Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mimoza Hafizi: Blushi pengon daljen e Libra-s në opozitë. Ka uzurpuar partinë

2017/11/27 at 1:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Mimoza Hafizi: Blushi pengon daljen e Libra-s në opozitë. Ka uzurpuar partinë

Mimoza Hafizi, bashkëthemeluese e “Libra”-s ka sqaruar pozicionin e saj pas daljes në media të disa e-mail-ve që flisnin qartë për përçarjen me kryetarin Ben Blushi. Hafizi thotë se Blushi nuk po lejon pozicionimin e partisë në opozitë dhe po pengon frymën demokratike në parti. “Përmes ndryshimeve statutore, që kanë nxjerrë kokën në një dokument fillestar të sapo hartuar e qarkulluar nën presionin e tij, ai po tenton të përqëndrojë kompetencat në dorën e tij të vetme. Ky do të ishte dhe uzurpimi « de jure » i Libra-s”, shkruan Hafizi në facebook.


Më poshtë statusi i plotë i znj. Mimoza Hafizi

Prej disa ditësh, miq të Libra-s, anëtarë dhe votues të saj, janë tronditur nga një mesazh tejet vulgar dhe fyes drejtuar ndaj meje prej z. Ben Blushi. Kam heshtur me kokën ulur, sepse autori ishte aleati im politik prej dy vitesh, ishte njeriu që kam besuar e mbështetur si kryetar të forcës sonë politike, ishte njeriu që vetëm 5 muaj më parë kam bërë thirrje të votohet deputet. Besimi dhe garancia që i dhashë janë tashmë peshë e rëndë në ndërgjegjen time dhe faj ndaj jush.

Por më duhet të sqaroj publikisht se ai mesazh ishte vetëm imazhi brutal i një mospajtimi parimor mes nesh. I mospajtimit të gjatë për rregullat etike të funksionimit të Libra-s. I përplasjeve për parimet politike dhe demokratike të organizatës sonë, veçanërisht pas 25 Qershorit. Asgjë nuk është e vërtetë në tymnajën e hedhur se unë paskam kërkuar një parti me dy kryetarë. Posti i nënkryetarit ekziston «mot à mot» në statutin aktual, të miratuar në mbledhjen themeluese, një vit më parë. Spekulimi me dy kryetarë ishte vetëm një shashkë për të larguar vëmendjen nga komunikimi i çekuilibruar i z. Blushi.

Në detyrën që m’u ngarkua nga Bërthama e partisë disa muaj më parë, unë propozova një paketë të vogël ndryshimesh statutore, për ta bërë më efikas funksionimin e Libra-s, pa cënuar kolegjialitetin dhe frymën demokratike. Kam insistuar të ruaj të drejtën e çdo anëtari dhe veçanërisht të njerëzve që kanë kontribuar fort, për të propozuar emrat e përfaqësuesve politikë Libra apo të kandidatëve për organet drejtuese.

Që këto kompetenca të mos kthehen në asnjë mënyrë në ekskluzivitete të kryetarit apo kujtdo qoftë. Se kam dashur që Libra të mos jetë Rilindja, nga e cila kam ikur me protestë, bashkë me z. Blushi, pikërisht për arsye demokracie dhe respekti normash. Se nuk ka shtet demokratik pa parti të ndërtuara në mënyrë demokratike-ky është leksioni që realiteti ynë u lodh duke na e dhënë.

Eshtë ky qëndrim i imi i patundur, që ka prekur projektin e ri të z. Blushi për ta kthyer Libra-n në një domen të vetin personal, projekt i cili po kthjellohet çdo ditë pas 25 qershorit.

Përmes ndryshimeve statutore, që kanë nxjerrë kokën në një dokument fillestar të sapo hartuar e qarkulluar nën presionin e tij, ai po tenton të përqëndrojë kompetencat në dorën e tij të vetme. Ky do të ishte dhe uzurpimi « de jure » i Libra-s.
Deklaroj para çdo anëtari, mbështetësi dhe 20 mijë votuesve tanë, se nëse kjo tentativë guxon të hidhet për votim, unë do të kontaktoj një për një çdo anëtar Libra me argumentet e duhura dhe me kërkesën që ky dokument të hidhet poshtë. Me përbuzje!

