Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sadija në një rrëfim të ndjerë për ditët e vështira pa Dritëroin. Kam pagjumësi të vazhdueshme, jam me të ditë dhe natë

2018/01/21 at 1:53 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Sadija në një rrëfim të ndjerë për ditët e vështira pa Dritëroin. Kam pagjumësi të vazhdueshme, jam me të ditë dhe natë

Nga Eni Vasili


Kjo intervistë është pjesë e një cikli intervistash syresh të cilat mëtojnë të sjellin para lexuesve profilet e disa prej zonjave të cilat në një mënyrë apo një tjetër e kanë shënuar fatin e qytetit. Një prej tyre është zonja Sadije Agolli, bashkeshorte e Dritëroit. Më ka magjepsur gjithmonë kjo bashkjetesë simbiotike e tyre duke me bërë kurioze për cka e ushqen . Të mirë, të mencur, të ngjashëm, thuajse të bërë një, kështu i kam perceptuar sa herë i kam takuar të dy gjatë vizitave në shtëpinë e hapur për të gjithë.

“Pengu më i madh që kam është që nuk isha aty t’i mbyllja sytë “- më thotë ajo ndërsa pimë kafenë në të njëjtin divan të shtëpisë ku Dritëroin e kam intervistuar kaq herë.“ Mendoj se i ka hequr vetë tubat e oksigjenit, është lodhur dhe e ka bërë kur nuk ndodhesha aty pasi e dinte që nuk do ta lejoja. Besoj që ka dashur vetë të ikë.“

Me këtë rrëfim për dhimbjen që nuk ishte aty në momentin e fundëm  të njeriut që i dedikoi jetën Sadije Agolli më rrëfeu gjithashtu sekretin një dashurie që zgjati gati 55 vjet, sekret që e gjeni në këtë intervistë.

Më duhet të falenderoj në mënyrë të vecantë zonjën Agolli që pranoi insistimin tim për këtë intervistë me shumë bujari dhe dashamirësi  në një moment shumë të vështirë për të dhë familjen e saj. Ne vigjilje të një vjetorit të humbjes së Dritëroit ky bashkëpisedim është një dëshmi për jetën e tij si njeri dhe shkrimtar, si baba e si shok, por jo vetëm kaq.  Është një dëshmi për një  dashuri të rrallë , ashtu sic e duam  të gjithë.

PJESE NGA INTERVISTA

Znj.Sadije dua të nis këtë bashkëbisedim me ju në rradhë të parë duke pyetur për shëndetin tuaj, a jeni e fortë…ka diçka që ju mundon…?

Më vjen mirë që  këtë bashkëbisedim në letër ta bëj me një gazetare, të cilën e vlerësoj, se hyn në rradhën e gazetareve që kanë krijuar emrin e tyre dhe nuk ngatërrohet me emra të tjerë, qofshin gra dhe vajza, qofshin burra. Sigurisht, këtë bashkëbisedim e kam shumë zor ta bëj në mënyrë të natyrshme me zë, por zgjodha letrën e bardhë, se e kam më të lehtë të kuvendoj nëpërmjet saj.

Unë kam dhënë shumë pak intervista, sidomos të bëj bashkëbisedime për temat intime të jetës bashkëshortore. Kështu ndodh kur jeton me një figurë të njohur dhe je gjithnjë në hije. Kjo është normale, pasi epiqendra ishte Dritëroi. Pastaj për të dhënë intervista e kam shumë të vështirë, në këto kohë kur po punoj dhe po përjetoj një dhimbje shumë, shumë të madhe e pas një bashkëjetese të gjatë 53-54 vjeçare, bashkëjetesë të plotë, kur plaga nuk mbyllet asnjëherë. Ajo ngacmohet vazhdimisht nga kujtimet, nga mbresat, nga veprat që ka shkruar, nga dosjet e stivosura, nga blloqet e shënimeve, nga albumet e shumta me fotografi, nga telefonatat e shokëve, miqve të shumtë, të njohur e të panjohur, nga sendet e shumëllojta, duke filluar nga stilografët, stilolapsat dhe duke përfunduar me çakmakët, gotat, bastunët, që i dhuruan miqtë, kur Dritëroit iu thye këmba.

Orë për orë me Atë, ditën dhe natën, prandaj kam pagjumësi të vazhdueshme, pasi në çdo moment e ndjej parnë meje. Edhe në varreza kam shkuar më rrallë, se nuk e pranoj vdekjen e tij, më duket se e lë vetëm në shtëpi dhe do të më kërkojë. Ende jam si në jerm dhe vetëm e shkruara më bën më të vetëdijshme, shkarkoj llogjikoj, arsyetoj. Në të shkruarën gjej fjalët të komunikoj, pasi dhe fëmijët nuk dua t’i mërzis vazhdimisht me dhimbjen time. Janë 53 vjet, mbi gjysëm shekulli që kemi qenë gjithnjë me njëri-tjetrin, kemi biseduar, kemi qeshur, kemi qarë.

Po bëhet viti nga humbja e Dritëroit… si ju janë dukur këto  muaj… ?

