Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tillerson-shteteve të Ballkanit: Braktisini armiqësitë e vjetra

2017/11/29 at 9:45 AM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Tillerson-shteteve të Ballkanit: Braktisini armiqësitë e vjetra

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson u përpoq të sigurojë edhe një herë Evropën se Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj sigurisë evropiane, veçanërisht në sprapsjen e kërcënimeve që vijnë nga Rusia.

Zoti Tillerson, i cili javën e ardhshme do të ndërmarrë një tur në disa kryeqytete evropiane, tha se SHBA do të ishte e para që do t’i përgjigjej çdo sulmi ndaj një aleati europian sipas klauzolës 5 të NATO-s që parashikon mbrojtjen e ndërsjellë.

Komentet e tij në një fjalim të mbajtur të martën në Qendrën Wilson në Uashington, synonin të zbutnin shqetësimin e përhapur se administrata e Presidentit Trump po tërhiqet nga aleanca me kërkesat që vendet anëtare evropiane të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen.

“Marrëdhëniet tona të sigurisë me Evropën janë të patundura,” tha zoti Tillerson.

“Aleancat nuk kanë kuptim nëse anëtarët e tyre nuk janë në gjendje ose nuk duan të përmbushin angazhimet”, tha ai, duke e cilësuar detyrimin për mbrojtjen e ndërsjellë mes anëtarëve të NATO-s si “mekanizmin më të mirë që kemi për të penguar agresionin”.

Mes vendeve që përmbushin angazhimin financiar, zoti Tillerson përmendi edhe Shqipërinë.

Presidenti Donald Trump u kritikua për kërkesën e vazhdueshme që anëtarët evropianë të NATO-s të përmbushin një premtim për të shpenzuar 2 për qind të buxheteve të tyre federale për mbrojtjen, gjë që ata e bëjnë vetëm në një masë të vogël. Zoti Trump madje la të kuptohej se SHBA mund të jenë më pak të gatshme t’i mbrojnë ato nëse nuk e bëjnë këtë.

Zoti Tillerson tha se SHBA do të jetë e para që do ta mbajë premtimin e bërë në rast të një sulmi ndaj ndonjë vendi aleat. Ai vuri në dukje se për herë të parë në histori klauzola e mbrojtjes së ndërsjellë u vu në zbatim pas sulmeve të 11 shtatorit. Ai theksoi se “vendet e Evropës duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sfidat e tyre të sigurisë”.

Zoti Tillerson tha se argumenti i zotit Trump ishte se SHBA nuk mund të përballojnë të paguajnë të vetme për mbrojtjen e Evropës. Ai tha se që kur Trump vizitoi Evropën, shumë vende kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes për të arritur objektivin.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara janë të ndërgjegjshme për brishtësinë e vendeve të Ballkanit dhe se do të vazhdojnë të punojnë me partnerët në Bashkimin Europian për të vendosur stabilitetin, mirëqenien dhe demokracinë në rajon.

“Vendeve ballkanike ne u themi “braktisini armiqësitë e vjetra, në mënyrë që paqja të bëhet e përhershme. Ju keni shansin të drejtoni një kurs të ri të historisë. Diferencat entike midis vendeve nuk duhet të shndërrohen më në fronte konfliktesh. Shtetet e Bashkuara dhe bota dëshirojnë të shohin një brez të ri serbësh, kroatësh, shqiptarësh, boshnjakësh, kosovarësh dhe të tjerë, që të falin atë që ka ndodhur në të shkuarën, edhe në se nuk mund ta harrojnë atë kurrë.” – tha zoti Tillerson.

Sekretari Tillerson, ish-ekzekutiv i firmës Exxon Mobil, të cilit iu dha Urdhri i Miqësisë nga Presidenti rus Vladimir Putin në vitin 2013, përdori një gjuhë të ashpër ndaj Moskës. Ai kritikoi veçanërisht ndërhyrjet e saj ushtarake në Gjeorgji dhe Ukrainë si dhe përzierjen në zgjedhjet dhe politikat evropiane. Ai tha se veprime të tilla ishin të papranueshme dhe jo të denja për një vend të përgjegjshëm të bashkësisë ndërkombëtare.

