Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Seks për 50 euro, ndalohet në Tiranë grupi i prostitucionit

2017/10/26 at 10:34 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flasin psikiatrit/ Përse meshkujt paguajnë për seks?

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të shfrytëzimit të prostitucionit, duke vënë në pranga 10 persona dhe proceduar 3 të tjerë. Mësohet se vajzat e moshave të ndryshme shfrytëzoheshin për prostitucion në hotelet e Tiranës, një prej tyre me vendndodhje pranë Tregut Elektrik. Mësohet se pagesa e vendosur shkonte nga 50 deri në 150 euro.

Njoftimi i policisë

Strukturat e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Taksi e lirë 2”, gjatë të cilit janë arrestuar 10 shtetas, si dhe janë proceduar 3 të tjerë, të cilët ushtronin veprimtari të paligjshme, si një rrjet për “shfrytëzim prostitucioni”.


Shtetasit e arrestuar janë si më poshtë: 

1.   Ruzhdi Gapi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Arrestuar për kryerjen e veprës penale  “Shfrytëzim i prostitucionit”

2.   Edmond Shkalla, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë. Arrestuar për kryerjen e veprës penale  “Shfrytëzim i prostitucionit”,

3.   Albina Kasa, 26 vjeç, lindur në Elbasan dhe  banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë. Arrestuar për kryerjen e veprës penale  “Shfrytëzim i prostitucionit”,

4.   A. Ndoja, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i  pa dënuar më parë. Ndaluar për kryerjen e veprës penale “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”

5.   Jani Murati (Gëzim Kasëmi), 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale  “Shfrytëzim prostitucioni”,

6.   Altin Sulejmanasi, 44 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale  “Shfrytëzim prostitucioni”,

7.   Elton Mimini, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale  “Shfrytëzim prostitucioni”,

8.   A.L., 44 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë. Arrestuar për veprën penale  të “Prostitucionit”,

9.   F.P., 32 vjeçe, lindur në Fier dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar. Arrestuar për veprën penale të “Prostitucionit” dhe Prodhim shitje të lëndëve narkotike.

10.  D.D, 42 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit me inicialet:

1. D.D., 25 vjeçe, lindur në Tropojë dhe  banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë,

2.   L.K., 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë,

3. B.C., 39 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë

Operacioni për goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal, u finalizua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, mbas një hetimi 5 mujor me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shtetasit e arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit dyshohen si autorë të veprave penale si: “Shfrytëzim të prostitucionit”, “Mbajtje dhe venie ne perdorim te ambjenteve për prostitucion”, “Prodhim dhe shitje të narkotikeve” si dhe “Prostitucionit”.

Në kuadër të procedimit penal viti 2017, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranës, kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion, që shkonin nga 50 deri 150 euro.

Organizatorët në këtë aktivitet – Albina Kasaj, Jani Murati (alias Gëzim Kasëmi), Ruzhdi Gapi, Edmond Shkalla, Altin Sulejmanasi dhe Elton Mimini, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, – kanë shfrytëzuar për prostitucion vajza të moshave të ndryshme, (emrat e të cilave i cituam më lart), për të ushtruar prostitucion me klientët e gjetur prej organizatorëve.

Aktiviteti kriminal lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist të shtetasve Ruzhdi Gapi dhe Gëzim Kasëmi, duke bërë të mundur transportimin e vajzave, që ushtronin prostitucion, në hotele dhe ambiente që njehsohen me to, të tilla si ambienti “Hotel” pranë kryqëzimit të “Tregut elektrik”, në pronësi të shtetasit A.Ndoja. 

Gjatë arrestimeve të bëra, në disa prej ambienteve është gjetur lëndë narkotike e llojit kokainë e ndarë në porcione, të cilat janë sekuestruar.

Në këtë operacion janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 2 automjete, 9 aparate telefonike, 1 dozë kokainë si dhe një shumë prej 10.000 lekësh.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme, për të zbuluar lidhjet dhe shtrirjen e mundshme të këtij rrjeti kriminal.

Etiketa: prostituciontirane


Ju sugjerojmë

Jet ski përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, humb jetën 22-vjeçari
Kronikë

Jet ski përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, humb jetën 22-vjeçari

16 Qershor, 2026 10:08 am
Hungari, asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 2 mandate
Bota

Hungari, asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 2 mandate

16 Qershor, 2026 8:58 am
Prostuticion në Fier, arrestohen dy kolumbiane
Kronikë

Prostuticion në Fier, arrestohen dy kolumbiane

16 Qershor, 2026 8:56 am
Presidenti i Iranit: Marrëveshja përfundimtare me SHBA nuk është arritur ende
Bota

Presidenti i Iranit: Marrëveshja përfundimtare me SHBA nuk është arritur ende

16 Qershor, 2026 8:54 am
Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe
Aktualitet

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe

16 Qershor, 2026 8:50 am
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

16 Qershor, 2026 8:49 am
Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA dhe Iranit
Bota

Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA dhe Iranit

16 Qershor, 2026 8:48 am
Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
Aktualitet

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

15 Qershor, 2026 10:38 pm
Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
Aktualitet

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

15 Qershor, 2026 8:08 pm
Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
Bota

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

15 Qershor, 2026 7:47 pm
Para
Zaimina në pritje të fëmijës së parë, por për partnerin e saj do të jetë vajza e dytë

Zaimina në pritje të fëmijës së parë, por për partnerin e saj do të jetë vajza e dytë

“Huffington Post”: Departamenti i Shtetit të ndërhyjë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Lu në ujra të turbullta

Ambasadori amerikan reagon për herë të parë për Saimir Tahirin

Deklarata shokuese e fizikanit të njohur: Ky është vrasësi më i madh

Deklarata shokuese e fizikanit të njohur: Ky është vrasësi më i madh
















TE FUNDIT

Jet ski përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, humb jetën 22-vjeçari

Jet ski përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, humb jetën 22-vjeçari
16 Qershor, 2026

Ky është momenti i përplasjes me jet ski të një të riu në Ksamil, në një aksident tragjik ku 22-vjeçari...

Lexo më shumë

Hungari, asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 2 mandate

Hungari, asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 2 mandate
16 Qershor, 2026

Parlamenti i Hungarisë miratoi dje një amendament kushtetues që u lejon kryeministrave të shërbejnë për një maksimum prej tetë vjetësh, duke...

Lexo më shumë

Prostuticion në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Prostuticion në Fier, arrestohen dy kolumbiane
16 Qershor, 2026

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier ka finalizuar operacionin e tretë kundër prostitucionit, duke arrestuar dy shtetase nga...

Lexo më shumë

Presidenti i Iranit: Marrëveshja përfundimtare me SHBA nuk është arritur ende

Presidenti i Iranit: Marrëveshja përfundimtare me SHBA nuk është arritur ende
16 Qershor, 2026

Një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës nuk është arritur ende, tha presidenti iranian – pavarësisht se Donald Trump...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}