Ndërkohë, në thyerje të të gjitha normave statutore aktuale, kryetari ka bllokuar çdo funksionim normal të Libra-s. Bërthama, organi i votuar nga e gjithë anëtarësia, nuk lejohet të mblidhet prej 5 muajsh. Çdo organ legjitim i Libra-s është paralizuar. Rreth kryetarit janë mbledhur vetëm një grup i vogël njerëzish të tij të preferuar, që nuk mendojnë gjë tjetër veç si të shpallin sa më shumë armiq të brendshëm, të përjashtojnë apo largojnë personat më kontribues dhe me influence, t’i ushtrojnë presion anëtarëve të thjeshtë për të denigruar kundërshtarët, të përdorin mjetet e propagandës së partisë në funksion të interesave të grupit të tyre.

Skenar që njihet përmendësh nga shqiptarët, por që tek një parti e re e saponisur është edhe më i trishtueshëm e shumë qesharak. Prej muajsh kryetari bllokon çdo përpjekje për protestë politike dhe çdo kërkesë për pozicionim të qartë të Libra-s në opozitë. Prej muajsh, sjellja e tij ndaj meje si bashkëthemeluese dhe ish-deputete, si dhe shumë anëtarëve të tjerë aktivë është tejet refraktare. Ky është dhe uzurpimi « de facto » i Libra-s.

Në këtë situatë të vështirë edhe për mua, miq të mirë më kanë sugjeruar largimin nga ajo çka mbetur prej organizatës sonë. E kam menduar gjatë, por më duket një zgjidhje e padenjë për mua që nuk i jam shmangur asnjëherë betejave për të vërtetën. As kësaj të fundit, për t’ju treguar që z. Blushi nuk përfaqëson më asgjë nga Libra që themeluam me 1 Nëntor të vitit të kaluar. Tentativa e tij uzurpuese dhe çekuilibri i tij etik po e çojnë drejt greminës projektin që ngritëm me aq mund e dashuri.

Të nderuar miq, ky është qëndrimi im por sigurisht nuk mund të jetë vetëm beteja ime. Jam në dispozicion të çdo aksioni politik që mund t’i sillte Libra-s frymën dhe parimet e fillimit, aksion që nuk i shërben vetëm kësaj force politike, por do ishte dhe një akt shprese për vendin, i cili këto ditë ka marrë edhe një mesazh të ri dëshpërues: se në Shqipëri nuk mund të lindë një politikë ndryshe.

Gëzuar festat! Të gjithë sëbashku për një atdhe më të mirë!

Etiketa: blushihafizilibrapercarje


Ju sugjerojmë

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Para
Foto-lajm/ Stuhia rrëzon pemën tek Liceu, Kadia: Ishim me fat…

Foto-lajm/ Stuhia rrëzon pemën tek Liceu, Kadia: Ishim me fat...

Dhunoi bashkëshortin, arrestohet aktorja e njohur

Dhunoi bashkëshortin, arrestohet aktorja e njohur

Surprizë nuk është vota, por koalicioni që Stresi dëshiron

Stersi i kundërpërgjigjet moderatores: Nuk u lodhët duke ndërruar dashnorë përditë
















TE FUNDIT

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
7 Qershor, 2025

Shtetasi amerikan, Joseph Tater është larguar nga Rusia, pasi është mbajtur në Moskë prej gushtit të vitit të kaluar, nën...

Lexo më shumë

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Sot në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Kuqezinjtë i dhanë...

Lexo më shumë

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
7 Qershor, 2025

Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriperëndim të Londrës, zjarrfikësit iu përgjigjën një raportimi për...

Lexo më shumë

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
7 Qershor, 2025

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj, Reporterët pa Kufij ngrenë alarmin: Situata për gazetarët po përkeqësohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com