Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Berisha e ka mirë dhe Basha e ka gabim

2017/12/28 at 8:48 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Andi Bushati i përgjigjet Aleksandër Frangajt!

Nga Andi Bushati


Lulzim Bashës nuk i kanë mbetur shumë rrugëzgjidhje në qorsokakun ku është futur. Megjithëse po sillet sikur ka në duar disa opsione për të ndërmarrë betejën radikale që ka shpallur për fillimin e vitit të ardhshëm, ai është i dënuar të ndjekë vetëm një linjë, atë të vetë sakrifikimit.

Nga tre skenarët që kreu i PD-së i ka shpalosur popullit demokrat, as ai i betejës desktruktive në parlament dhe ai ai i bojkotit të përkohshëm, nuk do të kenë efekt. Të dyja këto variante të bejejës radikale PD i ka përdorur edhe gjatë mandatit të parë të Edi Ramës dhe në fund pati rrezultatin që dihet. Përballë këtij pushteti që ka bërë për vete të gjithë oligarkët, që po ndan me ta edhe pasuritë e fundit që i kanë mbetur vendit, që sipas përgjimeve ndërkombëtare ruan lidhje të nëndheshme me të gjithë eksponentët e botës së krimit dhe që së fundi ka kapur mbi 90% të mediave tradicionale, aq sa xhaxhi Edi dhe lali Eri na jënë bërë si njerëz të shtëpisë, PD ka pak alternativa. Ajo nuk e ka luksin të ndërmarë asnjë aksion që është më pak sesa pretendimet e çadrës.

Nëse në pranverën e vitit të shkuar Basha vlerësonte se gjendja ishte aq alarmante sa PD-ja mund të mos hynte në zgjedhje, sot që sipas fjalëve të tij, vjedhja e votës është provuar, lidhja e Rilindjes me drogën është çertifikuar, e përpos tyre Edi Rama ka rrëmbyer edhe ShISH-in dhe prokurorinë, përse PD-ja do t’i hynte një aksioni që parasheh më pak sesa asgjesimin e fasadës së një parlamenti pluralist?

Pikërisht për këtë arsye nga tre vesionet e radikalizimit të aksonit politik që ka shpallur lideri demokrat, më i arsyeshmi, më logjiku dhe ndoshta më efikasi është ai i propozuar nga Sali Berisha: djegja e mandateve të opozitës dhe braktisja e Ramës në parlamentin një ngjyrësh ku ai gjithësesi bën çfarë do që t’i duhet.

Kjo rrugë do të kishte disa avantazhe.

Së pari ajo do të griste fasadën e një vendi normal ku, megjithëse me vështirësi, demokracia funksionon.  Një regjim pa opozitë, një klikë kleptokratësh pa alternativë do të jepnin pamjen reale të një vendi, ku politikanët e dyshuar mbrohen me votat e shumicës, ku kryeprokurori zgjidhet duke deformuar kushtetutën, ku projekti 1 miliard eurosh shërben për të grabitur shumicën në emër të një grushti klientësh të pushtetit, ku boom-i ri i betonizimit (300 milionë Euro parashikohet sipas buxhetit të bashkisë të investohen këtë vit në Tiranë) do të financohet nga paraja e zezë dhe fare pak nga bankat.

Së dyti, një parlament një ngjyrësh do të tërhiqte edhe vëmendjen reale të ndërkombëtarëve ndaj Shqipërisë. Fatet e demokracisë të këtueshme nuk do të mbeteshin vetëm peng i raporteve dhe mesazheve që i paraqesin qendrave të tyre disa qahallarë të korruptuar. Aksioni i para një viti i çadrës tregoi se interesimi ndërkombëtar për Shqipërinë e tejkaloi ku e ku nivelin e ambasadorëve. Të dërguarit që erdhën nga Europa dhe nga përtej Atalantikut i njohën shumë mëkate qeverisë dhe i bënë shumë koncesione opozitës të cilat do të kishin qenë të paimagjinueshme për mendjen e diplomatëve lokalë. Prandaj një krizë e parlamentit do të ishte vitrinë më e mirë për krizën reale të vendit.

Së treti djegja e mandateve dhe braktisja e kuvendit do të shërbente sadopak për të arrnuar besueshmërinë e leckosur të Bashës. Nëse një vit më parë ai e përdori vetmohimin e militantëve në çadër dhe mirëbesimin e personazheve publike që e mbështetën atë, për të bërë një pazar okult me Ramën, tani është ai që duhet të kthejë reston. Tani është ai dhe grupi i deputetëve që e mbështet që kanë radhën të vetësakrifikohen, për të rifituar besimin që një vit më parë e morën gratis. Edhe për këtë ata duhet t’i dorzojnë solemnisht mandatet, nëse duan vërtet të bindin njerzit se e kanë me tërë mend përleshjen me këtë regjim.

Së katërti edhe duke e parë, jo vetëm nga gjërësia e interesit publik, por thjeshtë nga interesi vetjak i PD-së, Bashës i bën mirë ta shkrijë grupin parlamentar të puthadorëve të tij. Vetëm kështu duke i rivënë në të njëjtin stad të gjitha figurat e PD-së, ai do të ketë mundësinë të rregullojë gafën prej fikacaku të përjashtimit të të gjithë kundërshtarëve të tij në PD. Dhe vetëm duke krijuar këtë premisë të një opozite të bashkuar, ai mund të ketë shpresë të rivalizojë në të ardhmen me koalicionin, Rama + oligarkë + trafikantë + media të regjimit.

Ja pra pse, pavarësisht se sillet sikur ka para vetes shumë opsione, Lulzim Basha është i dënuar të ndjekë një alternativë të vetme: hartën e rrugës që i ka vizatuar Berisha. Sepse çdo opsion tjetër do të ishte një zvarritje e pavlerë që vetm do të përforconte idenë se pakti i tij okult me Edi Ramën vazhdon.

Etiketa: bushatikoment


Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Para
Zbardhet raporti për Shqipërinë, ekzistojnë shanset për të hapur negociatat me BE-në

Zbardhet raporti për Shqipërinë, ekzistojnë shanset për të hapur negociatat me BE-në

Jeni në një lidhje të re? Ja sa herë ju sugjerojnë ekspertët të takoheni me partnerin

Jeni në një lidhje të re? Ja sa herë ju sugjerojnë ekspertët të takoheni me partnerin

Meta: Ja pse i dhashë nënshtetësinë Janullatosit

Meta: Ja pse i dhashë nënshtetësinë Janullatosit
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com