Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria e ‘mbërthyer’ nga moti i keq, situatë kaotike në Shkodër dhe Vlorë

2017/11/30 at 6:48 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria e ‘mbërthyer’ nga moti i keq, situatë kaotike në Shkodër dhe Vlorë

I gjithë vendi është përfshirë prej mesditës së sotme nga moti i keq. Intensiteti i reshjeve të shiut vjen duke u rritur nga ora në orë, për mbërritur deri në nivelet 100mm/24 orë sipas parashikimeve që kanë bërë sinoptikanët.


Shkodra është qarku që është përmbytur i pari. Sipas Emergjencave Civile në disa njësi administrative të Shkodrës janë dhjetra hektarë tokë nën ujë, ndërsa raportohet edhe për mungesë të energjisë elektrike.

Energjia elektrike mungon edhe në Velipojë. Lumi Kir i ka rritur ndjeshëm prurjet dhe rrezikon të dalë nga shtrati. Në Shkodër Forcat e FNSH të qytetit dhe strukturat vendore të Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë shpëtuar dy persona të cilët po rrezikoheshin nga dalja e lumit kir në fshatin Bardhaj.

Situatë problematike paraqitet edhe në jug të vendit.

Ja gjendja në Vlorë

Kushtet e rënduara të motit kanë sjellë edhe mungesë të energjisë elektrike në 3 fshatra të Vlorës. Mungesa e energjisë ka sjellë edhe mosplotësimin me ujë të papijshëm po për të tre këto fshatra.

Ujsjellësi i Vlorës ka bërë me dije në një njoftim për shtyp se ka rezerva uji për të furnizuar Orikumin, por në mungesë të energjisë elektrike, nuk mund të furnizohet me ujë e gjithë qyteza.

Njoftim

Për shkak të kushteve të rënduara të motit dhe erës me forcë të madhe në zonën e Orikumit, prej orës 24:00 të mbrëmjes së kaluar, Orikumi, Tragjasi dhe Radhima nuk po furnizohen me energji elektrike. Kjo situatë ndikon edhe në furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve të këtyre zonave. Ujësjellës Kanalizime, ka rezerva uji për të furnizuar Orikumin, por në mungesë të energjisë elektrike, nuk mund të furnizohet me ujë e gjithë qyteza. Ujësjellës Kanalizime do të nis furnizimin me ujë për këtë zonë si zakonisht, në orën 15:00 të ditës së sotme. Por, në mungesë të energjisë elektrike, do të furnizohet vetëm 50% e Orikumit, thënë ndryshe me ujë do të furnizohen  linjat e shtëpive private dhe katet e para dhe të ulta të pallateve. Nëse energjia elektrike do të rikthehet sa më shpejt, atëherë me ujë të pijshëm do të furnizohet i gjithë Orikumi, Tragjasi dhe Radhima. Gjithcka varet nga energjia elektrike.

Moti i keq, del nga shtraci ‘Shushica’, evakuohen 3 familje

Updade/ Si pasojë e prurjeve të mëdha të lumit nga reshjet e dendura të shiut 3 familje  janë evakuuar në Fshatin Risili. Lumi i Shushicës mësohet se ka dalë nga shtrati dhe për pasojë janë rrezikuar 3 shtëpitë e familjeve.

Përkeqësimi i motit/ Rrëshket stogu i kromit, Bulqiza mbetet pa ujë të pijshëm

Reshjet e mëdha në të gjithë vendin kanë dhënë edhe efektet e para negative. Pas dëmtimit të çatisë në spitalit në Pukë, si pasojë e motit Bulqiza rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm.

Një sasi stogu kromi ka rrëshqitur në zonën D në Bulqizë cka ka sjellë rrezik në tubacionin e ujit të pijshëm. Ky ishte tubacioni kryesor që furnizon qytetin e Bulqizës me ujë të pijshëm.

Nga momenti në moment rrezikohet të ketë edhe rrëshqitje masive të tjera, pasi kjo është një zonë e rrezikshme ndaj rrëshqitjeve.

Menjehere kane mberritur prane defektit edhe punonjesit e ujesjellesit te Bulqizes, por sipas tyre eshte e pamundur per te nderhyre pasi zona krijon rrezikshmeri.

Përkeqësimi i motit, dëmtohet çatia e spitalit të Pukës

Çatia e spitalit të Pukës është dëmtuar ditën e sotme. Sipas informacioneve çatia është dëmtuar në masën 60%. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Etiketa: reshjet e shiutshqiperiasituate kaotike


Ju sugjerojmë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 2 viktima dhe 15 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 2 viktima dhe 15 të plagosur

30 Qershor, 2026 4:34 pm
Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona
Kronikë

Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona

30 Qershor, 2026 4:01 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Kryesore

Tensione në protestën para parlamentit, Berisha: Egërsi shtazore

30 Qershor, 2026 3:51 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama poston mesazhin e qytetarit: As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh

30 Qershor, 2026 2:59 pm
Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen
Kryesore

Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen

30 Qershor, 2026 2:52 pm
Para
Video/ Urgjenca e QSUT-së përmbytet nga uji, pacientët transportohen me barela nga shtretërit

Video/ Urgjenca e QSUT-së përmbytet nga uji, pacientët transportohen me barela nga shtretërit

Përmbytjet/ Situatë e rënduar në Kamëz, bllokohen 20 persona

Përmbytjet/ Situatë e rënduar në Kamëz, bllokohen 20 persona

Përmbytet autostrada/ Mbi 1 metër ujë, drejtuesit braktisin automjetet dhe kërkojnë ndihmë

Kaosi në autostradë, forcat e armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit
















TE FUNDIT

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
30 Qershor, 2026

Avokati i Popullit ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me pamjet e bëra publike gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}