Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

HEC-et mbi Osum/ Përfaqësuesi i qeverisë: U ndryshuan koordinatat, s’ka leje për shkatërrimin e ujëvarave

2018/02/09 at 9:51 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A

Prej ditësh qarkullon në media lajmi i ndërtimit të dy HEC-ve mbi lumin Osum ç’ka ka hedhur alarmin për shkatërrimin e kanioneve dhe ujëvarave përgjatë rrjedhës së lumit. I pari që ka reaguar ka qenë ministri i Mjedisit Blendi Klosi. Në një lidhje të drejpërdrejtë me emisionin “Opinion” mbrëmjen e djeshme ai tha se koordinatat janë ndryshuar dhe për këtë do të ketë një investigim. Klosi gjithashtu premtoi se do ta anuloje lejen mjedisore për ndërtim në zonën turistike, pra aty ku dëmtohen ujëvarat.


“Historia është ndërtuar mbi një gënjeshtër, koordinatat e dhëna në lejen mjedisore janë të keqtrajtuara. Prandaj po ju them se kjo histori nuk mund të zgjidhet me një emision, pasi kjo është një histori që ne kemi hapur një investigim. Jemi ne ata që kemi ngritur probleme dhe ashtu siç e ka thënë edhe Ministria e Energjitikës qartë, në momentin që bie leja për ndikimin në mjedis, të cilën ne do t’a rrëzojmë dhe kjo nuk diskutohet. Në atë vendim dhe në atë pikë nuk ka asnjë shans që ai HEC të ndërtohet”, deklaroi ministri publikisht.

Zamo Spathara, drejtuesi i Federatës “Rafting Albania” po kështu në një lidhje për emisionin “Opinion” deklaroi se gjurma për ndërtimin e dy HEC-eve, përveçse është devijuar, prek dhe 3 prej ujëvarave, të cilat janë elemente të atraksionit turistik në kanionin e Osumit, i cili ka edhe statusin monument natyre.

Vlerësimi i ndikimit mjedisor është një nga lejet më të rëndësishme për miratimin e një projekti. Kjo leje lëshohet nga agjencia kombëtare e mjedisit dhe duhet të certifikojë projekti për impaktin mjedisor. Sipas dokumenteve, rezulton se leja për dy HEC-et mbi kanionin e Osumit është dhënë në mars të vitit 2015 me firmën e ish drejtorit Julian Beqiraj. Por sipas Agjencisë së zonave të mbrojtura parregullsitë ligjore në leje dhe ndërrimi i koordinatave ku do të ndërtohen HEC-et e bëjnë lejen të paligjshme.

Ndërkohë që pas publikimi të lajmit ka reaguar edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila ka vënë në dukje se është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit, nga e cila ka kërkuar verifikimin e lejes mjedisore të lëshuar nga ky institucion. “Në momentin që Ministria e Mjedisit do të konstatojë parregullsi në lejen e lëshuar nga ky institucion dhe do kryejë revokimin e kësaj leje, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mund të fillojë procedurat për prishjen e kontratës bazuar mbi legjislacionin përkatës. Ne funksion të shqyrtimit të këtij rasti, Ministria e Infrastrukturës ka shprehur gatishmërinë për krijimin e një grupi të përbashkët pune në nivel teknik mes dy ministrive”, thuhet në reagimin e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Etiketa: HECklosiopinionosum


Ju sugjerojmë

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare
Aktualitet

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Indoneziania lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj në Tiranë

29 Tetor, 2025 2:22 pm
Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale
Kryesore

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

29 Tetor, 2025 1:33 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

29 Tetor, 2025 12:43 pm
Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet
Aktualitet

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet

29 Tetor, 2025 11:35 am
Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës
Kronikë

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës

29 Tetor, 2025 11:04 am
Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste
Kronikë

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste

29 Tetor, 2025 9:01 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

29 Tetor, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

29 Tetor, 2025 7:34 am
Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
Kronikë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

28 Tetor, 2025 9:29 pm
Para
Pamje të rralla/ Gruaja lind fëmijën në korridorin e spitalit

Pamje të rralla/ Gruaja lind fëmijën në korridorin e spitalit

Afera me tokat në bregdet, arrestohen ish-zyrtarët e komunës Ishëm në Durrës

Afera me tokat në bregdet, arrestohen ish-zyrtarët e komunës Ishëm në Durrës

Heshtja e sforcuar e Edi Ramës

Rama kërkon ndjesë për HEC-et: Kanionet e Osumit nuk preken. Qeveria nuk është e pagabueshme
















TE FUNDIT

Inteligjenca amerikane: Putin, i vendosur për të vazhduar luftën në Ukrainë

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
29 Tetor, 2025

Një vlerësim i kohëve të fundit i inteligjencës amerikane paralajmëroi se Presidenti rus Vladimir Putin është më i vendosur se...

Lexo më shumë

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza
29 Tetor, 2025

Ushtria izraelite thotë se ka kryer një sulm të ri në Gaza, një veprim që do të rrisë më tej...

Lexo më shumë

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
29 Tetor, 2025

Dy burra të arrestuar lidhur me vjedhjen e Luvrit dy javë më parë kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre në...

Lexo më shumë

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
29 Tetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia testoi dje një dron nënujor me energji bërthamore Poseidon, duke deklaruar se "nuk ka asgjë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com