Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

2025/06/12 at 6:30 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

Sfida e kthimit Serbi-Shqipëri do të luhet në Beograd dhe jo në Leskovac, siç ishte përfolur më herët se mund të ndodhte, me qëllimin për të shmangur tensionet e derbit ballkanas.

Vendimin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Serbisë, e cila përmes rrjeteve sociale se ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës kundër Anglisë më 9 shtator dhe Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd.

Ndërkohë ndeshja e raundit të fundit kundër Letonisë do të luhet në stadiumin “Dubočica”, në Leskovac.

“Pas një analize të hollësishme, e cila, përveç aspektit sportiv, segmentit organizativ dhe të sigurisë, përfshinte edhe konsultime me UEFA, u arrit në përfundimin se stadiumi “Rajko Mitić”, si objekti më i madh i futbollit në vend, do t’i ofrojë ekipit tonë kombëtar kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve me rëndësi të lartë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se më 14 tetor 2014 ndeshja Serbi-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2016, u luajt në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Ndeshja u ndërpre pas hedhjes së flakadanëve dhe objekteve të tjera në fushë nga ana e tifozëve serbë. Në atë moment, në stadium u fut droni i famshëm që mbante flamurin me simbole patriotike shqiptare, me dy fotografi të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit,  dhe hartën e Shqipërisë etnike me mbishkrimin “Autochthonous”.

Më tej në njoftim Federata e Serbisë kërkon mbështetje masive për kombëtaren.

“Ju ftojmë të mbushni tribunat e stadiumit tonë më të madh dhe të ndihmoni “Shqiponjat” në ndeshjet kyçe për t’u kualifikuar për Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada në vitin 2026. Shpresojmë sinqerisht që në stadiumin “Dubočica” në Leskovac, ku trajneri Stojkoviq dhe lojtarët e tij ndihen si në shtëpi, të gjithë do të kemi shumë arsye për gëzim dhe kënaqësi pas ndeshjes kundër Letonisë, e cila është planifikuar për 16 nëntor”, theksohet në njoftimin e Federatës së Serbisë.

Kombëtarja e Serbisë ka luajtur tashmë dy ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës dhe kanë katër pikë. Në ndeshjen hapëse të kësaj fushate kualifikuese ata morën një pikë në Tiranë, ku barazuan 0:0 kundër Shqipërisë, dhe më pas mposhtën Andorrën me rezultatin 3:0 në Leskovc.

Zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

Ju sugjerojmë

Zyrtare, De Bruyne bëhet lojtar i Napolit
Sport

Zyrtare, De Bruyne bëhet lojtar i Napolit

12 Qershor, 2025 6:27 pm
Model amerikan për sigurinë në det,formula e Auron Tares për përdorimin e jet ski-ve
Aktualitet

Model amerikan për sigurinë në det,formula e Auron Tares për përdorimin e jet ski-ve

12 Qershor, 2025 6:23 pm
Shkupi: Do të riatdhesojmë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja
Rajoni

Shkupi: Do të riatdhesojmë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja

12 Qershor, 2025 6:08 pm
Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025
Aktualitet

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025

12 Qershor, 2025 5:45 pm
Rrëzimi i avionit në Indi me 200 viktima, një pasagjer britanik mes të mbijetuarve
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi me 200 viktima, një pasagjer britanik mes të mbijetuarve

12 Qershor, 2025 5:36 pm
Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë
Bota

Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë

12 Qershor, 2025 5:17 pm
Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore
Bota

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore

12 Qershor, 2025 4:51 pm
BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme
Aktualitet

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

12 Qershor, 2025 4:41 pm
Presidenti Begaj pret në takim amabasadorët: Përdoreni diplomacinë me epërsinë që ju takon
Kryesore

Aksidenti ajror në Indi, Presidenti Begaj: Në solidaritet me të gjithë të prekurit

12 Qershor, 2025 4:36 pm
Bashkia cakton plazhet publike në Durrës
Aktualitet

Bashkia cakton plazhet publike në Durrës

12 Qershor, 2025 4:10 pm

TE FUNDIT

Zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

Zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri
12 Qershor, 2025

Sfida e kthimit Serbi-Shqipëri do të luhet në Beograd dhe jo në Leskovac, siç ishte përfolur më herët se mund...

Lexo më shumë

Zyrtare, De Bruyne bëhet lojtar i Napolit

Zyrtare, De Bruyne bëhet lojtar i Napolit
12 Qershor, 2025

Kevin De Bruyne është zyrtarisht lojtar i Napolit. Mesfushori i Belgjikës ka firmosur kontratë për dy vite me opsion rinovimi...

Lexo më shumë

Model amerikan për sigurinë në det,formula e Auron Tares për përdorimin e jet ski-ve

Model amerikan për sigurinë në det,formula e Auron Tares për përdorimin e jet ski-ve
12 Qershor, 2025

Në një lidhje direkte për Klan News me moderatorin Drini Zeqo, studiuesi Auron Tare solli si shembull mënyrën sesi është...

Lexo më shumë

Shkupi: Do të riatdhesojmë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja

Shkupi: Do të riatdhesojmë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja
12 Qershor, 2025

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar kërkesën e administratës të presidentit amerikan, Donald Trump, për të pranuar shtetasit maqedonas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com