Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video “Takohemi në gjyq”/ Vajza-babait: “Shtëpinë që ta bleva unë si ia kalove vëllait”

2017/11/12 at 8:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video “Takohemi në gjyq”/ Vajza-babait: “Shtëpinë që ta bleva unë si ia kalove vëllait”

Alkena jeton në Gjermani dhe ka marrë vesh që babai i saj do të shesë shtëpinë që e ka blerë ajo vetë, pa kontaktuar me të. Për këtë arsye ajo ka ardhur në një seancë ndërmjetësimi, në “Shihemi në Gjyq”, së bashku me babain e saj Nazin.


sepse vetë nuk kisha shtëpi në ato momente, ia bleva babait. Sot, pas 17 vitesh vij edhe zbuloj se shtëpia, që në fakt është në emër të babait tim, por që ia kam blerë unë, është në shitje”.

Për këtë arsye, shpjegoi ajo më tej, thërriti sot babain e saj për ta pyetur përse ka dalë në shitje kjo shtëpi, pa i thënë asgjë. Në debat e sipër, Eni Çobani zbuloi se në fakt, shtëpia nuk është as në emër të Alkenës e as në emër të babait të saj, por në emër të Julianit, pra vëllait të Alkenës. E duket se zanalla e koniktit është pikërisht kjo. “Dhe kjo është e keqja e dytë që i është bërë Alkenës, që nuk iu është thënë se këtë shtëpinë Nazi nuk e ka vënë në emër të vet, por e paska vënë në emër të Julianit. Arsyen përse e ka vënë do ta dëgjojmë”, tha shpjegoi Çobani. Por Zoti Nazi e mohoi këtë. “Nuk e kam vënë unë, e ka bërë ai në mënyrë abuzive”. E në këtë pikë, e bija e pyeti se kur e kishte marrë vesh këtë gjë.

Zoti Nazif zbuloi se kishte lënë në shpresën që të mos e fuste në gojë të gjykatës, që të mos i fuste probleme me drejtësinë. Ai tha se i biri kishte falsifikuar dokumentet. Por ky pohim u kundërshtua nga Çobani, e cila tha se gjëra të tilla nuk është e mundur të ndodhin pa qenë në dijeni.

Alkena: Kam një jetë që jam në kurbet, ty të bëra me shtëpi, sot marr vesh që po e shet, bashkë me vëllain tim.

Nazif: Unë kam menduar që të mund ta zgjidhnim në mënyrë miqësore.. nuk desha të të shqetësoj.

Alkena: Po më shqetësove njëherë e mirë, më fute thikën në mëlçi mua ti.

Nazif: Në qoftë se ju kam borxh do t’jua kthej.

Alkena: Jo unë nuk dua borxhin, unë dua shtëpinë të kthehet në emrin tënd.

Zonja Çobani insistoi që Nazifi të sqaronte dhe të thoshte të vërtetën, sesi kaloi shtëpia në emër të Julianit.

“Momentin që mua më nxori vajza letrat për bashkim familjar në Itali”.

Kjo ka ndodhur që atëherë?

“Po”.

Çobani: Pra ju këtë shtëpi ia keni blerë Donika Plasotit. Ju keni vetëm dy deklarata, por kontratë shit – blerje ka vetëm Juliani me zonjën Plasoti. Si është e mundur? Si u bë kjo kontratë, me apo pa lejen tuaj?

Nazifi: E bëri ai pa lejen time. Unë kam ardhur në Itali.

Për të sqaruar sesi u bë kontrata e shit – blerjes, stafi i “Shihemi në gjyq” kontaktoi në telefon me Donika Plasotin. Kjo e fundit shpjegoi se në total ka marrë 8 milion lekë të vjetra, me anë të një deklarate me shkrim. E pyetur se përse nuk ka një kontratë shit – blerje me zotin Nazif Zaçes, Donika e hodhi poshtë këtë pretendim dhe tha se kontrata është bërë në Shijak. Ajo tha se kontratën ia ka lënë pikërisht këtij të fundit, tek një noter në hyrje në Shijakut. Madje ajo tha se Nazifi duhet t’i ketë të gjitha dokumentet. Por në kontratën e lexuar nga Çobani rezulton se shtëpia i është shitur djalit të Nazifit, Julianit.

