Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berlusconi mund të rikthehet…

2017/11/09 at 10:52 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berlusconi mund të rikthehet…

Një kufomë e politikës është ringjallur.


“Berlusconi jeton“, titullonte e përditshmja “La Verità” artikullin e saj, dhe një karikaturë në “Corriere della Sera” e tregon Berlusconin duke dalë nga një varr si Llazari në Testamentin e Ri.

81 – vjeçari ka qenë katër herë kryeministër dhe ka lënë pas një sërë skandalesh, afera seksuale dhe një gjykim për evazion fiskal. E megjithatë influenca e tij në politikën italiane është sërish e pranishme.

Ai vetë nuk kandidonte në zgjedhjet rajonale në Sicili. Sidoqoftë Berlusconi në sfond është përpjekur që kampi i qendrës së djathtë me Nello Musumeci të ketë një kandidat të përbashkët e ai ka bërë reklamë për të. Musumeci fitoi zgjedhjet me 40 përqind.

“Sicilia, ashtu sikurse e kam kërkuar unë, ka votuar për rrugën e ndryshimeve”, shprehet i entuziazmuar Berlusconi në një mesazh me video në Facebook.

Vërtetë Sicilia tradicionalisht zgjedh në mënyrë konservatore, por kryeministri i deritanishëm socialdemokrat ishte një përjashtim. Ndërsa aleanca e Musumecis është më shumë se sa konservatore. Ajo bashkon partinë e moderuar të djathtë të Berlusconit Forza Italia me Lega Nordin ksenofobe si dhe me një parti tjetër të ekstremti të djathtë me emrin “Vëllezërit e Italisë”. Musumeci konsiderohet si “postfashist”.

Partia më e fortë si parti më vete doli lëvizja kritike ndaj Europës Pesë Yje me rreth 35 përqind, ndërsa socialdemokratët janë ndëshkuar ashpër nga zgjedhësit. Kampin e qendrës se majtë e ka dëmtuar jo vetëm bilanci i dobët i poliitkës rajonale, por edhe përçarjet brenda vetes. Kjo vlen edhe në nivelin kombëtar. Tek e fundit pjesëmarrja e ulët në votime pasqyron frymën në ishull: më pak se një në dy zgjedhës ka votuar.

Problemet e Sicilisë janë problemet e Italisë

Në thelb problemet e Sicilisë janë edhe problemet e të gjithë Italisë, vetëm se më keq: borxhe të larta, papunësi e lartë (tek të rinjtë është i prekur më shumë se një në dy vetë), rritje e dobët ekonomike, influencë e mafies. Këtyre u shtohet edhe kriza e refugjatëve prej afërsisë me Afrikën. Partitë e djathta në luftën elektorale ngrinin zërin zërin kundër migrantëve – e me sa duket me këtë temë kanë tërhequr elektorat. Ndaj edhe zgjedhjet rajonale konsiderohen si test për zgjedhjet parlamentare në maj të vitit të ardhëm në mbarë Italinë.

Nëse i referohesh rezultateteve në Sicili, Italia ndodhet para një zhvendosjeje të qartë, larg socialdemokratëve dhe drejt lëvizjes Pesë Yjet ose aleancës së re të qendrës së djathtë si në Sicili. Kandidati kryesor i Pesë Yjeve Luigi di Maio është aq i sigurt për kauzën e partisë së tij, sa ai e “konsideron të vdekur politikisht” ish-kryeministrin socialdemokrat Matteo Renzi.

Berlusconi, për të penguar Pesë Yjet?

Por një tjetër yll është ngjitur tani në qiellin politik, e ky është sërish Silvio Berlusconi. Ai e reklamon aleancën e djathtë sociale si një alternativë serioze kundrejt Pesë Yjeve- Ai, personifikimi i skandalit, u premton sicilianëve pas fitores “kthesë rrënjësore, të ndershme, konstruktive bazuar tek ndershmëria, kompetenca dhe përvoja”.

Maurizio Gasparri, kryetari i grupit parlamentar të Forza-Italia-s në senat tha: “Humbja e socialdemokratëve është evidente. Aleanca e qendrës së djathtë me programin e saj të arsyeshëm, që është projektuar nën kujdesin e Berlusconit, ka gjetur mbështejen e zgjedhësve.”

Por përse kjo ringjallje e Berlusconit të zhytur në skandale? Historiania Anna Foa në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuter konstaton me dëshpërim: “Ky është një vend, në të cilin fiton votat e zgjedhësve, duke shkelur rregullat.” Ndërsa kolegu i saj Giovanni Orsina mendon: “Berlusconi është si një makinë e përdorur me garanci. E di se çfarë merr.”

Tani për tani nuk duket sikur socialdemokratët në pushtet do të mubd t’i rifitojnë zgjedhjet vitin e ardhshëm. Nëse lëvizja Pesë Yjet nuk fiton, atëherë do të jetë aleanca e qendrës së djathtë nën drejtimin e Berlusconit, ajo që do të vijë në pushtet.

Deri tani Berlusconi pas dënimit duket se nuk do të mund të bëhet më kryeministër. Por 81 vjeçari shpreson, që Gjykata Europiane e te Drejtave të Njeriut deri atëherë do ta rrëzojë vendimin.

Por edhe sikur ai të mos bëhet kryeministër, nëse fiton aleanca e tij e Forza Italia-s, Lega Nord-ti dhe “Vëllezërve të Italisë”, Berlusconi do të jetë burri i fuqishëm në sfond. Ky do të ishte një Comeback i pashembullt./Deutsche Welle

Etiketa: berlusconi rikthim


Ju sugjerojmë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Para
Mesazhi i prekës i kolegut të Migenës: Ikja jote, brengë e madhe…

Mesazhi i prekës i kolegut të Migenës: Ikja jote, brengë e madhe...

Video/”Uluni zonjë!” Ndërpritet seanca plenare

Video/"Uluni zonjë!" Ndërpritet seanca plenare

Krimi në familjen shqiptare / Flasin koleget e Migenës: Ishte një nënë e dashuruar (video)

“Mami ka ikur për disa ditë”: Gënjeshtra që i tha të birit babai vrasës
















TE FUNDIT

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
9 Nëntor, 2025

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
9 Nëntor, 2025

Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë....

Lexo më shumë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com