Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia/ Dënohet profesori i matematikës, i çonte në fcb mesazhe erotike nxënëses

2018/01/14 at 12:30 PM
në Kronikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestohet 22 vjeçari, tentoi të vrasë me armë zjarri të riun

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vjet burgim mësuesin e matematikës të shkollës 9-vjeçare të Kasharit, Hasan Martani, i cili u arrestua në maj të vitit të kaluar, pasi kishte ngacmuar një nga nxënëset e tij të mitura.


Ngjarja në atë kohë bëri bujë, ndërsa si provë shërbyen komunikimet në “Facebook” mes mësuesit të matematikës dhe nxënëses së mitur. Edhe pse ka kërkuar pafajësi në sallën e gjyqit, Gjykata e ka dënuar përfundimisht me 3 vjet burg, nga të cilat ai do të kryejë 2, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Sipas vendimit të Gjykatës, mësuesi Martani kishte që në janar 2017, që kishte nisur të ngacmonte vajzën e mitur.

Por vetëm në muajin maj, ajo u ka treguar prindërve dhe më pas është bërë kallëzimi në Polici. Martani është proceduar në “arrest shtëpiak”, për shkak të problemeve me shëndetin. Martani, madje, kishte njohje familjare me prindërit e vajzës së mitur, të cilët fillimisht kanë qenë skeptik për denoncimin, por më pas janë bindur kur kanë komunikuar me të përmes llogarisë në “Facebook” të vajzës. Kjo e fundit ka kaluar momente shumë të vështira gjatë gjithë kohës që ngacmohej nga mësuesi i saj kujdestar.

DËSHMIA E VAJZËS

Dëshmia e së miturës ka qenë përcaktuese në këtë proces. E marrë në pyetje në prani të psikologëve, vajza ka shpjeguar se ndihej e shqetësuar dhe e trembur nga veprimet e mësuesit që në janar të vitit 2017. Ajo ka shpjeguar se të pandehurin e ka pasur mësues kujdestar dhe se ai i shkruante shpesh në “Facebook”.

Vajza ka treguar se mësuesi fillimisht, i ka kërkuar një fotografi të sajën me pretendimin se do të bënte një shkrim për nxënësit e dalluar. Edhe pse vajza ia dërgoi foton përmes “Facebook”, shkrimi nuk u bë kurrë. Më tej, mësuesi Martani i dërgonte teste të matematikës së miturës, me qëllim për ta joshur. Kulmi ka arritur pas orëve të mësimit, kur mësuesi i ka kërkuar vajzës të qëndrojë në kabinetin e informatikës në shkollë dhe më pas, e ka puthur me forcë. Më tej, ai ka shkruar në “Facebook” të miturës, duke i kërkuar që të fshinte SMS-të që këmbenin dhe të mos u tregonte prindërve.

Mësuesi arriti deri aty sa ta shantazhonte vajzën e mitur që të mos tregonte për ngjarjet, duke i vënë nota të ulëta në mësim. E ndodhur në gjendje të rëndë, vajza e mitur vendosi që t’i tregojë nënës së saj për gjithçka që kishte ndodhur me më suesin. Nëna ka marrë situatën në dorë, duke vazhduar komunikimet me mësuesin përmes llogarisë në “Facebook” të vajzës, duke grumbulluar më shumë prova dhe më pas, ka bërë kallëzimin në Polici.

Në deklarimet e dhëna në fazën e hetimeve, Hasan Martani ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës, duke mospranuar asnjë deklarim të së miturës për veprime të natyrës seksuale. Të njëjtin qëndrim ai ka mbajtur edhe në Gjykatë, duke kërkuar vetëm pafajësi para trupit gjykues. I pandehuri ka deklaruar se vuante nga ishemia e zemrës dhe për këtë arsye, i rrezikohej jeta në paraburgim. Kjo u vërtetua edhe nga ekspertimi mjeko-ligjor. Megjithatë, në përfundim, ai u dënua me burg dhe dënimin e vuan në një burg të sigurisë së ulët.

Etiketa: Hasan MartaniShkolla Kashar


Ju sugjerojmë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
Kronikë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

5 Qershor, 2025 6:46 pm
“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
Kronikë

“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt

5 Qershor, 2025 2:03 pm
Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…
Kronikë

Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…

4 Qershor, 2025 1:20 pm
Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC

4 Qershor, 2025 12:28 pm
Magazina ku falsifikoheshin stampat e veshjeve, arrestohen dy administratorët
Kronikë

Magazina ku falsifikoheshin stampat e veshjeve, arrestohen dy administratorët

4 Qershor, 2025 11:11 am
Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë
Kronikë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë

4 Qershor, 2025 9:40 am
Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona
Kronikë

Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona

4 Qershor, 2025 9:31 am
Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati
Kronikë

Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

4 Qershor, 2025 9:16 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat, arrestohen disa persona

4 Qershor, 2025 8:32 am
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Aksident i trefishtë, plagosen dy persona në Elbasan

3 Qershor, 2025 5:55 pm
Para
”Isha në një krizë ekzistenciale”, Lori Hoxha flet për pjesëmarrjen në ‘Dancing with the Stars’

''Isha në një krizë ekzistenciale'', Lori Hoxha flet për pjesëmarrjen në ‘Dancing with the Stars’

Përvojë seksuale me një nga femrat e showbizit shqiptar; Sara Kapo ka një emër

Përvojë seksuale me një nga femrat e showbizit shqiptar; Sara Kapo ka një emër

“Dua të vdes me qenin tim, kjo botë false ma shpif. Do ta lë pa keqardhje këtë botë, të verbuar nga paraja”, shpërthen aktori legjendar

“Dua të vdes me qenin tim, kjo botë false ma shpif. Do ta lë pa keqardhje këtë botë, të verbuar nga paraja”, shpërthen aktori legjendar
















TE FUNDIT

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com