Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti i Pavarësisë dhe e vërteta e nënshkrimit të tij 105 vite me parë

2017/11/28 at 5:22 PM
në Aktualitet, Komente, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Dokumenti i Pavarësisë dhe e vërteta e nënshkrimit të tij 105 vite me parë

Kuvendi u hap në datë 28 nëntor 1912, në sarajet e Xhemil Bej Vlorës.


“ishte e enjte, ora 4 pas dreke, dhe tellalli kish thirrur që në këtë do të kasnecohet Shqipëria më vete. Të gjithë delegatët ishin mbledhur në shtëpi të Xhemil beut, në një sallon të madh.”

Mit’hat Frashëri në kujtimet e tij jep edhe një hollësi që tregon organizimin e brendshëm të sallës:

“Salla e madhe në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës ishte mbushur plot dhe delegatët kishin zënë vendet rreth tri tryezave të mëdha të vëna afër e afër. Këtë ditë, pra ora 14.30, me zë të përgjithshëm u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe Flamuri u çel në portën e shtëpisë ku ishin mbledhur delegatët”.

Dhimitër Zografi, kujton edhe ai nga ana e tij:

“U ngrit Ismail Qemali, dhe si përshkrojti humbjen e Turqisë dhe të vojturat dhe gjendjen e Shqipërisë mbi rrezikun e madh që ndodhet atdheu ynë, tjatër shpëtim, tha, s`ka përveç se të ngrehim flamurin e Shqipërisë dhe të kasnecojmë vetëqeverimin.

“Rroftë Shqipëria jonë”, thrritnë të gjithë. “Rroftë flamuri i Shqipërisë”. Salloni ishte plot me njerëz, çardhaku përposh plot, kopshti plot, të gjitha rrugët mbushur me mizëri njerëz, edhe kur u përhap të thirrurit “Rroftë” dhe të përpjekurat e duarve, i ngjetheshin mishrat njërit”

Kuvendi filloi me një fjalë hapjeje të Ismail Qemalit dhe me mandatet e delegatëve. Sali Xhuka bëri vërtetimin e tyre dhe gjeti se nga 84 delegatë të zgjedhur, 43 prej tyre kishin arritur në kohë dhe ndodheshin në dhomë. Ai lexoi telegramet e disa qyteteve të rrethuara si Korça dhe Shkodra, që në pamundësi të dërgonin delegatë, kishin mandatuar të flisnin dhe të vendosnin në emër të tyre disa nga delegatët që ishin aty. Ismail Qemali, u zgjodh njëzëri Kryetar i Kuvendit.

Procesverbali i botuar nga Lef Nosi shumë vite më vonë, rrëfen se Ismail Qemali ka folur disi më gjatë, ndër të tjera, ai është shprehur:

“Shqiptarët, ndonëse besnikë përherë tek Mbretëria Othomane, nuk e kanë harruar kurrë, as gjuhën dhe as kombësinë e tyne… Qeveria Othomane nuk e vështroi kurrë inderreshtin e saj. E nuk deshi kurrë tua shpërblenjë me të mirë shqipëtarëvet shërbimet e mëdha që i baanë. Në këtë kohë të fundit rrefeu ndopakë dëshirin që të mirëj vesht me kombin t’ënë, por prap nuk vuni të gjithë vullnetin e mirë e nuk mori të gjitha masat e nevojëshme për të paqësuar e për të kënaqur shqipëtarët…”

Në fund, ai propozoi:

“Të bahet Shqipëria më vehte, nën një qeverrië të përkohshme; të sgjidhet një pleqësië për ndihmë e kontroll të qeveriës; të dërgohet një komision në evropë për të mprojtun çashtjen shqiptare përpara mbretëriëvet të mbëdha”.

Delegatët pranuan të gjithë dhe filluan të duartrokasin. Luigj Gurakuqi u zgjodh shkruajtës i parë për të mbajtur edhe procesverbalin e mbledhjes, që padashje, shërbeu edhe si deklaratë e pavarësisë.

“Pas fjalëve që tha z.Ismail Qemali beu, me të cilat tregoi rrezikun e madh në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delagatët në një za, vendosën që Shqipëria të bëhet më vete, e lirë dhe e mosvarme!”

Më poshtë, teksti është shkruajtur edhe në osmanisht me këtë përmbajtje:

“Pasi u përmendën prej Ismail Qemal beut kryetarit të komisionit, rreziqet e mjerimet në të cilat ndodhet sot Shqipëria, kongresistët me një zë pranuan indipendencën dhe e shpallën Shqipërinë shtet indipendent e të lirë!”

