Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U rrah nga drejtoresha e kopshtit, flet edukatorja: Si më goditi në sy të fëmijëve

2017/12/13 at 9:20 AM
në Aktualitet, Kronikë
Kohë leximi: 3 min
A A
U rrah nga drejtoresha e kopshtit, flet edukatorja: Si më goditi në sy të fëmijëve

Drejtoresha dhunon edukatoren e kopshtit në sy të fëmijëve 5- vjeçarë. Të paktën ky është pretendimi i të dëmtuarës, 50- vjeçares Suzana Brahimllari, e cila u paraqit për trajtim në spital pas hematomave e tronditjes së pësuar.


Sipas të dhënave, ngjarja ndodhi në kopshtin nr.8, teksa pas një debati verbal, drejtoresha Laureta Asllani ka përfunduar në përdorimin e forcës fizike ndaj vartëses së saj.

Pas denoncimit të edukatores, Policia bëri të ditur se “u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqë sor Korçë për veprën penale ‘dëmtime të tjera me dashje’ pasi ka bërë kallëzim shtetasja S.B., 50 vjeçe, banuese në Korçë, me detyrë mësuese parashkollore.

Ajo ka deklaruar se është konfliktuar për motive të dobëta me drejtoreshën e kopshtit, shtetasen L.A., 38 vjeçe, banuese në Korçë, në ambientet e brendshme të këtij institucioni.

E kontaktuar mbrëmë nga “Panorama”, drejtoresha Asllani u shpreh se e gjithë kjo është një sajesë dhe se ajo do ta ndjekë ligjërisht këtë çështje.

“Nuk është asgjë e vërtetë. Ajo (edukatorja) ka probleme, të cilat po i verifikon një komision etike”, u shpreh drejtoresha.

Madje, ajo nuk pranoi që hematomat e 50-vjecares të jenë shkaktuar nga ana e saj.

Ndërkohë, e dëmtuara rrëfeu në ambientet e jashtme të spitalit (personeli nuk lejoi gazetarët ta intervistonin brenda), se si ndodhi ngjarja.

Znj. Brahimllari, a mund ta na thoni se si ndodhi ngjarja?

Më tha drejtoresha se kishte pasur një ankesë nga një prind me argumentin se unë nuk respektoja etikën, pasi u thosha prindërve çfarë bënin fëmijët e tyre gjatë kohës që unë kujdesesha për ta.

Ndërkohë që unë e kam detyrim që t’i informoj prindërit për çdo gjë që ndodh me fëmijët, çdo sjellje të tyre të mirë apo çdo gabim që bëjnë. Më thirri në zyrë dhe më komunikoi që kishte këtë ankesë prindi dhe madje kishte mbledhur komisionin e etikës.

Dhe më tej çfarë ndodhi?

I kërkova letrën që pretendonte se e kishte bërë prindi dhe ajo e nxori dhe ma tregoi. Në ato momente unë i kërkova që ta bëja fotokopje dhe t’ia ktheja origjinalin dhe nisa ta palos. Por ajo u revoltua nga kjo gjë dhe nisi të më godasë. Unë dola nga zyra, por ajo më ndoqi dhe po më tërhiqte zvarrë nëpër shkallë… Më pas iu shkëputa nga duart dhe hyra në klasë ku ishin edhe fëmijët. Mendova se për shkak se aty kishte fëmijë, nuk do të vinte atje.

Ju ndoqi?

Po, ka hyrë në klasë dhe në sy të fëmijëve që janë 5- vjeçarë më goditi, ata u traumatizuan. Më pas doli nga klasa dhe unë u ula në një karrige. Nuk isha në gjendje të qëndroja, isha e shokuar. Pak më vonë humba ndjenjat dhe më kanë shtrirë mbi tavolinën ku hanë ushqimin fëmijët. As ambulancën nuk lajmëroi që të më çonin në spital. Thirra vetë urgjencën dhe më kanë mjekuar atje, mbi tavolinë.

Keni pasur konflikte të mëparshme me drejtoreshën?

Kam 32 vjet që punoj në sistemin arsimor dhe nuk kam pasur asnjëherë probleme. Kam 3 muaj që përballem me presion psikologjik të vazhdueshëm, pasi kjo drejtoresha nuk e di pse grindej me mua për çdo gjë. Nuk kisha reaguar dhe s’i ktheja asnjëherë përgjigje, s’doja të humbisja vendin e punës… Ndërkohë që edhe për letrën e prindit që ajo pretendon dhe madje e kishte bërë gati, unë kam komunikuar më pas me atë prindin. Dhe më mohoi kategorikisht të jetë ankuar as gojarisht, jo më të kishte shkruar atë letër për mua.

A keni bërë denoncim në Polici?

Po, kam bërë kallëzim në Polici sepse nuk mund ta duroja më, është e turpshme që të më ndodhë kjo gjë.

A do të riktheheni nesër në punë?

Po, do të shkoj, më vjen shumë turp nga kjo që ndodhi, por do shkoj, kam fëmijët për të cilët kujdesem dhe nuk mund t’i lë. Nuk e di çfarë më pret dhe çfarë reagimi do të kem nesër nga drejtoresha./ Dhorjeta Cule Panorama.al

 

Etiketa: Laureta AsllaniSuzana Brahimllari


Ju sugjerojmë

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
Aktualitet

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri

8 Qershor, 2026 8:39 pm
Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 8:34 pm
Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur
Aktualitet

Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur

8 Qershor, 2026 7:19 pm
Dita e nëntë e protestës, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 6:40 pm
Rama pritet me protesta në Shkodër
Aktualitet

Rama pritet me protesta në Shkodër

8 Qershor, 2026 5:40 pm
Vrasja në Paskuqan/Policia publikon foton e autorit të dyshuar,ofron 10 mijë euro…
Kronikë

Vrasja në Paskuqan/Policia publikon foton e autorit të dyshuar,ofron 10 mijë euro…

8 Qershor, 2026 3:17 pm
Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall
Aktualitet

Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall

8 Qershor, 2026 1:44 pm
Vrasja me armë zjarri pranë Paskuqanit, Policia: Konflikti nisi për…
Kronikë

Vrasja me armë zjarri pranë Paskuqanit, Policia: Konflikti nisi për…

8 Qershor, 2026 1:19 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasja në Kamëz, dyshohet se shkak u bë një lojë kalçeto

8 Qershor, 2026 12:36 pm
Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin
Kronikë

Vrasja me armë zjarri në Kamzës, identifikohet viktima

8 Qershor, 2026 12:32 pm
Para
Shumica e fëmijëve janë ngjizur në dhjetor, studiuesit zblulojnë arsyet

Shumica e fëmijëve janë ngjizur në dhjetor, studiuesit zblulojnë arsyet

Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi, 13 dhjetor 2017

E diel me vranësira e reshje…

Parashikimi i motit, ja kur nisin reshjet e dendura të shiut
















TE FUNDIT

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë
8 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga Shkodra kritikave dhe akuzave të protestuesve ndaj qeverisë. Në fjalën e tij, në 35-vjetorin...

Lexo më shumë

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor, 2026

Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas, ka njoftuar emërimin e...

Lexo më shumë

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë
8 Qershor, 2026

Protesta e qytetarëve kundër ndërtimit resortit turistik në Zvërnec ka marrë prej ditësh vëmendjen mediave prestigjioze ndërkombëtare. Sot agjencia e...

Lexo më shumë

Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur

Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur
8 Qershor, 2026

Tensione janë shënuar në nisje të protestës së zhvilluar para Kryeministrisë mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të FRPD-së. Qytetarët u kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}