Reshjet e shiut që kanë përfshirë Shqipërinë duket se nuk do të marrin fund shumë shpejtë. Sipas meteologëve, mësohet se edhe ditën e nesërme pritet që reshjet e shiut të vijojn me intensitet të madh. Një situatë e tillë, pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës edhe pse me intensitet më të ulët, ndërsa vetëm ditën henë, pritet një rrallim i reshjeve të shiut.
Dita e sotme solli përmbytje të mëdha në të gjithë vendin, ndërsa një shtim i këtyre reshjeve kërkon edhe më tepër impenjim nga emergjencat civile.