Historia e 34-vjeçares, Sam Kyme u bë e njohur për shkak të peshës emocionale që mbart. Ajo u diagnostikua me një sëmundje të rëndë neurologjike, dhe kështu nisi të siguronte para për dy djemtë e saj në mënyrë që të rriteshin siç duhej. Ajo fatkeqësisht ka ndërruar jetë, por dy djemtë e saj do të jetojnë me tezen e tyre dhe me 40.000 paund të ardhura që nëna e tyre i siguroi nëpërmjet internetit dhe ndihmës së njerëzve të tjerë.
Edhe pse Sam sot nuk jeton më, duke lënë zemërthyer familjarët, motra e sja shprehet se Krishtlindjet këtë vit do ti festojnë në nderim të saj. Edhe pse zemërthyer dhe të lënduar nga vdekja e 34-vjeçares, nga nga ana tjetër familjarët ndihen mirë që ajo shpëtoi edhe nga vuajtjet që i shkaktonte sëmundja e rrallë.
Zonja Hughes motra e Sam, jeton në Australi dhe ishte “dëshira e fundit” e motrës së saj që djemtë Joey dhe Harry mund të jetonin me të atje.
“Është e mahnitshme se si mund të ndryshojë jeta në një vit,” tha zonja Hughes.
” Vitin e kaluar ishte Krishtlindje dhe ne ishim të gjithë së bashku por këtë vit është ndryshe krejtësisht.
“Nuk kishte asnjë paralajmërim, nuk mund ta dish kurrë se çfarë do të ndodhë.
Sam vuante nga një sëmundje e rrallë neurologjike, e cila prek 1 në 100.000 njerëz. Kjo sëmundje dëmton neuronet e trurit dhe kështu i sëmuri nuk mund të lëvizë, të flasë, dhe në fund humbet të gjitha funksionet jetësore. Për këtë sëmundje nuk ekziston asnjë lloj kure.