Ai u ankua se përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë duke e bindur atë për të ndryshuar sjelljen deri më tani nuk kanë patur rezultat. Zoti Tillerson tha se Rusia vazhdon sjelljen agresive ndaj fqinjëve të saj.

Por Tillerson tha se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa bien dakord që marrëdhëniet me Rusinë nuk do të përmirësohen nëse këto veprime nuk ndalen.

“Uniteti ynë transatlantik ka për qëllim t’i përcjellë qeverisë ruse se nuk do ta tolerojmë këtë shkelje flagrante të normave ndërkombëtare,” tha Sekretari i Shtetit Tillerson. /Zeri i Amerikës

Etiketa: ballkaniTillerson

Ju sugjerojmë

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj
Bota

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj

25 Korrik, 2025 10:19 pm
Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës
Bota

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës

25 Korrik, 2025 9:43 pm
Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira
Aktualitet

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira

25 Korrik, 2025 9:09 pm
BE dhe SHBA pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat,mungon vetëm aprovimi i Trump
Bota

BE dhe SHBA pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat,mungon vetëm aprovimi i Trump

25 Korrik, 2025 8:01 pm
Starlink i Musk është jashtë funksionit, probleme me internetin në të gjithë botën
Bota

Starlink i Musk është jashtë funksionit, probleme me internetin në të gjithë botën

25 Korrik, 2025 7:31 pm
Shefi i OKB-së akuza botës për “mungesë dhembshurie” në Gaza
Bota

Shefi i OKB-së akuza botës për “mungesë dhembshurie” në Gaza

25 Korrik, 2025 6:18 pm
Del edhe emri i Bill Clinton tek dosja “Epstein”, i dërgoi letër urimi
Bota

Del edhe emri i Bill Clinton tek dosja “Epstein”, i dërgoi letër urimi

25 Korrik, 2025 6:12 pm
Franca njeh shtetin e Palestinës, Trump: Ajo që thotë Macron nuk ka rëndësi
Bota

Franca njeh shtetin e Palestinës, Trump: Ajo që thotë Macron nuk ka rëndësi

25 Korrik, 2025 5:52 pm
Zjarret në Turqi, shpallet gjendja e emergjencës
Bota

Zjarret në Turqi, shpallet gjendja e emergjencës

25 Korrik, 2025 5:22 pm
Finlanda thyen rekordin 50-vjeçar të nxehtësisë
Bota

Finlanda thyen rekordin 50-vjeçar të nxehtësisë

25 Korrik, 2025 5:01 pm
Para
Foto-lajm/ Kjo është pica që ka thyer rekordin Guinness

Foto-lajm/ Kjo është pica që ka thyer rekordin Guinness

Pasi denoncoi zhdukjen e të dashurës, shqiptari gjendet i vdekur në banesë

Pasi denoncoi zhdukjen e të dashurës, shqiptari gjendet i vdekur në banesë

Trump merr vendimin drastik, së shpejti stafi i Shtëpisë së Bardhë nuk mund të përdorë më telefonat

Trump merr vendimin drastik, së shpejti stafi i Shtëpisë së Bardhë nuk mund të përdorë më telefonat

TE FUNDIT

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona
25 Korrik, 2025

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot me temperatura të larta, duke arritur sot nivelin e 40...

Lexo më shumë

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj
25 Korrik, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë disa komente të bujshme nga Britania e Madhe, ku ndodhet në një tur ndërkombëtar,...

Lexo më shumë

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës
25 Korrik, 2025

Qeveria britanike po përballet me presion të madh nga 221 deputetë nga i gjithë spektri politik për të njohur menjëherë...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut
25 Korrik, 2025

Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë ditës së sotme malin Shpirag në Berat. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com