Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklarata e fortë në Vienë e ambasadorit amerikan: Krimi ka mbërthyer Shqipërinë, Tahiri i implikuar në trafik droge

2017/11/23 at 4:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deklarata e fortë në Vienë e ambasadorit amerikan: Krimi ka mbërthyer Shqipërinë, Tahiri i implikuar në trafik droge

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Harry Kamian ka deklaruar në Vjenë se “korrupsioni dhe kriminaliteti mbeten pengesat për zhvillimin e Shqipërisë”. Më tej është shprehur: “Ish-ministri i Brendshëm është implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës”. Zyrtari amerikan e bëri këtë koment në përgjigje të raportit që mbajti Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt.


Përgjigje kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt nga i ngarkuari me punë, ambasadori i SHBA në OSBE, Vienë Harry Kamian

“Shtetet e Bashkuara e përshëndesin ambasadorin Borchardt. Në vitin e saj të njëzetë, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka bërë përparim të rëndësishëm për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër korrupsionin dhe krimin e organizuar, kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe reformimin e gjyqësorit.

Ambasador, ne mirëpresim veçanërisht qasjen bashkëpunuese me qeverinë shqiptare, shoqërinë civile dhe sektorin privat, dhe e vlerësojmë shumë raportin e hollësishëm të detajuar që sapo keni dhënë.

Ambasador, vëmë re punën e rëndësishme të stafit tuaj në mbështetjen e vëzhguesve të zgjedhjeve të ODIHR-it – për të ndihmuar Shqipërinë me zgjedhjet parlamentare në Qershor. Në raportin e tij fillestar, ODIHR-i gjeti se kandidatët kishin bërë fushatë të lirë dhe respektuan të drejtat themelore. Po kështu ODIHR raportoi se Shqipëria nuk arriti të adresojë shumë nga rekomandimet e ODIHR dhe Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës nga viti 2013 dhe 2015, duke përfshirë nevojën për depolitizimin e administratës zgjedhore. Përveç kësaj, ODIHR raportoi se besimi i publikut në procesin zgjedhor mbetet i ulët. Rrjedhimisht, Shtetet e Bashkuara përshëndetën takimin e parë të komitetit ad hoc të reformës zgjedhore të Shqipërisë më 10 Nëntor.

OSBE po mbështet gjithashtu përpjekjet e Shqipërisë për të zhvilluar një sistem për Informimin e Pasagjerëve, i cili kërkon të përmirësojë përpjekjet globale për të penguar terroristët tw futen nw perwndim.

Misioni juaj ka qenë gjithashtu aktiv në hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit të Shqipërisë kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit për periudhën 2017 -2020. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të krijojnë një koordinim edhe më të ngushtë me zyrën tuaj në ndjekjen e qëllimeve të përbashkëta.
Mbetet shumë punë për tu bërë në Shqipëri. Korrupsioni dhe kriminaliteti në të vërtetë mbeten pengesa për prosperitetin në Shqipëri. Prokuroria e Tiranës po heton aktualisht më shumë se 3,000 raste të shkarkimeve nga puna gjatë fushatës zgjedhore 2017, një shqetësim që është ngritur edhe nga ODIHR. Sakaq, një ish-ministër i Brendshëm – i cili tani deputet është i implikuar në Itali nw mbështetjen e trafikantëve të drogës. Duke adresuar kwto probleme koordinimi midis aktorëve ndërkombëtarë do të vazhdojë në Shqipëri”. /Opinion.al

Deklarata e plote e ambasadorit te SHBA ne OSBE



Ju sugjerojmë

“Ligjet”/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet Klodian Braho
Aktualitet

“Ligjet”/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet Klodian Braho

3 Korrik, 2026 11:10 am
Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë
Kryesore

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë

3 Korrik, 2026 10:32 am
Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues
Aktualitet

Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues

3 Korrik, 2026 10:30 am
Protesta para Parlamentit, 20 protestues të shoqëruar
Kronikë

19 protestues të arrestuar, policia del me njoftim zyrtar

3 Korrik, 2026 9:24 am
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

2 Korrik, 2026 9:57 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

2 Korrik, 2026 9:19 pm
Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
Aktualitet

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

2 Korrik, 2026 8:25 pm
Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion
Kryesore

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

2 Korrik, 2026 7:25 pm
Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat
Politikë

Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat

2 Korrik, 2026 6:16 pm
Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm
Aktualitet

Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm

2 Korrik, 2026 5:19 pm
Para
Miley Cyrus është shtatzënë? Fotoja që po çmend fansat

Miley Cyrus është shtatzënë? Fotoja që po çmend fansat

Dako reagon ndaj akuzave: Gati të ballafaqohem me Bashën

Detaje të reja/ Ja si doli emri i Vangjush Dakos në përgjimet e Kosovës

Video/ Anëtarë nga TBA prishin koncertin e Noizyt në New York? Çfarë ka ndodhur

Video/ Anëtarë nga TBA prishin koncertin e Noizyt në New York? Çfarë ka ndodhur
















TE FUNDIT

NATO, Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

NATO, Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat
3 Korrik, 2026

Vendet evropiane të aleancës së NATO, kanë mbuluar pothuajse të gjitha boshllëqet e krijuara nga reduktimi i angazhimeve ushtarake të...

Lexo më shumë

Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor

Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor
3 Korrik, 2026

Vala e të nxehtit fik trurin. Temperaturat ekstreme që po përjetojmë të gjithë këto ditë ndikojnë mjaft negativisht mbi organizmin,...

Lexo më shumë

“Ligjet”/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet Klodian Braho

“Ligjet”/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet Klodian Braho
3 Korrik, 2026

Drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho, është pyetur gjatë Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Civile edhe për çështjen e ’21...

Lexo më shumë

Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet
3 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka rënë dakord për “pothuajse gjithçka që SHBA i nevojitet” në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}