Unë jetoj ditë për ditë dhe orë për orë me Dritëroin, ditën dhe natën, prandaj kam dhe pagjumësi të vazhdueshme, pasi në çdo moment e ndjej se është pranë meje. Edhe në varreza kam shkuar më rrallë, se më duket sikur e le vetëm në shtëpi dhe do të më kërkojë. Janë 53 vjet, mbi gjysëm shekulli që kemi qenë gjithnjë me njëri-tjetrin, kemi biseduar, kemi qeshur, jemi përlotur, jemi grindur, jemi përkëdhelur, kemi diskutuar e debatuar…

 Prej më shumë se 52 vitesh, ju dhe Dritëroi keni ndarë jetën, keni ndarë çdo ditë të jetës tuaj… çdo të thotë sot, ta kalosh ditën pa Dritëroin…

Kuptohet, është një jetë e tërë dhe më duket se më mungon një pjesë e trupit dhe e trurit. Kanë kaluar 11 muaj dhe unë nuk po arrij të mësohem, të ambjentohem me këtë realitet, që është krejt i ri për mua. Kjo është gjendja ime e tanishme dhe shëndeti varet nga kjo. Mua më mungon gjithçka, por ndjej përgjegjësi më të madhe, pasi duhet të realizoj në libra, ato dorëshkrime që nuk arriti t’i plotësojë dhe t’i shihte të botuar. Unë jam shtylla ku duhet të mbahet shtëpia e Dritëroit me vlerat  që ka lënë. Janë fëmijët, nipërit dhe mbesat, janë miqtë, që do të më ndihmojnë për të realizuar ëndrrën e kësaj jete, që më ka mbetur, me aq sa kam mundësi, fizike dhe shpirtërore

Dritëroi, megjithëse ka shkruar në poezi, në prozë, në drama, në publicistikë, për pleqërinë, nuk i pëlqente ta quanin plak. Ai përdorte më shumë fjalët, i moshuar dhe e moshuar, pasi siç thoshte Ai: “plak apo plakë” quhesh kur ke humbur mendjen dhe nuk bën asgjë. Derisa unë vazhdoj të lëviz, të bëj dhe të kryej punët e mija, derisa kam interes të lexoj, të shkruaj, të jap mendime, të ndjek ngjarjet letraro-artistike, politike dhe shoqërore nëpërmjet kanaleve televizive, domethënë që e jetoj jetën plotësisht. – më përsëriste shpesh.

Këtë parim ndjek edhe unë tani. Sigurisht, lëvizjet dhe hapat që hedh tani, janë më të javashme. Edhe dashurinë dhe dhembshurinë për njerëzit që dua, i shpreh më shumë dhe më shpesh. Dhe në përgjithësi, fal gabimet apo justifikoj të metat, që vë re tek të tjerët. Nuk bëhem hatërlie, siç i themi ne në Shkodër, siç bëhesha kur isha më e re dhe me Dritëroin pranë.

Ju më pyesni si e kaloni ditën pa Dritëroin. Po përpiqem të përshtatem me këtë mënyrë jetese të re, kur më mungon gjëja kryesore: dashuria, dhëmbshuria, fjala, zëri i tij, që më kanë shoqëruar për 53 vjet me radhë. Kjo është gjëja më e vështirë për të gjithë ata që humbasin njeriun më të çmuar, jo vetëm duke u nisur nga numri i viteve të kaluara së bashku, por edhe nga kujtimet dhe deri tek elementet më të vogla, që mbushin jetën tonë nga lindja deri sa mbyllim sytë.

Unë Dritëroin e kam pranë në çdo orë të ditës dhe të natës, pasi ditë-nata më janë bërë njëlloj, nuk vë re dallim mes tyre,  edhe nga që rri gjithnjë me dritë të ndezur. Atë e kam para syve, me kokën e bukur dhe të hijshme, të vendosur në mes të jastëkut, trupin e drejtuar në dyshek, sytë e mbyllur si në gjumë. “S’duhej t’ia prish gjumin,” – flas me vete dhe lotët më rrjedhin si nga një burim i vogël.

Lexoj poezitë, aforizmat, letërkëmbimin 1964-65, shkruaj dhe lus Zotin të m’i forcojë gishtërinjtë, që deri sa kam mendjen, të kem dhe forcë fizike për të përballuar këtë realitet të ri. Ai fjeti dhe do të zgjohet kur të shkoj pranë tij dhe të përqafohemi në tokën mëmë që na bashkon.

Në këto muaj e kam pasur trurin gjithnjë të kurdisur, siç thoshte Dritëroi, dhe nuk kam fjetur ditë, natë. Edhe ilaçet e gjumit nuk më bënin efekt, por më jepnin vetëm turbullirë, prandaj nuk i përdora. Më dilte përpara vetëm Dritëroi dhe jeta me të, shfletoja dorëshkrimet, albume fotografish, libra dhe pyesja veten: Ç’do të bënte Dritëroi po ta lija vetëm?  Ai në moshën e tretë kishte vështirësi në ecje, sidomos kur theu këmbën, prandaj u mbyllëm katër vjet në shtëpi. Por Ai e mbushte ditën dhe natën me punë, e çkurdiste trurin, kur donte të flinte duke zbatuar çdo këshillë mjekësore. Bëhej fëmija më i bindur, ndërsa lapsin dhe letrën nuk i ndau kurrë. Për këtë arsye dhe unë këto muaj kam shkruar, pasi shkarkoj ato që ndjej.

Hapur.al

Etiketa: driterointervisteSadije


Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Vdekja e çiftit miliarder, ja çfarë kanë zbuluar dedektivët privatë

Vdekja e çiftit miliarder, ja çfarë kanë zbuluar dedektivët privatë

Nënë e bir u karbonizuan në banesë, kunata e viktimës shoqërohet në polici

Nënë e bir u karbonizuan në banesë, kunata e viktimës shoqërohet në polici

Basha fton pogradecarët në protestë: Rama në aleancë me krimin nuk jep llogari te qytetarët
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}