Ekzistojnë dy paragjykime rreth paralojës. I pari është që gratë kanë gjithmonë nevojë për të ( paralojën), ndërsa burrat munden dhe pa të. I dyti është që gratë kanë 678 zona erogjene, ndërsa burrat vetëm një.
Të ja nisim nga e para dhe të themi JO, nuk është e vërtetë, gratë nuk kanë gjithmonë nevojë për paralojë. Shpesh herë e vlerësojnë, sepse jo vetëm që pasuron eksperiencën seksuale, por është dhe aleate shumë e mirë e burrave, në arritjen e përjetimit të kënaqësive seksuale. Në fund të fundit jemi zhvilluar aq shumë si shoqëri, që kuptojmë që tashmë nuk mjafton vetëm forca dhe prezenca e penisit. Nga ana tjetër, ekzistojnë gra të cilat me një shikim të veçantë, puthje të zjarrtë dhe prekje strategjike lagen më shumë se shirat e nëntorit në Tiranën. Ka dhe nga ato raste, kur je në darkë me dikë, para një gote verë, duke numëruar minutat dhe sekondat që do ju ndajnë nga momenti i vetmisë. Në këto raste shënohet gol pa shumë stërvitje e vrapime rreth fushës. Ky gol pranohet pa u gjykuar atleti. Pra, JO, paraloja nuk është një nevojë e padiskutueshme.
Nga ana tjetër dhe për burrat është e njëjta gjë. Mendoni që ata nuk kanë nevojë për një ndihmë të vogël dhe që bota do të ishte e njëjtë nëse do të hiqni “ fellationndihmuese” ? Kështu që, si rrjedhojë e gjithë kësaj, paraloja nuk është një detyrë e domosdoshme por më shumë një veprim që duhet ditur si të bëhet. Kështu që merrni laps e letër, mbani shënim dhe mësoni.
AJO: qafa, veshët, supet. Ka ndonjë arsye të veçantë pse puthjet pakësohen një herë që është pirë ujë nga burimi ? Kur fitohet çmimi i parë, duket sikur puthjet nuk kanë më rëndësi dhe kalohet direkte te gjërat më serioze, gjoksi.
Gjoksi, është i bukur dhe e vlerësojmë por: nuk është një antistress, nuk kafshohet me dhunë, nuk shtrëngohet me forcë, nuk rrihet me shpulla të vogla, dhe mbi të gjitha nuk është faktor i regresit njerëzor ose kthimit në bebe. Dashuria për gjoksin vlerësohet, por jo dhuna.
Duart. Përdorini. Prekni kudo partneren tuaj. Dihet që qëllimi kryesor është një tjetër, por dëshira shpesh kalon nga prekja . Tashmë kohët kanë ndryshuar por dëshira për prekjen dhe duart, jo. Duart janë të rëndësishme sepse në njëfarë mënyrë joshin dhe eksplorojnë trupin, feminilitetin, çakrën e libidos femërore.
Cunnilingus. Do të shkruaj një post më vete.
Sytë. Kjo është një tjetër zonë erotike qe shpesh herë harrojmë. Sytë janë pjesa më e ndjeshme e trupit dhe janë vendi ku preket shpirti ynë. Me sytë behët seks ashtu sikurse bëhet seks me pjesën tjetër të trupit, kështu që shihni partneret tuaja në sy. Padyshim që kjo gjë mund të përshpejtojë proçesin e ejakulimit, por është e rëndësishme që të jeni aty. Kështu që përpos brrylit, këmbëve, brendësisë së kofshës, shihni të dashurën tuaj në sy.
AI: Qafa dhe veshët. Vlen dhe për atë. Janë të ndjeshëm si ne. Thuaj po pjesëmarrjes. Mos u bëj pasive, sepse në ditët e sotme nuk je e përdalë nëse di çfarë të pëlqen. Një puthje në qafë, një frymëmarrje në vesh, kafshime të lehta, maja e gjuhës dhe më pas një fjali e thënë lehtë.
Mos u fokuso te thithkat, vetëm nëse di me siguri që partneri yt ka një pasion specifik ndaj stimulimit të kësaj pjese anatomike. Pjesa më e madhe bezdisen ose janë indiferentë, megjithatë kjo nuk është e vërteta absolute.
Prekni, prekni. Prekni edhe ju trupin e tij. Pa mëdyshje. Nuk po i referohem vetëm supeve apo shpatullave, krahëve, gjoksit, barkut dhe këmbëve. Po i referohem tokës së askujt, ku fshihet eliksiri i çmuar i jetëgjatësisë. Bëjeni me kujdes ama. Përndryshe nuk duhet t’a shpjegoj unë që nuk duhet lënë pas dore as aktori kryesor, që mban pjesën më të madhe të përgjegjësisë në shfaqje.
Mbi fellation do të shkruaj një kapitull më vete.
Sytë. Kur jeni në apogjeun e kënaqësisë është normale të mbyllësh sytë, por nëse jeni aty që putheni, zbuloni, nuhasni, shijoni dhe provoni, të dashura vajza shikoni partnerin në sy. Sepse, çdo mungesë teknike ose pa përsosmëri, mund të kompensohet me shikimin e një gruaje plot dëshirë .
Guida bazë mbyllet këtu.
/Zhaklin Lekatari