Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria parajsë fiskale për turizmin? “Të notosh kundër rrymës”…

2017/11/14 at 2:38 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqipëria parajsë fiskale për turizmin? “Të notosh kundër rrymës”…

ZEF PREÇI


Shkak për këtë koment u bë debati i sotëm në Komisionin e Ekonomisë të Kuvendit të Shqipërisë mbi statusin e kompanive të tipit offshore apo të regjistruara në parajsat fiskale dhe përpjekjet e sforcuara të ministrit Ahmetaj për t’iu shmangur thelbit të pyetjes në publik rreth kësaj teme… Në fakt, nëse shohim shtypin e Bashkimit Europian vërehet se, për fat të keq, vendi ynë po noton “kundër rrymës”… Kështu, vetëm dy muaj më parë, ministrat e financave të vendeve të BE-së diskutuan dhe ranë dakord që në muajin dhjetor të miratojnë një listë të zezë të parajsave fiskale (www.reuters.com/ article/us-eu-ecofin/eu-plans-adoption-of-tax-haven-list-in-december-eus-toniste)

Siç dihet, duke filluar nga kriza e madhe financiare që zgjat gati prej një dekade, një numër skandalesh kanë hedhur dritë mbi praninë e një numri kompanish, duke përfshirë edhe disa banka në parajsat fiskale. Në fakt, qysh në prill të vitit 2016, zyrtarë të lartë të qeverisë kanë qenë angazhuar në hetimin e parajsave fiskale dhe në rishikimin e kuadrit ligjor përkatës edhe në vendin tonë.

Për këtë qëllim ka qenë angazhuar Zyra e Trajtimit të Koncesioneve në Ministrinë e Zhvillimit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Turizmit, por deri në ditën e sotme duket se kjo çështje është arkivuar me kohë, aq sa nuk dihet as numri i kompanive offshore, që kanë marrë nën kontroll shumicën e koncesioneve në ekonominë tonë kombëtare. Edhe kur filloi i ashtuquajturi “aksion kundër informalitetit”, nga ana e qeverisë ka pasur një angazhim për të hetuar në drejtim të këtyre kompanive dhe për të frenuar përdorimin e mekanizmave ligjorë për fshehjen e taksave dhe transferimin jashtë vendit në mënyra të dyshimta të kapitaleve dhe fitimeve të siguruara prej tyre, por edhe pasurimin e paligjshëm të zyrtarëve të lartë të vendit.

Sipas një raporti të vitit që shkoi të KLSH-së, vetëm në sektorin e naftës, rreth 1/2 e kompanive strategjike që kanë marrë me koncesion njërën nga pasuritë më të rëndësishme të vendit – shfrytëzimin e zonave naftëmbajtëse, janë kompani offshore, d.m.th., të regjistruara në parajsat fiskale dhe të hyrat në buxhetin e shtetit nga ky sektor janë shumë larg në raport me rritjen agresive të nxjerrjes së naftës nga nëntoka.

Janë disa konkluzione të rëndësishëm që shtynë Bashkimin Europian të ndërmarrë nisma ligjore – që kanë qenë edhe më parë në fuqi në vendet e BE-së, sipas një liste të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) që po përforcohen aktualisht – është edhe fakti se tashmë është provuar se nivelet tërheqëse të ulëta të detyrimeve fiskale nuk janë të mjaftueshme për të nxitur praninë e kapitalit të huaj. Po kështu, vihet re lehtë se cilësia e lartë e qeverisjes mbetet përcaktuese, d.m.th., kompani të tilla orientohen drejt vendeve me qeverisje më të dobët, siç është edhe Shqipëria dhe përgjithësisht vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa Komisioni Europian është i shqetë- suar posaçërisht për të luftuar shmangien nga taksat dhe kjo luftë është intensifikuar posaçërisht mbas publikimit të dokumenteve të njohura si “Panama Papers”. Në respekt të mënyrës se si funksionon Komisioni Europian, Brukseli ka propozuar gjithashtu ngritjen e regjistrave publikë që do të zbulonin pronarët e vërtetë të kompanive, të cilët shpesh janë të fshehur nga emra të tjerë në firmat guaskë, në juridiksione “parajsat fiskale”.

Gjithashtu, ka propozuar raportim të detyrueshëm nga firmat e mëdha shumëkombëshe të fitimeve të bëra dhe taksat e paguara në çdo shtet ku ato veprojnë, në një përpjekje për të zbuluar se sa nga të ardhurat e tyre janë transferuar në vendet me tatime të ulëta. Ndërkaq, tri ditë më parë Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për turizmin”, ku përcaktohen kriteret që hotelet me 4 dhe 5 yje të marrin statusin special. Sipas këtij projektligji, lehtësitë fiskale i përfitojnë hotelet me 4 yje për vlerë investimi të paktën 8 milionë euro dhe për hotelet me 5 yje të jetë të paktën 15 milionë euro.

Statusi special do të jepet nga Ministria e Ekonomisë, por kriteret e tjera, procedurat dhe dokumentacioni që duhet të plotësojnë subjektet që duan të aplikojnë për statusin “Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special”, përcaktohen nga Këshilli i Ministrave, duke i lënë fuqi të madhe në dorë këtij të fundit.

