Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një aforizëm për secilën shenjë të horoskopit

2017/11/13 at 11:55 AM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 5 min
A A
Një aforizëm për secilën shenjë të horoskopit

Citimet dhe thëniet e dijetarëve mund të ndriçojnë ditët tona…. ja çfarë na sugjerojnë  yjet. Në shumë momente të jetës, të lumtur apo të trishtuar qofshim, mund të ndodhë që të kemi nevojë të lexojmë fjalë, që na japin një motivim të ri për të ecur përpara. Një aforizëm apo një citim nga një dijetar, mund të jetë iluminues për ditët tona dhe mund të na japë  forcën për të bërë diçka të dobishme dhe të rëndësishme. Horoskopi na sugjeron nga një aforizëm për çdo shenjë zodiakale. Yjet gjithmonë kanë qenë këshilltarë të vyer: Le t’i lëmë të na udhëheqin!


DASHI – Aforizmi juaj vjen direkt nga Manuali i Luftëtarit të Dritës i Paulo Coelho dhe thotë kështu: “Një luftëtar i përgjegjshëm nuk është ai që merr përsipër gjithë peshën e botës. Por është ai që ka mësuar  të përballet me sfidat e momentit.” Në rastin tuaj, sfidat e përditshme shërbejnë për t’iu bërë më të fortë dhe më energjik. Të pëlqen të mendosh që e ke fituar gjithçka që ke me forcat  e tua. Megjithatë, ndonjëherë mund të pranoni edhe ndihmën e ndonjë miku.

DEMI – Një nga cilësitë tuaja më të mëdha është padyshim durimi. Gjithmonë di të presësh momentin e duhur për të realizuar atë që dëshiron. Ndoshta juve do t’iu përshtatej një aforizëm i Epictetus që thotë: “Asnjë vepër e madhe nuk krijohet në një çast, madje as rrushi dhe as fiqtë. Nëse tani më thua “dua një fik” të përgjigjem: “Duhet kohë”. Në fillim të çelin lulet, pastaj të zhvillohen frytet dhe pastaj të piqen.” Raporti juaj i mirë me kohën mund të jetë shumë fitimprurës!

BINJAKËT – “Unë nuk kam ndonjë talent të veçantë, thjesht jam pafundësisht kurioz.” Ky citim i Albert Aishtain mund t’i përshtatet plotësisht jetës suaj. Kureshtja juaj e lindur është në të vërtetë motori që ju nxit të bëni diçka. Dhe ndoshta brenda këtij kurioziteti fshihet sekreti i rinisë suaj të përjetshme, i aftësisë suaj për ta shikuar botën si një fëmijë, që habitet nga mrekullitë e vazhdueshme që ndodhin çdo ditë, pa e vënë re të tjerët.

GAFORRJA – Mësimi që jepet në këto fjalë të Konfucit duket që është shumë i çmuar për ju: “Për ta vënë botën në rregull, ne duhet ta vendosim kombin në rregull. Për të vënë kombin në rregull, ne duhet ta vendosim familjen në rregull. Për ta vendosur familjen në rregull, ne duhet të vëmë jetën tonë personale. Për të vënë jetën tonë personale, ne duhet së pari të vëmë zemrat tona në vend. ” Mund të rilexosh këtë sa herë ndihesh në vështirësi dhe nuk di si të veprosh.

LUANI – Për ju mund të jenë të përshtatshme fjalët e Mark Twain: “Ne mund të arrijmë të kemi miratimin e të tjerëve, nëse veprojmë mirë dhe bëjmë maksimumin për ta marrë atë; megjithatë mendimi ynë ka vlerë një mijë herë më shumë; thelbi është që mos kërkoni gjithmonë pëlqimin e të tjerëve: nuk keni nevojë. Ky citat me siguri mund t’ju ndihmojë të kuptoni sesa të vlefshëm jeni dhe sa e rëndësishme është të mos vareni nga të tjerët dhe mendimet e tyre, për veprimet tuaja.

VIRGJËRESHA – Ju pëlqen të qeshni, të bëni shaka dhe shpesh kërkoni të gjeni sarkazëm edhe në aforizmat që lexoni. Oscar Wilde me siguri mund të kënaqë një person ironik dhe brilant si ju me këto fjalë: “Më pëlqen ta dëgjoj veten duke folur. Është një nga gjërat që më argëton më shumë. Shpesh mbaj biseda të gjata me veten dhe jam aq i zgjuar saqë nganjëherë nuk kuptoj as edhe një fjalë nga ato që them.” Dhe natyrisht për ju nuk ka shumë rëndësi që të tjerët të kuptojnë  fjalët që thua.

PESHORJA – Në fjalët e Khalil Gibranit, jepet një mësim që ju e shihni themelor dhe të domosdoshëm  për të jetuar në harmoni me botën që ju rrethon. Aforizmi është ky: “Qetësia dhe mirësia nuk janë simptomë e dëshpërimit dhe dobësisë, por shprehje e forcës dhe vendosmërisë”. Që nga fëmijëria e ke kuptuar fuqinë e një fjale ose të një veprimi të mirë. Me sjelljen tënde të mirë mund të arrini të bëni edhe të pamundurën të mundur. Ua mësoni edhe të tjerëve këtë gjë.

