ju sjellim disa momente nga prapakuintat e ‘Opinion’, ministri Xhafaj shihet që në hyrje të televizionit pritet nga Drejtori i Përgjithshëm i TV Klan Aleksandër Frangaj dhe stafi i ‘Opinion’.
Më pas zhvendosen tek grimi ku edhe bëjnë përgatitjet para daljes në ekran.
Nga ana tjetër kryeredaktorja e emisionit Desada Metaj dhe regjisori Indrit Kasmi shihen teksa testojnë ndriçimin në studion e ‘Opinion’.
Ndiqni në videot më poshtë atë që ndodhi pas kamerave të ‘Opinion’ mbrëmjen e sotme./GZ-opinion.al