Ish-kryeministri Berisha ka folur për çështjen Tahiri në emisionin “Studio e Hapur”. Berisha ka deklaruar se kur Tahiri doli dhe foli për herë të parë për përfshirjen e tij në përgjimet e Habilajve, pikërisht në emisionin “Opinion”, dha njëherazi disa mesazhe të nënkuptuara.
Berisha është shprehur se Tahiri atë natë e kërcënoi me 5 dosje Edi Ramën, çka sipas tij bëri që ky i fundit të ndryshoj qëndrim.
“Saimir Tahiri faktoi në ‘Opinion” , banditin që foli me kodin e mafies, krye kumbarja më ka lëshuar. Unë do të shkoj në burg por do të bëj ‘Dantesin’, tha Berisha.
Doli nga ‘Opinion’ Gaz Demin, i thuaj asaj për Edin që do të bëj publike 5 dosje, dosjen e Xibrakës ku një nga emrat kryesorë është Olsi Rama, u shpreh Berisha. /Opinion.al