AKREPI – Me shenjën tuaj lidhet shpesh tema e vdekjes dhe për këtë arsye aforizmi i zgjedhur për ju thotë: “Vdekja është ndoshta shpikja më e madhe e jetës. Flakeni tutje të vjetrin për të krijuar vend për një të ri. Këto fjalë Steve Jobs na kujtojnë  se për çdo fund ka një fillim të ri dhe se ky fund është absolutisht i nevojshëm nëse vërtet doni të filloni diçka të re. Ju nuk keni frikë të flisni për vdekjen dhe argëtoheni kur e përfshini atë në shumë fusha të jetës.

SHIGJETARI – Për ju që i doni udhëtimet mund të jetë i përshtatshëm një aforizëm i nxjerrë nga “Qytetet e padukshme” të Italo Calvinos. Fjalët janë këto: “Në një qytet nuk shijon shtatë apo shtatëdhjetë e shtatë mrekullitë, por merr përgjigje për një nga shumë pyetjet tuaja”. Kjo është arsyeja pse ju pëlqen të udhëtoni, të gjeni përgjigje të reja brenda jush, në botën tuaj të brendshme. Çdo qytet nxjerr një anë tënden, që as vet nuk e njihje, dhe në çdo qytet lë pak nga zemra jote.

BRICJAPI – Një aforizëm i Epikurit me siguri mund të kënaqë urinë tuaj për mençuri: “Nuk mund të jetoni të lumtur, pa jetuar me mençuri dhe drejtësi, por nuk mund të jetoni as me mençuri dhe drejtësi pa qenë të lumtur.” Këto fjalë do t’iu ndezin. Sekreti për një jetë të lumtur mund të jetë, pra, shumë më e thjeshtë se ajo që ju keni imagjinuar gjithmonë.

UJORI – “Gjeniu dhe i çmenduri kanë diçka të përbashkët: ata të dy jetojnë në një botë të ndryshme nga ajo që ekziston për të tjerët”. Arthur Schopenhauer me këto fjalë duket se i referohet botës tuaj ideale,në botën ku strehoheni sa herë që mendoni se të tjerët nuk janë në gjendje të kuptojnë se çfarë mendoni dhe çfarë ndjeni. Gjenialiteti juaj shpesh merret për çmenduri nga ata që jetojnë sipas rregullave që vijnë të diktuara nga shoqëria.

PESHQIT – Një citim i Oshos thotë kështu: “Vetëm një për qind e njerëzve shkon pak më tej. Poetët, piktorët, muzikantët, kërcimtarët, këngëtarët kanë ndjeshmëri që u lejon atyre të perceptojnë diçka përtej trupit. Ata mund të perceptojnë bukuritë e mendjes, shqisat e zemrës, sepse ata jetojnë edhe në atë planet”. Mundësitë që ju të bëni pjesë në këtë një përqindësh janë shumë të larta. Ndjeshmëria është një dhuratë që e ke që nga fëmijëria e hershme. Shfrytëzoje./albertvataj.com

Etiketa: aforizma shenja horoskopi pershtatje


Ju sugjerojmë

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve
-Kulturë

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve

21 Qershor, 2026 11:24 am
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Life Style

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

5 Qershor, 2026 5:18 pm
Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje
Life Style

Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje

1 Qershor, 2026 9:41 am
Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale
Life Style

Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale

26 Maj, 2026 3:16 pm
10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana
Life Style

10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana

25 Maj, 2026 7:32 pm
Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen
Life Style

Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen

25 Maj, 2026 8:54 am
(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit
-Kulturë

(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit

16 Maj, 2026 12:13 pm
Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin, ja çfarë thonë ekspertët
Life Style

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin, ja çfarë thonë ekspertët

10 Maj, 2026 11:26 am
1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…
-Kulturë

1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…

22 Prill, 2026 12:38 pm
Para
Vetëm 2 investitorë të huaj në një vit!

Tabaku: Qeveria mashtron, në 2018 s’do ketë rritje pagash e pensionesh

Në çdo rast fajin për kanabisin e ka Saimiri…

Në çdo rast fajin për kanabisin e ka Saimiri...

Femrat apo meshkujt/ Kush janë më të lumtur kur janë single?

Femrat apo meshkujt/ Kush janë më të lumtur kur janë single?
















TE FUNDIT

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta
22 Qershor, 2026

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjës. Një 71 vjeçare ka humbur jetën teksa...

Lexo më shumë

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
22 Qershor, 2026

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe nga...

Lexo më shumë

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos
22 Qershor, 2026

Përfaqësuesja e Portugalisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Uzbekistanit në zonën e Palm Beach, pranë Miamit, mes kushteve të vështira...

Lexo më shumë

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror
22 Qershor, 2026

Mikel Oyarzabal ka qenë protagonisti absolut i pjesës së parë të ndeshjes mes Spanjës dhe Arabisë Saudite. Sulmuesi spanjoll fillimisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}