Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeprokurori ‘i përkohshëm’ i Rilindjes

2017/10/29 at 7:21 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryeprokurori ‘i përkohshëm’ i Rilindjes

Nga Artan Hoxha


Në kulmin e akuzimit dhe demaskimit për përfshirjen në krim e droge, Rilindja duket se po përgatitet, urtë e butë e nën rrogoz, të emërojë Kryeprokurorin e “përkohshëm” sapo ti mbarojë mandati 5-vjeçar, punë javësh, Kryeprokurorit aktual, Adriatik Llalla.

Për këtë, e sipas saj, Rilindja i ka marrë masat me kohë përmes nenit tranzitor nr. 109 të ligjit 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë”, ligj i miratuar nga Kuvendi me 6.10.2016 (shih me poshtë nenin).

Ky ligj, si dhe shumë ligje të tjera përveç atij për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), u miratua njëanshmërisht nga mazhoranca Rilindje+LSI+PDIU në shtator-tetor 2016, pas miratimit konsensual të ndryshimeve kushtetuese me 21-22 korrik 2016. Opozita demokrate i denoncoi këto ligje si antikushtetuese dhe për disa prej tyre vijon shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas nënkuptimit rilindës të nenit 109 të këtij ligji, sapo t’i mbarojë mandati 5-vjeçar, Adriatik Llallës, në kushtet kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ende nuk është krijuar dhe pra s’ka se kush të propozojë kandidatura, Kuvendi, me shumicë të thjeshtë, mund të caktojë një Kryeprokuror nga radhët e prokurorëve aktuale me mandat të përkohshëm (nënkupto afatshkurtër) derisa të krijohen kushtet për ta zgjedhur Kryeprokurorin sipas modelit të ri të Kushtetutës, me propozim të KLP dhe miratim të Kuvendit me të paktën 84 vota.

Shumica e thjeshtë në Kuvend varion nga 36 vota nëse në seancë marrin pjesë 71 deputetë e deri dhe mjaftueshmërisht 71 vota nëse në seancë marrin pjesë 140 deputetë. Rilindja e zotëron rehat-rehat këtë shumicë.

Situata që mund të krijohet në pak javë – pa Prokuror të Përgjithshëm dhe pa KLP – mund të ishte krijuar edhe muaj më parë, edhe para zgjedhjeve të qershorit 2017, mjafton që për një shkak ligjor të largohej Kryeprokurori aktual ndërkohë që KLP ende nuk do të ishte ngritur.

Me ndërhyrjen e fortë të opozitës, në nenin 179 pika 13 e Kushtetues (shih nenin më poshtë) ishte parashikuar situata pa Prokuror të Përgjithshëm por me KLP funksionale e që jep kandidatura e, nëse kjo situatë do të kishte ndodhur para 1 shtatorit 2017, zgjedhja e Kryeprokuririt me mandat 7 vjeçar do të bëhej me të paktën 93 vota.

Situata pa Kryeprokuror njëherazi pa KLP nuk parashikohet shprehimisht në Kushtetutë. Për këtë situatën tjetër menduan më së miri rilindësit në gusht e shtator 2016, kohë kur opozitës demokratë iu mohua konsensusi dhe LSI-ja i miratonte pa verifikim projektligjet rilindëse që pësonin ndryshime edhe të minutës së fundit në komisionin e reformës, pa transparencë e pa analizë.

Që në atë kohë e deri para zgjedhjeve, Rilindësit mendonin se, nëse arrinin ta hiqnin qafe para kohe Adriatik Llallën a ky ikte vetë parakohe, në kushtet e mungesës së KLP, mund të caktonin me shumicë të thjeshtë një Kryeprokuror të përkohshëm.

Por sot, më shumë se kurrë, rilindësve iu duhet një Kryeprokuror, qoftë edhe i përkohshëm, që ta caktojnë vetë ekskluzivisht. Skandalet e plasura si ai Tahiri dhe ato të pritshme që përfliten prodhojnë rrezik serioz edhe për ndëshkim penal edhe për rrënim politik ndaj, një Kryeprokuror i caktuar njëanshmërisht mund të ishte mbrojtësi më i mirë i Rilindjes.

Për më tepër, ky soj Kryeprokurori nga afatshkurtër de jure mund të bëhet afatgjatë de facto. Kryeprokurori i zgjedhur sipas Kushtetutës e me mandat 7 vjeçar kërkon domosdoshmërisht ekzistencën dhe funksionimin normal të KLP. Nëse Kryerokurori i përkohshëm caktohet në mungesë të KLP, për sa kohë KLP mungon, vijon detyrën Kryeprokurori i përkohshëm.

Organet e reja të drejtësisë përfshirë KLP (përveç atyre të vetting-ut), ende nuk janë ngritur, procesi ka ngecur tek mosplotësimi i kandidaturave e një dreq e di se kur mund të krijohen këto organe.

Nëse këtyre vështirësive objektive, që burojnë nga vetë kompleksiteti deri në idiotësi i strukturës së re, iu shtohet edhe pengimi artificial që mund t’ia bëjë procesit pala e interesuar, KLP mund të mos ngrihet për një kohë shumë të gjatë. Të paktën për sa kohë t’i interesojë Rilindjes e, për këtë, Rilindja i ka të gjitha mjetet në dorë.