Këtë Donika e hodhi poshtë, madje ajo tha se nuk e njeh Julianin. Ajo tha se fëmijët e saj nuk kanë ardhur që Shqipëri dhe se në prokurë nuk ka firmosur askush tjetër përveç saj, apo bashkëshortit. Donika theksoi më tej se ka ardhur në Shqipëri dhe kam firmosur, por nuk ka firmosur për fëmijët e saj, ndryshe nga sa tregon një prokurë. Pra rezulton se janë dy prokura, një të Zonja Plasoti e ka bërë me Nazifin tek një noter dhe një tjetër që është bërë në një tjetër noter, që mban firmën e gjithë familjes, përfshirë edhe fëmijëve të Donika Plasari, me Julianin.

Ai nuk pranoi të bënte lidhje telefonike, por kishte lënë një mesazh për Çobanin: “Ju lutem mos më shqetësoni më. Zonja Eni të më dërgojë një adresë emaili dhe unë do t’i dërgoj çdo dokument që kam.”

Në fund, Çobani shpjegoi se prokura del e pavlefshme, që bën që edhe kontrata e shit – blerjes do të dalë e pavlefshme. Ajo tha se pas një padie të Alkenës gjithçka do të dalë e pavlefshme dhe shtëpia do të kalojë, në mënyrë ligjore, në emër të babait. Do të jetë ky i fundit që do të vendosë më pas se kujt do t’ia lerë shtëpinë.

Pikëpyetja që mbeti ishte, si arriti ta bënte vëllai këtë gjë? Alkena tha se vëllai pretendon që në 2 vitet që ka jetuar në Itali tek e motra, ai ka kontribuuar mjaftueshëm për ta merituar shtëpinë. “Pretendon diçka që është e pa pretendueshme. Në vitin 1998 e kam marrë në Itali, Në vitin 2000 u martua dhe solli edhe gruan. Në këto dy vite ai pretendon se në shtëpinë time më ka mbajtur ai mua, në një kohë kur burri im sillte 2 milion e gjysmë lireta në shtëpi”, tha Alkena./tvklan.al

Etiketa: Eni CobaniTakohemi ne gjyq


Ju sugjerojmë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Rusia aktivizon bllokimin total të eksportit të hidrokarbureve

28 Korrik, 2025 10:58 pm
Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin
Kronikë

Zbardhet vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, i dashuri e dhunoi dhe e dogji…

28 Korrik, 2025 10:23 pm
Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit
Sport

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit

28 Korrik, 2025 9:36 pm
Përmbytje masive në Rumani, tre viktima
Bota

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

28 Korrik, 2025 8:38 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Plagosja me thikë e të riut në Vlorë, policia: Po punojmë për kapjen e autorit

28 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer: Person i keq

28 Korrik, 2025 8:08 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagoset me thike 25-vjeçari në Vlorë

28 Korrik, 2025 7:56 pm
VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri
Life Style

VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri

28 Korrik, 2025 7:36 pm
Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume
Sport

Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume

28 Korrik, 2025 7:08 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet një person i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës

28 Korrik, 2025 7:07 pm
Para
Video/ Njihuni, ja kush është sulmuesi më i keq i të gjitha kohërave?

Video/ Njihuni, ja kush është sulmuesi më i keq i të gjitha kohërave?

Intervista/ Vilma Masha: Ja kush është futbollisti që më pëlqen më shumë

Intervista/ Vilma Masha: Ja kush është futbollisti që më pëlqen më shumë

I quajti “kazan”, gazetarja e “Le Iene” i kthehet Ramës: Do na e dëgjosh zërin

I quajti "kazan", gazetarja e "Le Iene" i kthehet Ramës: Do na e dëgjosh zërin
















TE FUNDIT

Rusia aktivizon bllokimin total të eksportit të hidrokarbureve

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
28 Korrik, 2025

Autoritetet ruse po vendosin përsëri një ndalim të plotë të eksporteve të benzinës nga vendi, me qëllim uljen e çmimeve...

Lexo më shumë

Zbardhet vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, i dashuri e dhunoi dhe e dogji…

Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin
28 Korrik, 2025

Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua më herët nga policia si autor...

Lexo më shumë

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit
28 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut...

Lexo më shumë

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima
28 Korrik, 2025

Rumania po kalon një nga situatat më të rënda natyrore të viteve të fundit, pasi përmbytjet e mëdha që kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com