Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokurori amerikan në Shqipëri: Vetingu bëhet për 4-5 vite, do “kapin” gjyqtarët e prokurorët që bëjnë jetë luksoze

2018/01/17 at 12:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Prokurori amerikan në Shqipëri: Vetingu bëhet për 4-5 vite, do “kapin” gjyqtarët e prokurorët që bëjnë jetë luksoze

John Leonardo është i vetmi amerikan mes 8 këshilltarëve të huaj që janë atashuar në Shqipëri për vetingun e gjyqtarëve e prokurorëve.  Ai është 71 vjeç dhe ka shërbyer për 19 vjet si gjyqtar i Gjykatës së Lartë në Pima të Arizonës, në SHBA. Në vitin 2012 mori detyrën e prokurorit të SHBA për Arizonën dhe punoi si prokuror i lartë federal për 5 vite.

Gjatë ndërrimit të presidencës amerikane vitin e kaluar, Leonardo u tërhoq nga detyra dhe doli në pension. Ai tashmë gjendet në Tiranë, në zyrat e institucioneve të reja të drejtësisë shqiptare.

Në një intervistë për portalin amerikan “Tucson.com” shprehet se “Ekzistojnë pritshmëri shumë të larta këtu se shumë gjyqtarë dhe prokurorë do të humbasin vendet e punës”.

Cili është problemi me sistemin gjyqësor në Shqipëri?

John Leonardo: Ekziston korrupsion i shfrenuar në shumë fusha, në polici, prokurori, gjyqësor. Ballkani në përgjithësi e ka këtë problem.

Si do të funksionojë procesi?

John Leonardo: Shqiptarët ndryshuan Kushtetutën vitin e kaluar në mënyrë që gjithë gjyqtarët dhe prokurorët t’i nënshtrohen procesit të vetingut për të mbajtur vendin e punës. Nga ligji i ri u krijuar një komision verifikimi i përbërë nga 12 juristë shqiptarë të zgjedhur nga Parlamenti, të ndarë në komisione me nga tre persona dhe që do të hetojnë për çdo gjyqtar dhe prokuror pasuritë e pajustifikueshme të tyre, shoqërimin me kontigjentë kriminalë dhe aftësitë profesionale.

Cili është roli juaj si vëzhgues ndërkombëtar?

John Leonardo: Ne jemi 8 persona. Të gjithë kemi të paktën 15 vite pune si gjyqtarë dhe prokurorë nëpër vendet tona. Është grup me shumë përvojë. Ne këshillojmë organet e vetingut për çështjet ligjore dhe hetimore.

Nga cilat vende janë këshilltarët e tjerë ndërkombëtarë?

John Leonardo: Dy janë nga Holanda, një nga Italia, Belgjika, Kroacia, Suedia dhe Bullgaria.

Si e keni zgjidhur problemin e gjuhës, pasi ju nuk flisni shqip?

John Leonardo: Kemi një staf përkthyesish. Gjuha zyrtare e këtij procesi është shqipja dhe anglishtja. Fatmirësisht për mua, unë jam i vetmi që anglishtja është gjuha e shtetit tim. Kështu që rishikoj dokumentet zyrtare përpara se të publikohen apo përdoren.

Sa do të zgjasë akoma ky proces?

John Leonardo: Dëgjesat e para me prokurorë dhe gjyqtarë pritet të bëhen në fund të Shkurtit. Supozohet se i gjithë ky proces do të zgjasë 4-5 vjet. Është e vështirë të imagjinohet se si do të jetë kur të fillojnë dëgjesat, pasi do të jetë shumë proces intensiv. Dhomat e dëgjimit janë shumë të vogla, të përshtatura për gjashtë ose shtatë persona.

Çfarë problemesh po shikoni deri tani?

John Leonardo: Nga ajo që shikojmë përgjithësisht në hetimet tona janë gjyqtarët që marrin ryshfet për të hequr akuzat ndaj të tjerëve, lirojnë ta pandehurit që duhet të ekstradohen, shikojmë gjyqtarë që kanë pasuri 5 apo 6 herë më të madhe se sa rroga që fitojnë. Gjyqtarët në këtë vend për 10 vitet e fundit apo më shumë kanë bërë deklarata pasurie të aseteve të tyre, por ne shikojmë se ata pretendojnë që jetojnë në vende modeste, kur në fakt jetojnë vende shumë më luksoze.

Ju kanë mbështetur në punën tuaj?

John Leonardo: Ambasadori amerikan këtu është një përkrahës i madh i këtij procesi. Shqiptarët kanë shumë lidhje me ne dhe besojnë tek ne. Ambasadori Donald Lu tha gjatë një takimi me gjyqtarët që nëse ata kanë në dorë një orë më të shtrenjtë se sa një makinë normale, ndoshta ata nuk do të jenë në detyrë vitin tjetër.

Ju sugjerojmë

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Para
Romela Begaj me doping, bashkëshorti: Do ikim, do të zhdukemi, nëse e humbim këtë kauzë

Romela Begaj me doping, bashkëshorti: Do ikim, do të zhdukemi, nëse e humbim këtë kauzë

Reagon për herë të parë UEFA për garën mes Armand Dukës dhe Bashkim Finos

Reagon për herë të parë UEFA për garën mes Armand Dukës dhe Bashkim Finos

E fundit/ Zbardhet paketa fiksale: Të gjitha taksat që rriten në 2018

Ahmetaj pranon falimentimin e ARMO-s: Naftëtarët zyrtarisht pa punë

TE FUNDIT

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
7 Qershor, 2025

“Bovilla është e njohur si destinacion turistik, por e panjohur për një potencial të madh arkeologjik që ajo mbart. Objektet...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
7 Qershor, 2025

Ndonëse duhen edhe disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët. Të shumtë...

Lexo më shumë

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
7 Qershor, 2025

Ashtu si të gjithë tifozët, edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, e kanë përfshirë emocionet, në prag...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com