Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taulant Balla sulmon ashpër Avokaten e Popullit: U zgjodhe për të mbrojtur interesat e vjehrrit të Lulzim Bashës

2018/01/13 at 2:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Çudit Balla: Berisha, lideri më i rëndësishëm në këto 25 vjet

Shqipëria humbi gjyqin në Strasburg ndaj pronarëve të kompleksit “Jon” që u shemb me tritol në bregdetin e Vlorës. Fatura financiare është plot 13 milionë euro që shteti shqiptar duhet të dëmshpërblejë banorët dhe ndërtuesit. Ndërsa Shqipëria po humb njëri pas tjetrit gjyqet në Strasburg, kryetari i grupit socialist, Taulant Balla nis sulmin agresiv ndaj Avokates së Popullit, Erinda Balanca. Sipas tij, ajo ka punuar kundër interesave të vendit, edhe pse u votua në parlament me votat e PS dhe PD në bazë të marrëveshjes së 18 majit.


Po kështu Balla, thotë se Lulzim Basha që propozoi Erinda Balancën për Avokate të Popullit punon për interesat e tij dhe të familjes dhe për këtë ka përdorur nje instutcion të rëndësishëm.

Lexojeni të plotë statusin e Ballës në facebook

Më 22 Maj 2017 shumë shqiptarë ishin me sy e veshë tek Kuvendi i Shqipërisë, teksa votoheshin pikat e Marrëveshjes që nxorri Partinë Demokratike nga çadra dhe e futi në Zgjedhje. Si një ndër dëshmitarët e asaj seance plenare, ndër të tjera më 22 Maj votuam edhe për Avokatin e Popullit zonjën Erinda Ballanca, e cila pas votimit duhej të bënte edhe betimin për detyrën e rëndësishme si avokate e interesave të popullit shqiptar.

Zgjedhja e zonjës Ballanca si Avokate e Popullit ishte një ndër kushtet e Lulzim Bashës për të dalë nga çadra dhe për të hyrë në zgjedhje.
Ne u detyruam t’ia pranonim Lulzim Bashës edhe këtë kusht. Por zonja Avokate e Popullit e propozuar nga
Lulzim Basha, për habinë tonë, edhe pse u votua nuk e bëri betimin atë natë, sikurse e përcaktonte procedura. E bëri pas dy muajve.

Vetëm sot e kuptova se arsyeja pse zonja Ballanca nuk e bëri betimin, lidhet me faktin se ajo ishte nisur për në Strasburg për të përfaqësuar si trupë mbrojtëse VJERRIN e Lulzim Bashës (dhe veten) kundër Shqipërisë, në ditën pasardhëse.

Pra, më 23 Maj 2017 në Strasburg, në Gjykatë (GJEDNJ), gjendeshin përballë Avokatja e Shtetit në mbrojtje të Shqipërisë kundër Avokates së Popullit (të zgjedhur) në mbrojtje të interesave të Lulzim Bashës.
Pra, Lulzim Basha praktikisht ka përdorur një institucion shtetëror shqiptar për interesa të vetat, duke e shndërruar atë institucion në një mjet shpërblimi dhe shpërdorimi.

Ironia e madhe, në gjithë këtë turp të Lulzim Bashës, është edhe fakti se demokratët e ndershëm protestues për 3 muaj me radhë në çadër, natën e 18 Majit u njoftuan nga ana e Lulzim Bashës se kishin “fituar” edhe institucionin “e rëndësishëm” të Avokatit të Popullit. Por që Lulzimi nuk e kishte “marrë” për demokratët, e kishte marrë për avokaten e pallatit të Vjerrit.

Për kujtesë, Lulzim Basha mori nga Marrëveshja e 18 Majit ndër të tjera edhe Ministrinë e Drejtësisë, ministria përgjegjëse për përfaqësimin e Shqipërisë në Gjykatën në fjalë, por edhe Ministrinë e Financave e cila bën pagesat në zbatim të vendimeve në fjalë. “Qerratai” Lulzim ndoshta ka shpresuar se mos vendimi jepej ato ditë dhe qëndrimi i ministrave të tij deri në mes të Shtatorit, në thyerje të Marrëveshjes, të bind se halli i Lulit paskan qenë vetëm lekët e pallatit të Vjerrit.
Pyetja që do t’i shtroja sot demokratëve është:

Mirë, o miq demokratë, për 3 muaj në çadër protestuat për të bërë Avokate të Popullit avokaten e pallatit të Vjerrit të Lulit, po më 27 Janar për çfarë ju ka kërkuar Luli të dilni në protestë?
Ndërsa ju, o miq demokratë protestues, duhet t’i bëni Lulit pyetjen: Ku i gjeti i Vjerri i Lulit milionat që investoi në atë pallat? Sepse edhe “vetting”-u i parave të Vjerrit do bëhet.

Që pallati u ndërtua mbi det, që shkëmbi në breg u bë truall, e të tjera e të tjera faje penale si këto, kjo është një dosje që nuk është mbyllur, ajo është e hapur.
Sot meraku i Lulit është kur do t’i tërheqë Vjerri lekët e pallatit. Shikojini mirë tabelat e protestuesve më 27 Janar pranë jush. Ndonjëri prej tyre mund të ketë marrë nga kunati edhe tabelën: DUAM LEKËT E VJERRIT!

E kur bëhet fjalë për një protestë të tillë, një protestë për para, Saliu, LSI-a, Fatmir Mediu&co nuk mund të mungojnë.

Etiketa: avokati i populliterinda balancapallati i vjehrrit te bashessulmtaulant balla


Ju sugjerojmë

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

25 Qershor, 2026 2:32 pm
Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE
Aktualitet

Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE

25 Qershor, 2026 2:22 pm
Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti
Politikë

Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti

25 Qershor, 2026 12:43 pm
Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?
Politikë

Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?

25 Qershor, 2026 12:01 pm
Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën
Politikë

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën

25 Qershor, 2026 11:57 am
Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian
Aktualitet

Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian

25 Qershor, 2026 11:37 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, nis hetimi

25 Qershor, 2026 11:14 am
Para
Vasili: Rama shkriu ministrinë ku investoi mbi 100 milionë euro

Vasili: Çfarë është ky përbindësh, do t’ju rrëmbejë edhe futbollin shqiptarëve

Prindër, qëndroni afër fëmijëve tuaj para se të kthehen në “sallator”

Prindër, qëndroni afër fëmijëve tuaj para se të kthehen në “sallator”

Berisha: Akt terrorist në Shkodër! Goditi banda e partisë

Berisha: Akt terrorist në Shkodër! Goditi banda e partisë
















TE FUNDIT

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
25 Qershor, 2026

Ka nisur në kryeqytet dita e 26-të e protestës qytetare. Protestuesit kanë nisur grumbullimin e zakonshëm në sheshin ‘Skënderbej’, për...

Lexo më shumë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
25 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka njoftuar procedimin penal të 11 protestuesve, pasi në dy ditët e fundit të protestës, sipas bluve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}