Një video ka qarkulluar sot në rrjetet dhe mediat sociale, e po kështu është transmetuar edhe në televizionin News 24, por pa dhënë shume skatësisht se çfarë ka ndodhur.
Në videon që po shiheni më poshtë dhe që është regjistruar gjatë protestës së sotme, shihet një burrë që bërtet në mënyrë jo shumë të qartë dhe një grua që duket se po përpiqet ta qetësojë.
Duket se protestuesit janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.
Pak më herët, një zonjë që me sa dukej ishte mbështetëse socialiste ka reaguar kundër protestës, duke kujtuar 21 janarin, por policia ka ndërhyrë duke e shoqëruar në komisariat, ndërsa më pas e kanë lënë të lirë.