Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paratë e pista/ Politikanë e figura publike të përfshirë?

2018/02/11 at 10:14 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Paratë e pista/ Politikanë e figura publike të përfshirë?

Politikanë dhe figura publike të dyshuara për blerjen e pasurive me para korrupsioni do të detyrohen të shpjegojnë se si i kanë vënë këto pasuri, përndryshe ajo do t’u konfiskohet, sipas një ligji të ri që hyri në fuqi në Britani këtë muaj. Ligji për pasuritë e pajustifikuara është mirëpritur nga aktivistët, të cilët thonë se kryeqyteti britanik është në qendër të një rrjeti global parash të vëna me korrupsion dhe me mashtrime financiare.


Dy apartamente që shikojnë nga lumi Tamiz në Uajtholl të Londrës, me vlerë rreth 15 milionë dollarë… Aktivistët kundër korrupsionit në Moskë thonë se ato janë në pronësi të zëvendëskryeministrit të parë të Rusisë, Igor Shuvalov, i cili ka një pagë vjetore të vetëdeklaruar prej 157 mijë dollarësh.

Pra, si ka mundur Shuvalovi, personi në qendër të fotos, ta blejë këtë pronë? Grupi anti-korrupsion Transparency International thotë se rasti i tij është një nga disa të tilla që autoritetet duhet të hetojnë në bazë të ligjit për pasuritë e pajustifikueshme.

“Agjencia Kombëtare për Krimin ose Zyra për Mashtrimet e Rënda në Britani mund të përdorte pikërisht këtë ligj, për t’i thënë atij personi: ‘Këtu ka diçka që nuk përputhet. Ndoshta janë të ardhura të ligjshme, por duam të na provoni burimin e tyre dhe ne do t’ju lemë rehat. Nëse ai nuk e shpjegon dot burimin, atëherë do të zbatohet ligji dhe pasuria do të konfiskohet,’” thotë Rachel Davis Teka e organizatës Transparency International.

Agjencia Kombëtare për Krimin beson se çdo vit nëpër Londër kalojnë më shumë se 100 miliardë dollarë para korrupsioni. Nëë pjesë e mirë e tyre janë para publike të vjedhura nga buxhetet e qeverisë.

“Para hyrjes në fuqi të ligjit ishte shumë e lehtë që politikanë të huaj të korruptuar ta fshihnin pasurinë e tyre në Britani në formën e pronave të patundshme”, thotë zonja Davis.

Kjo shtëpi me vlerë 18 milionë dollarë në lagjen Mejfer të Londrës ka qenë në pronësi të Rifaat al-Assadit, xhaxhai i presidentit sirian Bashar al-Assad. Hetuesit besojnë se ai kishte përvetësuar më shumë se 300 milionë dollarë fonde shtetërore. Ai e shiti shtëpinë vitin e kaluar para se t’i konfiskohej nga autoritetet dhe pretendon se pasuria e tij vjen nga mbështetësit e pasur arabë.

Ata që kërkojnë të fshehin pasurinë, shpesh përdorin një rrjet kompleks firmash të regjistruara në parajsa fiskale për të fshehur identitetin.

“Ne ende nuk kemi një regjistër të pronarëve të vërtetë të huaj që zotërojnë prona në Britani. Dhe ky është problem për të identifikuar mospërputhjet e mëdha mes të ardhurave dhe pasurisë,” thotë Rachel Davis.

Të ashtuquajturat “Paradise Papers” tregojnë se kjo ndërtesë me vlerë 20 milion dollarë në Londër është në pronësi të Toyin Sarakit, gruaja e Presidentit të Senatit nigerian Bukola Saraki. Ai thotë se pasuritë e tij janë të ligjshme. Transparency International thotë se kjo duhet të hetohet.

Duke folur për Zërin e Amerikës në muajin tetor, ministri nigerian i Informacionit tha se qeveria e tij është po godet korrupsionin.

“Por ne gjithashtu kemi nevojë për bashkëpunimin e shumë vendeve të huaja, sepse ndonjëherë jemi penguar nga juridiksionet e huaja”, thotë ministri nigerian.

Aktivistët paralajmërojnë se ligji për pasuritë e pajustifikuara do të funksiononte vetëm nëse qeveria britanike është e gatshme ta përdorë atë për t’i dhënë fund rolit të Londrës si një metropol që tërheq paratë e korrupsionit. /DW

Etiketa: parate e pistapolitikane


Ju sugjerojmë

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren
Bota

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

13 Qershor, 2026 7:50 pm
Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

13 Qershor, 2026 6:46 pm
Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
Bota

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

13 Qershor, 2026 4:43 pm
Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
Bota

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

13 Qershor, 2026 3:02 pm
Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin
Kryesore

Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin

13 Qershor, 2026 2:05 pm
BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë
Bota

BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë

13 Qershor, 2026 12:39 pm
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

Trump: Eliminuam drejtuesin e kartelit të drogës ”Tren de Aragua”

13 Qershor, 2026 12:33 pm
Para
Ermal Meta: Toka është e atyre që kujdesen për të e jo e atyre që kanë lindur mbi të. Pak a shumë, si me bijtë…

Ermal Meta: Toka është e atyre që kujdesen për të e jo e atyre që kanë lindur mbi të. Pak a shumë, si me bijtë...

Babai i supermodeleve akuzohet për përdhunim

Babai i supermodeleve akuzohet për përdhunim

Zonë e Lirë/ Habit, Fuga: Çdo njeri mund të Ringjallet

Revoltohet Artan Fuga: Seriozisht e keni me komentet për babanë e dhunshëm të Ermal Metës?!
















TE FUNDIT

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
13 Qershor, 2026

Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit....

Lexo më shumë

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
13 Qershor, 2026

Pas përfundimit të fjalimeve në protestën para Kryeministrisë, qytetarët janë përhapur nëpër rrugët e Tiranës, me protestuesit që janë duke...

Lexo më shumë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
13 Qershor, 2026

Sali Berisha, në një takim me fermerët në Cërrik, i bëri thirrje të rinjve që të bëjnë të pamundurën për...

Lexo më shumë

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
13 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka marrë shkas nga thirrjet për bojkotin e koncertit të Ylli Limanit për të reaguar sërish për protestën qytetare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}