Në vlerësimin tim, ky vendim është i nxituar dhe pa dashur të paragjykoj investitorët (ka gjasa të jenë më shumë vendas dhe më pak të huaj), mendoj se ky vendim krijon favorizime të pajustifikuara për disa operatorë ekonomikë që nuk kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit, sjell deformimin e tregut dhe të konkurrencës në vend, i jep pushtet të pakufizuar dhe të pakontrollueshëm ministrit përgjegjës për ekonominë dhe krijon humbje të panevojshme në të ardhurat buxhetore për një periudhë të gjatë kohë.

Shkalla ende e lartë e informalitetit në vend, nevoja për të zhvilluar disa sektorë të tjerë prioritarë, siç është bujqësia, industria e lehtë dhe ushqimore, agro-përpunimi, por edhe disa degë të industrisë për të cilat vendi ynë ka lëndë të parë (p.sh. minerale) etj., bëjnë që ky favorizim fiskal të jetë thjesht favorizues për lobe të caktuara të biznesit, për oligarkë dhe lobistë të ndryshëm vendas dhe të huaj, si dhe të shndërrohet në një mjet përmes të cilit të kanalizohet një pjesë e parave të pista të grumbulluara për shkak të “korrjeve të bollshme” dhe stoqeve të kanabis sativa të vitit që shkoi.

Ndërsa për parajsat fiskale, do të ishte në interesin kombëtar që qeveria të merrte masa të ngjashme me ato që po ndërmerr Komisioni Europian dhe jo të bëjë të kundërtën, si në rastin e “turizmit elitar”, që për të qenë vërtet elitar, ka nevojë para së gjithash për një ekonomi kombëtare të zhvilluar, për fuqi blerëse të popullsisë, për infrastrukturë bashkëkohore, për sundim të ligjit, për rend e siguri publike të jetës e pronës, etj.

Etiketa: koment zef preci


Ju sugjerojmë

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike
Bota

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike

7 Tetor, 2025 3:17 pm
Gjermani/ Kryetarja e bashkisë së Herdecke qëllohet 13 herë me thikë para banesës
Bota

Gjermani/ Kryetarja e bashkisë së Herdecke qëllohet 13 herë me thikë para banesës

7 Tetor, 2025 3:09 pm
Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare
Aktualitet

Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare

7 Tetor, 2025 2:59 pm
I dënuar për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari nga Brazili
Kronikë

I dënuar për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari nga Brazili

7 Tetor, 2025 2:17 pm
Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi
Kryesore

Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi

7 Tetor, 2025 1:33 pm
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Rajoni

“Serbia po ndërhyn në zgjedhjet e Kosovës”, Kurti thirrje BE: Ndëshkoni Beogradin

7 Tetor, 2025 1:10 pm
Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba
Kronikë

Kërcënoi se do vriste gjykatësit, shoqërohet në komisariat xhaxhai i Elvis Shkambit

7 Tetor, 2025 12:38 pm
FOTO/ Ky është autori që vrau në sallën e Gjykatës gjyqtarin Astrit Kalaja
Kronikë

Zbardhet dëshmia e Elvis Shkëmbit para policisë: Më kapi një mllef…

7 Tetor, 2025 12:20 pm
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Rama: Nga sot transferta në euro me vendet e BE me komisione shumë më të ulëta

7 Tetor, 2025 12:18 pm
Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba
Kronikë

Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba

7 Tetor, 2025 12:05 pm
Para
Shqipëria rrezikon të humbasë 2 miliardë euro në gjyqet ndërkombëtare

Rama pranon dështimin me biznesin e madh, po tatimet ku ishin?

Ekskluzive/ Urdhër arresti për gjyqtarin Shkëlqim Miri

A mori gjyqtari 30 mijë euro? Zbardhet dëshmia e vjehrrit të Gentian Dodës

2018, viti i trazirave të mëdha dhe sulmeve me armë kimike: Profecia e burrit që parashikoi fitoren e Trumpit

2018, viti i trazirave të mëdha dhe sulmeve me armë kimike: Profecia e burrit që parashikoi fitoren e Trumpit
















TE FUNDIT

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike
7 Tetor, 2025

Të paktën 15 milionë adoleshentë të moshës 13 deri në 15 vjeç përdorin cigare elektronike në mbarë botën, sipas raportit...

Lexo më shumë

Gjermani/ Kryetarja e bashkisë së Herdecke qëllohet 13 herë me thikë para banesës

Gjermani/ Kryetarja e bashkisë së Herdecke qëllohet 13 herë me thikë para banesës
7 Tetor, 2025

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në Herdecke, në rajonin e Westfali. Kryebashkiakja e Herdecke Iris Stalzer, e cila sapo ishte...

Lexo më shumë

Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare

Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare
7 Tetor, 2025

Edicioni i 41-të i Festivalit të Filmit të Aleksandrisë i jep Robert Budinës dy çmime, skenari më të mirë dhe...

Lexo më shumë

I dënuar për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari nga Brazili

I dënuar për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari nga Brazili
7 Tetor, 2025

Policia Kufitare në aeroportin “Nënë Tereza” ka ndaluar një 51-vjeçar brazilian gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri, pasi rezulton...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com