Nezar Seiti, i akuzuar si i përfshirë në trafikun e drogës me bandën e Habiljave, është ekstraduar drejt Italisë. Lajmi për ekstradimin e 40-vjeçarit është konfirmuar nga avokati i tij, ndërsa vendimi ishte marrë më 23 Dhjetor nga Gjykata e Tiranës.
Seiti konsiderohet si një nga njerëzit më të rëndësishëm të grupit të vëllezërve Habilaj. Ai u kap në Babicë të Vlorës me 19 Tetor të vitit të shkuar, gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan afërsisht 4 ton kanabis.