Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumentet/Skandali me borxhin e ARMO-s, si e fali Bashkia Mallakastër detyrimin prej 7 milionë dollarësh

2018/02/05 at 11:38 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Dokumentet/Skandali me borxhin e ARMO-s, si e fali Bashkia Mallakastër detyrimin prej 7 milionë dollarësh

Një raport hetimor I mbajtur nga Ministria e Drejtësisë në Dhjetor të vitit 2016, lidhur me kompaninë ARMO ka nxjerrë shkelje skandaloze nga institucione të ndryshme shtetërore të implikuara drejtpërdrejtë në historine e borxheve.


Raporti I është dorëzuar asokohe edhe Prokurorisë, por Gjykata e Fierit e ka mbyllur cështjen.
Ndër të tjera në raport, vihet në dukje skandali i Bashkisë Ballsh, e cila ndonëse kishte të drejtën si kreditor preferencial, ka hequr dorë nga debia e ARMO-s, duke pranuar që kjo pagesë t’I bëhet me këste në bazasë të një marrëveshje. Megjithatë, raporti vë në dukje një tjetër sjellje skandaloze të këtij institucioni, është fakti që kjo marrëveshje nuk përcakton se me cilin subject është lidhur.

Në skandalin e shkeljeve të vënë në dukje nga Ministria e Drejtësisë, vërehet edhe mosveprimi I ZVRPP Mallasktër për vendosjen e barrës hipotekore mbi pasuritë e paluajtshme të kompanisë ARMO.
Ndërkohë një tjetër institucion, që gjithhashtu kishte të drejta preferenciale mbi asetet e kompanisë, nuk kthen asnjë përgjigje duke treguar një neglizhencë totale për të marrë detyrimet që I takojnë nga borxhet që I ka kompania.

 

 

 

Me poshte , nje pjese e raportit te Ministrise se Drejtesise 

·        Konkluzione

Konkluzionet lidhur me hetimin administrativ të procedurës së  tjetërsimit të pasurive të paluajtshme të subjektit “ARMO” sh.a., janë mbështetur në rrethanat e faktit, legjislacionin në fuqi; si  dhe analizën ligjore të veprimtarisë së përmbaruesit gjyqësor privat   dhe ZVRPP Mallakastër gjatë gjithë procesit të tjetërsimit, nga vendosja e sekuestros konservative mbi 54 pasuri të paluajtshme dhe deri tek shitja në ankand e tyre dhe kalimi i pronësisë tek kreditori – “Banka Credins” sh.a.

Konkretisht  konkluzionet e nxjerra  janë si mëposhtë:

  • – Janë konstatuar shkelje nga ZVRPP Mallakastër, të analizuara më sipër.
  • – Rezulton se përmbaruesi gjyqësor ka kryer veprimet ekzekutuese në referim të përmbushjes së detyrimit ndaj kreditorit Banka Credins. Megjithatë, gjatë zhvillimit të procedurës përmbarimorejanë konstatuar parregullsi, të cilat janë analizuar më sipër në raport.
  • – Mungon  njoftimi ngaDrejtoria Rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj  Tiranë drejtuar QKB lidhur me vendosjen e barrës hipotekore për pasuritëe paluajtshme të subjektit “ARMO”sh.a.
  • – Rezulton se ndaj subjektit debitor janë duke u zhvilluar një sërë procedurash përmbarimore,  të cilat do të konkludojnë me tjetërsimin e pasurive, duke sjellë pasoja të tjera financiare lidhur me detyrimet që “ ARMO” sh.a. i ka shtetit si subjekt preferencial në kuptim të K.Pr.Civile.
  • – Lidhur me institucionet e tjera

Në kuadër të analizës së procedurës përmbarimore në tërësi është konstatuar:

(i) Bashkia Ballsh, edhe pse kreditor preferencial, ka hequr dorë nga mundësia për të likuiduar debinë nga “ ARMO” sh.a.  nga shumat e nxjerra nga ankandi, duke lidhur një marrëveshje për likuidim me këste të shumës(marrëveshje e përmendur vetëm si numër dhe datë, pa përcaktuar se me cilin subjekt është lidhur kjo marrëveshje);

(ii) mungesa e reagimit gjatë gjithë fazave të ekzekutimit nga institucionet pjesëmarrëse në këtë procedurë(pavarësisht njoftimeve të kryera dhe faktit që 15 % e aksioneve të  “ARMO” sh.a.  i përkasin shtetit shqiptar).

·        REKOMANDIME

 

  • o Rekomandime të përgjithshme

 

Rregullimi i mëtejshëm  i detajuar i procedurës së ankandit, duke krijuar një sistem elektronik online për paraqitjen e të dhënave lidhur me ankandin(regjistrimi i sendeve, njoftimet, paraqitja e dokumentacionit të pjesëmarrësve,etj.) Nëpërmjet këtij sistemi, tëmundësohet gjithashtu kontrolli i procedurës sëzhvillimit të ankandit  dhe kalimi i pronësisë mbi sendet.

  • – Rregullimii procedurës së administrimit dhe trajtimit të njoftimeve të organeve tatimore ose organeve të tjera shtetërore, nga zyrat e regjistrimit, në rastet kur pronari i një pasurie të paluajtshme ka detyrime ndaj shtetit, si dhe regjistrimin  e akteve të sekuestrimeve në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

 

  • o Rekomandime të posaçme

 

  • – Informimi i Prokurorit të Përgjithshëm, duke i përcjellënjë kopje të raportit për njohje me konkluzionet e  nxjerra nga ky hetim administrativ, për vlerësim nëse mund të ketë vend për fillimin e procedimit penal .

 

  • – Vlerësimin për fillimin e procedimit disiplinor ndaj regjistruesit të ZVRPP, Mallakastër, për mos ushtrim të funksioneve dhe mos përmbushje të detyrave, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.

 

  • – Informimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, në cilësinë e  organit mbikqyrës të veprimtarisë bankare në përputhje me ligjin me ligjin nr.8269 datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar; me sugjerimin për ndërhyrje në veprimtarinë financiare të bankave të nivelit të dytë gjatë procedurave të ekzekutimit  të kredive bankare të siguruara me hipotekë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: ArmoBorxhetraporti i ministrise se drejtesiseshkelje


Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Para
Buxhuku: Vjedhjet dhe dëmet publike në ARMO janë kolosale, qeveria është bashkëpunëtore

Buxhuku: Vjedhjet dhe dëmet publike në ARMO janë kolosale, qeveria është bashkëpunëtore

Shikoni pornografi? Truri juaj mund të ketë probleme

Shikoni pornografi? Truri juaj mund të ketë probleme

Forbes publikon listën e futbollistëve më të pasur, ja kush e kryeson

Ronaldo feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com