Njerëz toksik, janë ata të cilët në vend që t’ju bëjnë të ndiheni mirë ose të lumtura, ju shkaktojnë një gjendje të fortë negativiteti. Ndoshta nga pëlqimi apo afeksioni i madh që keni në fillim, ju nuk i kushtoni shumë rëndësi mënyrës se si ndiheni, por me kalimin e kohës kjo gjë do të bëhet edhe më e madhe. Nëse personi me të cilin po njiheni, apo sapo keni krijuar një marrëdhënie ka këto karakteristika, bëni mirë ti jepni fund.
1 – Në një argument ata përpiqen të shkaktojnë dëme, ose t’ju bëjnë të ndiheni keq. Kurrë nuk përpiqen që të zgjidhin problemin në radhë të parë. Me çdo kusht këta persona do përpiqen të mbrojnë veten, dhe nëse ju bëni diçka e cila i bën të ndihen të pasigurt, ju pret një zënkë e madhe e cila vjen nga hiçi.
2 – Çdo gjë e trajtojnë si sulm. Ju mund ti flisni në mënyrën më logjike dhe racionale të mundshme, madje edhe të keni zgjedhur fjalët e duhura, dhe ata përsëri do shfaqin agresion.
3 – Gjithmonë jeni ju shkaktari i gjithë të këqijave. Pra sa herë që ka ndonjë problem, sa herë që diçka nuk shkon si duhet ata përpiqen t’ju hedhin fajin ju. Me pak fjalë fokusi i një personi toksik do të jetë te problemet tuaja dhe kurrë te të vetat. Gjithmonë jeni ju duke bërë një gabim.
4 – Ata tregojnë dashuri vetë në momentet tuaja më të errëta. Nëse ata e shohin që ju jeni plotësisht e shkatërruar, pak a shumë keni prekur fundin, atëherë është momenti për të shfaqur dashuri. Kjo sepse është diçka e sigurt për ta. Është momenti kur ndihen më lartë se ju.
5 – Nuk festojnë kurrë me ju për arritjet tuaja. Nëse ju i tregoni këtij partneri një sukses tuajin, në vend që ta festojnë me ju, do të fokusohen më tepër te problemet që mund të dalin, ose do ju tregojnë anët negative. Një tjetër gjë që mund të bëjnë, është të ndërrojnë bisedë dhe të bëjnë sikur nuk ja ndjen. /Opinion.al