Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tre trafikantë kosovarë armësh, të lidhur me Cosa Nostran

2018/02/06 at 6:19 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Tre trafikantë kosovarë armësh, të lidhur me Cosa Nostran

Në një operacion arrestimesh të përbashkët midis DEA’s amerikane dhe Policisë së Kosovës, vitin e kaluar e pësuan 12 persona, të gjithë të dyshuar për krim të organizuar. Sot, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 3 prej tyre për trafikim me armë. Këta tre persona mendohet se kanë pasur lidhje me Albert Veliun, i cili dyshohet se ka drejtuar një operacion fitim prurës si diler armësh, drogës dhe pastrim parash dhe mbante lidhje me njerëz të “Cosa Nostras”.


Tetë persona u arrestuan vitin e kaluar nga DEA në New York dhe katër persona u arrestuan në Kosovë nga Policia e Kosovës. Sot, të martën, më 06 shkurt 2018, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngrit aktakuzë ndaj tre personave për trafikim të armëve.

A.K. (30-vjeçar), M.D. (31-vjeçar), D.P. (24-vjeçar), janë personat që Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për vepër penale trafikim me armë.

Këta të tre, sipas prokurorisë, kanë vepruar si grup kriminal në krye me Albert Veliun. Ndaj këtij të fundit është duke u zhvilluar procedurë penale në SHBA. Veliu dyshohet t’ia ketë shitur një agjenti të infiltruar një AK-47 dhe një raketahedhës “zollë”.

Mirëpo, kush është Albert Veliu?

Albert Veliu

Detyra e përditshme e Albert Veliut ishte si një punonjës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, për ta vozitur Konsullen e Përgjithshme të Kosovës, Teuta Sahatqija nëpër trafikun e New Yorkut.

“…gjatë muajit prill dhe maj 2017 në territorin e SHBA-së, agjenti i policisë Amerikane nga DEA (Drug Enforcement Administration), nën mbulim, ka lidhur marrëveshjen me A.V., për blerjen e 15 copë armë automatike kinse për luftën e narko- karteleve në Meksikë dhe për këtë ia ka dhënë të hollat të pandehurit A.V.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria pretendon se përmes të pandehurve është organizuar dorëzimi i armëve në Kosovë, dhe këta ia kanë dorëzuar armët oficerit policor të Policisë së Kosovës nën mbulim, i cili ka qenë duke zbatuar masat e fshehta të blerjes së simuluar.

Një njoftim i Departamentit të Drejtësisë së SHBA’së që u lëshua qershorin e vitit të kaluar, thotë se Albert Veliu dhe Anthony Noterile do të dërgohen në Gjykatën Federale të Bruklinit në New York me akuza që kanë të bëjnë me pastrim parash dhe trafik narkotikësh. Të njëjtëve, nga DEA, iu janë konfiskuar edhe armë AK-47 dhe një anti-tank.

Personat që u arrestuan në SHBA e që lidhen me këtë rast ishin: Albert Veliu, 34-vjeçar, Christopher Curanovic, 35-vjeçar, Anthony Noterile, 56-vjeçar, Xhevat Gocaj, 50-vjeçar, Dilber Kukic, 45-vjeçar, Agim Rugova, 45-vjeçar, Ekram Sejdija, 40-vjeçar, Alban Veliu, 32-vjeçar.

Anthony Noterile

Më 27 qershor 2017, me një aksion të koordinuar mes policisë e prokurorisë së Kosovës dhe të SHBA–ve, të gjithë të pandehurit janë arrestuar në flagrancë, në territoret e të dy shteteve.

Hetimet e para nga DEA thonë se kanë zbuluar se Christopher Curanovic, një anëtar i “Cosa Nostra”, kishte provuar të zhvaste një borxh nga një ish-anëtar i bandës kriminale.

“Agjentët kanë arritur të shohin se Veliu, Curanovic dhe Noterile, kishin krijuar skemë jolegale në të cilën bënin pastrimin e parave”, thuhej në njoftimin e Departamentit të Drejtësisë së SHBA’së.

Gjatë këtij hetimi është parë se të dyshuarit kishin arritur të bënin pastrimin e rreth 800 mijë dollarëve. /Morena Kokollari, GazetaExpress/

 

Etiketa: cosa nostratrafikante armeshtre kosovare


Ju sugjerojmë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
Aktualitet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

26 Qershor, 2026 1:01 pm
Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
Kryesore

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë

26 Qershor, 2026 11:54 am
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn
Kronikë

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

26 Qershor, 2026 10:54 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me armë mes fqinjëve në Shkodër

26 Qershor, 2026 9:04 am
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë

26 Qershor, 2026 8:51 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve me mesazhet e simpatizantëve: Mos e jep dorëheqjen…

26 Qershor, 2026 8:41 am
Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin
Aktualitet

Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

26 Qershor, 2026 8:21 am
Para
Video Opinion/ “Kush vodhi me ARMO-n?”

Video Opinion/ “Kush vodhi me ARMO-n?”

Anëtarësimi në BE, Vlahutin në zyrën e Metës

Anëtarësimi në BE, Vlahutin në zyrën e Metës

Françeska e ‘Big Brother’ ndahet nga i dashuri biznesmen

Françeska e ‘Big Brother’ ndahet nga i dashuri biznesmen
















TE FUNDIT

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
26 Qershor, 2026

Regjimi islamik i Iranit nisi të paktën katër dronë sulmues me një drejtim kundër anijeve që lundronin nëpër Ngushticën e...

Lexo më shumë

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
26 Qershor, 2026

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Spanjë ka shkaktuar të paktën 327 viktima që nga 21 qershori, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}