Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Rama tradhtar i kombit, u shiti grekëve gazin dhe naftën në det

2018/02/10 at 5:53 PM
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Rama tradhtar i kombit, u shiti grekëve gazin dhe naftën në det

MBLEDHJE QEVERIE - Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka kerkuar ndalimin e importit te cdo lloj artikulli qe nuk ka kod doganor, edhe ne rast se ai perfshihet ne listen e gjelber te lendeve te para qe lejohen te importohen per perpunim.

Ish-kryeministri Berisha, në një status të fundit në profilin e tij në facebook në lidhje me marrëveshjen e shumëpërfolur për detin midis Shqipërisë dhe Greqisë, akuzon kryeministrin Rama si tradhëtar të kombit pasi sipas tij duke iu referuar mediave greke, Rama i ka falur Greqisë fushat më të mëdha të naftës dhe gazit në Jon dhe Mesdhe.


Postimi i plotë i Berishës në fcb

Del e verteta!! Edvin Rama tradhetar i kombit!!

Shtypi grek i çjerr masken e tradhetise kombetare Edi Rames.

Rama i fali Greqise fushat me te medha te naftes dhe gazit ne Jon dhe Mesdhe, shkruan “energypress.gr “, duke i falur blloqet 1 dhe 2 Greqise kurse Shqiperia merre krundet dhe llogjet!

Pas nje trillimi grek se marreveshja e meparshme ka patur disa gabime metodologjike, gazeta greke e specializuar fushen e energjese informon pikerisht ate qe kemi denoncuar keto jave disa here, pra faljen nga Rama te fushave me te medha te naftes dhe gazit ne Jon dhe Mesdhe.

Keshtu gazeta shkruan se “Në këmbim, zyrtarët shqiptarë nuk mund të ngrenë pretendime lidhur me hidrokarburet në zonën e ndarjes kontinentale pranë ishujve Othoni dhe Erikousa, të vendosur në veri të Jonit”, (pra per blloqet 1 dhe 2 te naftes), vazhdon argumentin e tij ky portal. Dhe se “Drejtuesit e qeverisë greke kanë shprehur besimin se problemi i së shkuarës, që vinte prej kundërshtimit të Shqipërisë kundër aktivitetin të Greqisë për nxjerrjen e naftës në rajon, tashmë, me nënshkrimin e marrëveshjes nuk do të përsëritet. Blloqet 1 dhe 2 janë përfshirë në një paketë greke prej 20 blloqesh dhe janë tenderuar në vitin 2015.”

Te dashur miq, kjo eshte e verteta lakuriq e marreveshjes se tradhetise se larte kombetare te Edvin Kristaq Rames. Ju bej thirrje shqiptareve te pregatiten per te mbrojtur me te gjitha mjetet integritetin territorial te Shqiperise dhe per ti ofruar sketerren qe meriton Edvin Kristaq Rames per aktin e tij te tradhetise se larte kombetare.

Lexoni me poshte nje paraqitje me te zgjeruar te artikullit te “energystress.gr”, qe fakton pike per pike ato qe kemi deklaruar disa here per kete afere antikombetare te Edvin Kristaq Rames! sb

“Marrëveshja për detin është mbyllur. Rama fali naftën dhe gazin, blloqet 1 dhe 2 në Jon i merr Greqia

09:23, 10/02/2018

Sërish publiku shqiptar njoftohet nga mediat greke, se për çfarë kanë rënë dakord ministra e Jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë në kuadër të një marrëveshje të madhe mes dy vendeve, por që sipas fakteve që po zbulohen në thelb ka vetëm burimet e mëdha të naftës dhe gazit në detin Jon. Lajmet vijnë ose nga ministri i jashtëm Kotzias, ose nga media pranë qeverisë të vendit helen.

Kështu ndërkohë që brenda vendit tonë vazhdon debati dhe tymnaja njëkohësisht për çështjen e marrëveshjes së detit, media greke e specializuar për energjitikën dhe burimet e naftës dhe gazit, “energypress.gr”, zbulon për herë të parë marrëveshjen, të cilën ajo e konsideron, “të mbyllur përgjithmonë”.

Në një artikull të saj thuhet, se tashmja është fakt i kryer dhe përfundimtare, marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për ri-demarkacionin e ZEE (Zonave Eksluzive Ekonomike).

Ndryshe nga sa pretendon kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm Bushati, ky zhvillim sipas gazetës është drejtpërdrejt i lidhur me interesin për kërkimin e hidrokarbureve, në bllokun detar 1 dhe 2 në detin Jon.

Mësohet se pala greke ka pranuar se përcaktimi i Zonave Ekskluzive Ekonomike me marrëveshjen e kaluar ka qenë nga ana metodologjike pjesërisht i gabuar, një pikëpamje e mbështetur nga Shqipëria deri tani dhe që mori formë juridike edhe nga Gjykata Kushtetuese. Pranohet gjithashtu, se gjiret e brendshme duhet të konsideroheshin si “të mbyllura”, për të aplikuar dispozitën përkatëse të Konventës së Detit.

Por në shkëmbim të kësaj, njofton “energypress.gr”, pala shqiptare ka hequr dorë nga pretendimet apo ankesat në lidhje me shelfin kontinental të ishujve Othonoi dhe Erikoussa, i cili është i një rëndësie të veçantë në lidhje me kontestin greko-turk mbi Kastelorizon.

Kujtojmë se blloqet 1 dhe 2 në detin Jon u tenderuan nga qeveria greke në korrik 2015. Për bllokun 2 në Veri të detit Jon u nënshkrua vitin e kaluar kontrata me konsorciumin – TOTAL- HEP – EDISON.

Media greke thotë gjithashtu se historia e ndarjes së Zonave Ekslkluzive Ekonomike me Shqipërinë ka kaluar mes shumë debatesh ne kohë të ndryshme, por pas marrëveshjes së fundit të arritur mes qeverive Rama dhe Tsipras, e cila do të shpallet zyrtarisht së shpejti kjo çështje konsiderohet e mbyllur, njëherë e përgjithmonë.”

Etiketa: edi ramamarreveshja e detitsali berisha


Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Politikë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

5 Qershor, 2025 5:51 pm
Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
Politikë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

5 Qershor, 2025 5:45 pm
Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
Politikë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

5 Qershor, 2025 5:34 pm
Integrimi, Barbullushi: Shqipëria, vend i spikatur në hartën mendore të europianëve
Politikë

Integrimi, Barbullushi: Shqipëria, vend i spikatur në hartën mendore të europianëve

4 Qershor, 2025 7:34 pm
Para
Ndikimi i stresit në trupin e njeriut është më i madh se sa e kishit menduar

Ndikimi i stresit në trupin e njeriut është më i madh se sa e kishit menduar

Kërkesat ndaj Qeverisë/ Mosmarrja e pagës mujore, pedagogët kërcënojnë grevë të përgjithshme

Kërkesat ndaj Qeverisë/ Mosmarrja e pagës mujore, pedagogët kërcënojnë grevë të përgjithshme

Izet Haxhia flet nga Turqia: Kam tabulate telefonike kush e nxorri Azem Hajdarin në pritë

Izet Haxhia flet nga Turqia: Kam tabulate telefonike kush e nxorri Azem Hajdarin në pritë
















TE FUNDIT

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com