Pas tij vijojnë nënshkrimet e 40 personave. Dokumentin e firmosën vetëm delegatët e ditës së parë. Nuk dihet se përse ndodhi kjo dhe përse delegatët e ditëve të mëpasme nuk nënshkruan në të. Sepse në procesverbalin e mbledhjes së kuvendit të datës 30 nëntor thuhet:

“Si u këndua e u pëlqye Proçes-Verbali i mbledhjes së përparshme, shkronjësi Z. Gurakuqi kërkoi që të mos nënshkruhet ditë për ditë po të lihen të gjitha për në funt; në këtë mënyrë edhe delegatët e ri që erdhën e ata që do të vinë përpara se të mbarohet Kuvendi  do të mund të shënojnë emnin e tyne nën këto shkresa të përkujtimshme.”

Për fatin tonë të keq, deklarata e pavarësisë ashtu si edhe flamuri që u ngrit pak minuta më vonë, nuk janë ruajtur më. Historia e tyre është e paqartë.

Deklarata e pavarësisë, u mor nga Lef Nosi i cili e ruante në koleksionin e tij privat. Prej andej e nxorri në nëntor 1937, kur e shumfishoi duke i bërë disa rregullime (Firmat në pjesën e pasme të letrës u montuan në balloren e saj poshtë). Origjinali u fut sërish në arkivin e tij dhe askush s’di të thotë se ku ndodhet. Lef Nosi u pushkatua si kolaboracionist më 1945 dhe pasuria e tij u konfiskua. Në një procesverbal të Sigurimit të Shtetit që ka hapur dy kaseta me materiale që ai kish në bankën e shtetit lihet të kuptohet se ato qenë dokumenta historike, por nuk thuhet se çfarë. Një fotografi e origjinalit u zbulua papritur në pranverën e vitit 2012 në Arkivin Qëndror të Shtetit. Fotografia të lejon të kuptosh se letra e procesverbalit, ose deklarata e Pavarësisë shqiptare ka qenë një letër blloku shënimesh, me vija, me firmat të vendosura në pjesën e parë, nën teksin dhe në anën e pasme të saj. Dikush e ka palosur në katërsh për ta futur në xhep dhe në foton e origjinalit, të gjitha këto shenja dallohen qartë.

Pas thuajse 3 orësh diskutimesh, diku rreth orës 17 – 17.30 delegatët dolën për të ngritur flamurin e pavarësisë në taracën e portës së shtëpisë së Xhemil Bej Vlorës. Ismail Qemali që mbantë flamurin në dorë, ja zgjati Murat Toptanit, ndër më të rinjtë aty, që ta vendoste mbi pullazin e portës së shtëpisë, ndërsa vetë shihte nga dritarja. Pullazi ishte i lartë dhe në mungesë të një Ballkoni, ai ishte vendi më i mirë për ta bërë flamurin të dukshëm nga të gjithë.

Shenim* Ky material është shkëputur nga libri “100 vjet” i gazetarit Blendi Fevziu

Etiketa: 100 vjetblendikoment


Ju sugjerojmë

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi
Kryesore

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi

13 Tetor, 2025 11:20 am
Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord
Kryesore

Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord

13 Tetor, 2025 11:17 am
KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata
Aktualitet

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata

13 Tetor, 2025 10:20 am
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn
Aktualitet

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn

13 Tetor, 2025 10:18 am
Trump mbërrin në Izrael, pritje madhështore për kreun e Shtëpisë së Bardhë
Bota

Trump mbërrin në Izrael, pritje madhështore për kreun e Shtëpisë së Bardhë

13 Tetor, 2025 9:40 am
Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot
Aktualitet

Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot

13 Tetor, 2025 8:45 am
Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve
Aktualitet

Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve

13 Tetor, 2025 8:40 am
Parashikimi i motit, 13 tetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 tetor 2025

13 Tetor, 2025 8:39 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

13 Tetor, 2025 8:37 am
Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
Kryesore

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

12 Tetor, 2025 10:43 pm
Para
Kate më në fund rrëfen se çfarë mendon për fejesën e kunatit të saj

Kate më në fund rrëfen se çfarë mendon për fejesën e kunatit të saj

“Shqipëria punon tokën”, eventi që bëri bashkë shefat më të mirë shqiptar

"Shqipëria punon tokën", eventi që bëri bashkë shefat më të mirë shqiptar

Mallkimi i firmëtarëve të Pavarësisë së Shqipërisë!

Mallkimi i firmëtarëve të Pavarësisë së Shqipërisë!
















TE FUNDIT

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna
13 Tetor, 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një konferencë ditën e sotme duke numëruar komunat ku kadidatët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë...

Lexo më shumë

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi
13 Tetor, 2025

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe plani i rritjes ishin në qendër të bisedimeve mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentes...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord

Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord
13 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Shqipëria ka ecur me shpejtësi rekord drejt integrimit europian dhe...

Lexo më shumë

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri
13 Tetor, 2025

Dy ditë pas riemërimit kryeministër të Sébastien Lecornu Franca ka një qeveri të re. Ndër 34 antarët e kabinetit ka edhe disa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com