Si pasojë e kushteve të vështira atmosferike, lumi Erzen ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në një pjesë të madhe të Durrësit dhe Shijakut. Sipas ABC News, situata më e vështirë paraqitet në zonën e plazhit, ku shumë banesa janë përmbytur.
Të paktën 15 shtëpi që ndodheshin pranë shtratit të lumit Erzen janë përmbytur plotësisht, ndërsa Shtabi i Emergjencave Civile ndodhet në ndihmë të tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=3zWBjLX_JdY