Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja për 30 mijë eurot, ku po kërkohet i dënuari që doli me leje nga burgu

2017/12/23 at 8:33 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja për 30 mijë eurot, ku po kërkohet i dënuari që doli me leje nga burgu

Kur kanë kaluar tri ditë nga vrasja e Angjelin Shkambit, Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit të shpallur në kërkim, Artan Koçeku.  Me dhjetëra forca policie janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar, por deri më tani nuk ka diçka konkrete.


Megjithatë, forcat e Policisë kanë disa dyshime mbi vendndodhjen e autorit të vrasjes së 35-vjeçarit për shkak të një borxhi. Sipas burimeve policore, dyshohet se Koçeku mund të jetë fshehur në malet e Dukagjinit.

Uniformat blu nuk kanë një informacion të saktë në lidhje me vendndodhjen e autorit të dyshuar, por kanë dyshim se mund të jetë fshehur këtë zonë. Këto dyshime vijnë për shkak se Koçeku është nga fshati Pog i Dukagjinit. Terreni i thyer malor, por edhe njohja e gjithë zonës në mënyrë perfekte, bëjnë që policia të dyshojnë se Koçeku mund të jetë i fshehur pikërisht atje.

Edhe për disa ngjarje të tjera të ndodhura në vitet e kaluara, autorët që ende nuk janë zbuluar dyshohet se qëndrojnë të fshehur në shpella apo edhe fshatra të thella, ku nuk ka lëvizje dhe është e vështirë për t’i gjetur.

E njëjta gjë mendohet se ka ndodhur edhe me Koçekun. Vrasja e Angjelin Shkambit ndodhi te varrezat e Stom Golemit rreth orës 11:00 të 17 dhjetorit. Shumë pranë ndodhet rruga, e cila të çon drejt Dukagjinit nga ana e lumit Kir në aksin Shkodër-Mali i Shoshit.

Rruga në malin e Shoshit është e vështirë për t’u kaluar me mjete për shkak të trashësisë së borës, por një mundësi është që autori i dyshuar të ketë ecur në këmbë në shtigje. Vëmendja është përqendruar në Dukagjin për Artan Koçekun, por nuk përjashtohet që mund të fshihet edhe në ndonjë vend tjetër në Shkodër apo të ketë kaluar kufirin.

Shkambi u gjet pa shenja jete në makinën e tij te varrezat e Stom Golemit të qytetit të Shkodrës, pasi ishte qëlluar me tre plumba, dy në kokë dhe një në shpatull. Sipas burimeve policore, autori i dyshuar Artan Koçeku dhe viktima kanë pasur një konflikt ditët e fundit për një borxh.

Sipas burimeve, autori i kishte rreth 30 mijë euro viktimës. Këto para ishin borxh, sipas Policisë, për shkak të pazareve të drogës mes njëri-tjetrit për disa parcela me rreth 100 mijë rrënjë kanabis sativa në Dukagjin të asgjësuara nga Policia. Artan Koçeku kishte dalë me leje nga burgu i Peqinit për shkak se vuante dënimin atje për disa vjedhje dhe një atentat ndaj një punonjësi Policie të Shkodrës.

Gjatë këtyre ditëve, autori i dyshuar dhe viktima kanë biseduar në telefon me njëri-tjetrin lidhur me borxhin, deri sa kanë lënë vendin e takimit më 17 dhjetor te varrezat e Stom Golemit, ku ndodhi edhe vrasja./S.Nikshiqi/

Burimi: Panorama

Etiketa: 30 mije eurotkerkohet i denuarileje nga burguVrasja


Ju sugjerojmë

Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Kryesore

11 Maji, Meta: Të analizohet rezultati i zgjedhjeve në çdo Qendër Votimi në Tiranë

20 Maj, 2025 7:25 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD i kërkon KQZ që të mos certifikojë rezultatin nga votat e diasporës dhe auditim

20 Maj, 2025 6:33 pm
Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK
Kryesore

Krimet zgjedhore/SPAK aksion në bashkinë e Klosit,sekuestrohet kompjutera e telefona

20 Maj, 2025 6:33 pm
Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, lë në “arrest në shtëpi” Kreshnik Budllën
Kronikë

Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, lë në “arrest në shtëpi” Kreshnik Budllën

20 Maj, 2025 5:27 pm
“Filtër fiskal e regjistër elektronik”/ Qeveria, gati ndryshimet në ligjin për PPP
Aktualitet

“Filtër fiskal e regjistër elektronik”/ Qeveria, gati ndryshimet në ligjin për PPP

20 Maj, 2025 4:14 pm
72 deputetë të rinj në Kuvend / Berisha, Shehu dhe Braçe, “Senatorët e përjetshëm”
Aktualitet

72 deputetë të rinj në Kuvend / Berisha, Shehu dhe Braçe, “Senatorët e përjetshëm”

20 Maj, 2025 3:58 pm
Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
Aktualitet

Normat në rënie në 3 mujorin e parë të 2025/ BSH: Kreditë në Lekë të qëndrueshme

20 Maj, 2025 3:31 pm
Marrëveshje pensionesh me Greqinë? Manjani: Po presim një sinjal nga..
Aktualitet

Marrëveshje pensionesh me Greqinë? Manjani: Po presim një sinjal nga..

20 Maj, 2025 2:50 pm
Marrëveshja e pensioneve me Italinë/Manjani: Shqiptarët s’do të humbasin ditë pune
Aktualitet

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/Manjani: Shqiptarët s’do të humbasin ditë pune

20 Maj, 2025 2:28 pm
Humbi mandatin/Gjylameti: Mirënjohëse! Ne nuk bëjmë beteja për jetët tona!
Aktualitet

Humbi mandatin/Gjylameti: Mirënjohëse! Ne nuk bëjmë beteja për jetët tona!

20 Maj, 2025 1:58 pm
Para
Zjarri në Kaliforni, më shkatërruesi që nga viti 1932

Zjarri në Kaliforni, më shkatërruesi që nga viti 1932

Gjashtë miliardë $ për lirimin e Princit

Gjashtë miliardë $ për lirimin e Princit

Emigrantët kthehen në shtëpi, radhë të gjata në pikën kufitare të Muriqanit

Emigrantët kthehen në shtëpi, radhë të gjata në pikën kufitare të Muriqanit
















TE FUNDIT

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim
20 Maj, 2025

Teksa automjetet në rrugët e Shqipërisë po shtohen me ritme të shpejta, shumë pak prej tyre, edhe pse me moshë...

Lexo më shumë

BE-ja heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
20 Maj, 2025

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) janë pajtuar të martën për t'i hequr sanksionet ekonomike kundër Sirisë, njoftoi shefja...

Lexo më shumë

Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!

Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!
20 Maj, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë së fundmi një intervistë për televizionin autriake, ORF. Përballë gazetarit austriak Christian Wehrschutz,...

Lexo më shumë

Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje

Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje
20 Maj, 2025

Anija “Butrinti” P-134, pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje, finalizoi operacionin e kërkim-shpëtimit (SAR), duke u ardhur në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com