Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Në Turkmenistan ndodhin çudira, njihuni me udhëheqësin i cili është babai i gjithë kombit

2017/12/16 at 2:10 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/ Në Turkmenistan ndodhin çudira, njihuni me udhëheqësin i cili është babai i gjithë kombit

Pas 69 vjetësh si pjesë e Bashkimit Sovjetik (duke përfshirë edhe 67 vjet si një republikë Union), Turkmenistani shpalli pavarësinë më 27 tetor 1991. Turkmenistani është i ndarë në pesë provinca apo vilajete dhe një kryeqytet të qarkut. Provincat ndahen në rrethe, e cila mund të jetë qark apo qytete. Sipas Kushtetutës së Turkmenistan, disa qytete mund të kenë statusin e vilajetit ose të qarkut. Turkmenistani është një shtet që ua kalon të gjitha shteteve – me absurditete. Udhëheqësi i shtetit është kadi dhe adhurues kuajsh, dentist dhe shef i të gjitha shoqatave të punëdhënësve dhe punëmarrësve.


Gurbanguli Berdimuhamedov është udhëheqës i  Turkmenistanit, duhet nënvizuar se : kali është simbol nacional i turkmenëve. Paraardhësit e turkmenëve kalëronin me qindra kilometra në Persi, plaçkitnin dhe ktheheshin me plaçkë në vendin e tyre. Me kuaj turkmenët hidheshin në beteja dhe shpesh fitonin. Gjatë sundimit sovjetik simbole nacionale ishin çekani dhe drapëri – si çdo kund në perandorinë e kuqe. Pas pavarësimit nga Bashkimi Sovjetik turkmenët iu kthyen kalit. Kryetari i parë i Turkmenistanit të pavarur ishte Saparmurat Nijazov. Ai kishte pushtet edhe në komunizëm, ishte sekretar i parë i Partisë Komuniste të Turkmenisanit. Ai u bë president me 99,5 për qind të votave, ai nga bashkëkombësit e tij quhej «Turkmenbashi», domethënë: baba i të gjithë turkmenëve. «Turkmenbashi» i ngriti një kult të paparë vetes. Madje shkoi aq larg, saqë filloi t’ua ndryshojë emrat muajve të vitit. Një muaj mori emrin e nënës së tij, muajt tjerë emra të preferuar prej «Turkmenbashit». Gurbanguli Berdimuhamedov ishte dentist personal i «Turkmenbashit». Kur «Turkmenbashi» iku nga kjo botë, Gurbanguli Berdimuhamedov u bë pasardhës i tij.

Gurbanguli Berdimuhamedov 

I ndikuar nga profesioni Berdimuhamedovit i pëlqen shumë ngjyra e bardhë. Rrjedhimisht, në Ashgabat, kështu quhet kryeqyteti Turkmenisanit, ndërtesat duhet të lyhen vetëm me ngjyrë të bardhë dhe veturat duhet të kenë ngjyrë të bardhë. Me absurditete nuk ia kalon gati askush Turkmenisanit. Në listat e organizatave për të drejtat e njeriut Turkenistani është në shoqëri të afërt me Korenë e Veriut. Sa i përket lirisë së shtypit: «Reporterët pa Kufij» e kanë renditur Turkmenistanin në vendin e 178 prej 180 vendeve. Banka Botërore thekson se Turkmenistani është ndër vendet më së keqi të qeverisura në botë.

Kush e kritikon presidentin Gurbanguli Berdimuhamedov përfundon në burg – për jo më pak se 25 vjet. Facebookut, Twitteri, Skype dhe Youtube janë të bllokuara, përfshirë edhe portalet informative të botës së jashtme. Opozitë nuk ka. Ose ka, por diktatori kujdeset që të mos vërehet prania e saj. Kush klikon webfaqet e opozitës rrezikon të përfundojë në qeli.

Vendi posedon rezerven e katërt më të madhe në botë të gazit natyror dhe posedon burime të konsiderueshme nafte. Studimi i fundit në Maj të vitit 2011 deklaroi se fusha e Lolotonit jugor ne Trukmenistan ,është fusha e dytë më e pasur në botë me pasuri të gazit natyror. Rezervat në Lolotan e jugut vlerësohen të jenë rreth 21 trilion metra kub. Kompania e gazit natyrorë të Turkmenistanit, nën patronatin e Ministrisë së Naftës dhe Gazit, kontrollon nxjerrjen e gazit natyrorë në vend. Prodhimi i gazit është sektori më dinamik dhe më premtues i ekonomisë kombëtare. Ky vend nuk është i varfër. Berdimuhamedovit sapo e ka ndërtuar një aeroport në vlerë prej dy miliardë dollarë. Çdo vit në prill në Turkmenistan organizohet një garë e kuajve turkmenë.

Më 2013 ndodhi diçka e papritur: kryetari Berdimuhamedov mori pjesë në garë, para cakut kalëruesit e tjerë ia lëshuan rrugën që ai të mbërrijë i pari në cak. Diktatori, siç shkruan «Süddeutsche Zeitung», u gëzua dhe lëshoi frerët. Kali u rrëzua dhe diktatori përfundoi në rërë. Në internet ekziston një video që tregon këtë rrëzim. Kush e shikon në Turkmenistan shkon në burg./Opinion.al

 

 

Etiketa: turkmenistan


Ju sugjerojmë

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve
Kryesore

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

26 Shtator, 2025 3:23 pm
PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
Kryesore

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

26 Shtator, 2025 2:35 pm
Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…
Kryesore

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…

26 Shtator, 2025 1:09 pm
U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
Aktualitet

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës

26 Shtator, 2025 11:28 am
Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar
Kronikë

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

26 Shtator, 2025 10:17 am
Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin
Kronikë

Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin

26 Shtator, 2025 9:36 am
Kryesore

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

26 Shtator, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 26 shtator 2025

26 Shtator, 2025 8:29 am
Para
Aksident në afërsi të Xibrakës, autobusi përplaset me dy makina

Aksident në afërsi të Xibrakës, autobusi përplaset me dy makina

Kush është James Mattis, njeriu që po përmban Donald Trump-in

Kush është James Mattis, njeriu që po përmban Donald Trump-in

Arilena Ara shpërthen me “Nëntorin” në skenën e madhe të Rumanisë

Arilena Ara shpërthen me “Nëntorin” në skenën e madhe të Rumanisë
















TE FUNDIT

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
26 Shtator, 2025

Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke përfshirë njohjen me ligj të vetëm dy gjinive; mashkullore dhe femërore, sipas BBC....

Lexo më shumë

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
26 Shtator, 2025

“Forbes Global Properties” rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point. Kryeministri...

Lexo më shumë

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
26 Shtator, 2025

Emri i multimiliarderit Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein në lidhje me një vizitë të mundshme të njeriut...

Lexo më shumë

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
26 Shtator, 2025

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se veprimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mund t’i “vënë flakën” rajonit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com