Afërmendsh që Kushtetuta dhe korpusi ligjor japin argument të shumta se ky intepretim dhe ky veprim i pritshëm i Rilindjes do të ishte antikushtetues. Por, në nevojën akute të momentit, Rilindja me gjasa do të vijojë me planin e saj, siç ka vijuar e vepruar antikushtetutshmërisht edhe në raste të mëparshme ndonëse antikushtetutshmëria ka qenë ashiqare. Ndaj, plani djallëzor rilindës duhet demaskuar, goditur e ndalur, me të gjitha mjetet ligjore, politike e diplomatike, që në gjenezë.

LIGJI 97/2016 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Neni 109

Dispozitë kalimtare për kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë

1. Prokurori i Përgjithshëm në detyrë qëndron në detyrë deri në fund të mandatit, nëse nuk ka arsye për të përfunduar mandatin e tij, sipas kreut VIII, të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” ose si rezultat i procesit të rivlerësimit, sipas ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

2. Në rast se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon përpara kohe, përpara krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, me vendim të Kuvendit, caktohet t’i kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbush kushtet dhe kriteret e kreut IV, seksioni I, të këtij ligji.

3. Kompetencat kalimtare të Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë parashikohen në dispozitat kalimtare të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

KUSHTETUTA

Neni 179 (ndryshuar me ligjin nr.76/2016, neni 45)

PIKA 13. Deri në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se data 1 shtator 2017, zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe e Prokurorit të Përgjithshëm do të bëhet me dy të tretat e anëtarëve të Kuvendit. Zgjedhjet e tjera do të bëhen me tri të pestat e anëtarëve të Kuvendit.

Etiketa: koment artan hoxha


Ju sugjerojmë

Italia i kërkon BE-së të sanksionojë ministrin izraelit
Bota

Deklarata tronditëse e ministrit izraelit: Të digjet i gjithë Libani

19 Qershor, 2026 10:39 am
Deklarata e Trump për bisedimet me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës bruto
Aktualitet

Stabilizohet çmimi i naftës, qeveria ndërpret funksionimin e Bordit të Transparencës

19 Qershor, 2026 9:56 am
Izraeli vijon bombardimet në Libanin jugor, 16 të vrarë
Bota

Izraeli vijon bombardimet në Libanin jugor, 16 të vrarë

19 Qershor, 2026 9:41 am
Përfundon rruga e Darëzezës, Rama: Në shërbim të banorëve dhe vizitorëve
Aktualitet

Përfundon rruga e Darëzezës, Rama: Në shërbim të banorëve dhe vizitorëve

19 Qershor, 2026 9:00 am
Vance: Nuk ka rrezik që SHBA-ja të hyjë në luftë afatgjatë në Lindjen e Mesme
Bota

Anulohen bisedimet SHBA-Iran, JD Vance nuk udhëton në Zvicër

19 Qershor, 2026 8:41 am
Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

18 Qershor, 2026 8:11 pm
Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
Bota

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

18 Qershor, 2026 7:37 pm
Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
Kryesore

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

18 Qershor, 2026 7:20 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

18 Qershor, 2026 6:28 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Politikë

“Do t’ju shkatërroj”, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Marjana Koçeku

18 Qershor, 2026 5:32 pm
Para
Bankers do të japë 200 mijë dollarë për Zharrzën

Bankers do të japë 200 mijë dollarë për Zharrzën

Bjordi Mezini mesazh prekës për Adelën: Faleminderit dhe më fal për çdo gjë

Prishja e banesave në Shkozë, reagon Basha: Rama i mashtroi, do të kërkojmë shpronësim sipas tregut

Shpërthen Basha/ Ramës nuk i mjaftojnë 20 milionë euro për fushatë, por ka çuar drejt vetëvrasjes 
















TE FUNDIT

Deklarata tronditëse e ministrit izraelit: Të digjet i gjithë Libani

Italia i kërkon BE-së të sanksionojë ministrin izraelit
19 Qershor, 2026

Ushtria izraelite njoftoi se katër ushtarë të saj janë vrarë në jug të Libanit, humbjet e para që nga arritja...

Lexo më shumë

Stabilizohet çmimi i naftës, qeveria ndërpret funksionimin e Bordit të Transparencës

Deklarata e Trump për bisedimet me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës bruto
19 Qershor, 2026

Bordi i Transparencës nuk do të jetë më në funksion, njoftoi ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së ministrave. Zhvillimet e fundit...

Lexo më shumë

Izraeli vijon bombardimet në Libanin jugor, 16 të vrarë

Izraeli vijon bombardimet në Libanin jugor, 16 të vrarë
19 Qershor, 2026

Forcat Mbrojtëse të Izraelit vijuan sulmet ajrore gjatë natës në disa zona të Libanit jugor, ku në shënjestër ishin terroristët dhe infrastruktura e Hezbollahut....

Lexo më shumë

Përfundon rruga e Darëzezës, Rama: Në shërbim të banorëve dhe vizitorëve

Përfundon rruga e Darëzezës, Rama: Në shërbim të banorëve dhe vizitorëve
19 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar për përfundimin e rrugës së Darëzezës, një investim që tashmë është vënë në funksion të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}