Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Suksesi i prokurorisë nuk është vetëm futja e Tahirit në burg

2017/10/24 at 8:48 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Përse Monika Kryemadhi refuzoi të jetë zonja e parë?

Nga Mentor Kikia


Sajmir Tahiri doli vetë para mediave të bëjë publik një dokument të prokurorisë së Katanias, që tregon se ai nuk është nën hetim nga ky organ. Pa u marrë ende në pyetje nga prokuroria, Tahiri ka nisur të bëjë kështu avokatin e vetes nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo tregon qartë se hetimi i ish ministrit të brendshëm nuk do të jetë i lehtë, pasi Tahiri edhe pse i pezulluar nga grupi i PS, do të vazhdojë të flasë nga foltorja e Kuvendit. Padyshim që ky hetim do të vazhdojë të transformohet nga një çështje penale në një çështje, që do të prodhojë më shumë politikë dhe më pak drejtësi.

Vëmendja në fakt është përqëndruar tek Tahiri, si protagonist publik i kësaj çështjeje. Por historia as fillon dhe as mbaron me ish ministrin. Edhe pse, nëse akuzat vërtetohen, ai mund të jetë strumbullari i këtij biznesi kriminal, Tahiri është sërish maja e ajsbergut. Detyra e prokurorisë në këtë rast nuk duhet të jetë thjeshtë dhe vetëm futja në burg e Tahirit, por zbardhja e fijeve të mekanizmit që kishte bërë bashkë zyrtarë policie e trafikantë, kryesisht në Vlorë. Tashmë përgjimet italiane, në mos ngarkofshin me përgjegjësi penale Tahirin, ngarkojnë që çke me të ish zyrtarë të policisë lokale. Përgjimet, në mos tregofshin se Tahiri është “shefi i madh”, tregojnë që çke me të se “shefat e vegjel”, ishin atje në shërbim të trafikantëve të drogës. Edhe më herët, edhe pse pa përgjime, faktet tregojnë se bashkëpunimi i policisë me rrjetin kultivues-magazinues-transportues ishte i mirëorganizuar.

Sasitë e drogës që vazhdojnë të dalin nga magazinat tregojnë se sa pak është asgjësuar nga operacionet e policisë, kryesisht në Vlorë. Ajo që tashmë dihet, është se ndër kultivuesit, në burg përfunduan së paku një dyzinë fshatarësh, punëtorësh krahu dhe ata që kishin mbjellë disa dhjetra rrënjë. Por jo “peshqit” e mëdhenj.

Asgjësimi i një parcele me lëndë narkotike është një vendngjarje kriminale që duhet hetuar nga prokuroia. Por është tashmë publik pretendimi i prokurorisë se oficerët e policisë gjyqësore nuk njoftoheshin për operacionet e asgjësimit dhe asnjëherë për to nuk është bërë një hetim, për të mësuar se kush ishte financuesi i mbjelljes së parcelave të mëdha. Për pasojë, nuk u shkua asnjëherë tek organizatorët e vërtetë. Por prokuroria nuk duhet vetëm të shfajësohet për atë që nuk ka bërë. Ajo kishte të gjithë të drejtën të hape një hetim edhe ndaj policisë atë kohë për operacionet, që sikudër pretendon, i ka mësuar nga media. Por nuk e ka bërë. Për këtë arsye edhe vullkani shpërtheu vetëm pasi u arrestua Moisi Habilaj në Itali, i cili përgjohej kudo ku vinte këmbën.

Padyshim që PD e PS do të vazhdojnë të bëjnë politikë me Tahirin. Por prokuroria duhet të zbardhë dhe shkulë policët e inkriminuar nga trupi i policisë së shtetit. Dhe, nëse bën këtë, Tahiri edhe sikur të mos preket penalisht askund, e ka marrë gjysmën e dënimit./Opinion.al

 

Etiketa: mentor kikia


Ju sugjerojmë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Bella mungon në ditëlindjen e Darke, çfarë po ndodh me çiftin e njohur ?

Bella mungon në ditëlindjen e Darke, çfarë po ndodh me çiftin e njohur ?

Ish-kryeministri Berisha zbulon 4 arsyet pse u fiken kamerat në ngjarjen e Elbasanit

Berisha: Dosja e Tahirit u publikua me urdhër të Edi Ramës

Berisha: Disa klane mafioze në Shqipëri po festojnë për goditjen e Tahirit

Berisha: Disa klane mafioze në Shqipëri po festojnë për goditjen e Tahirit
















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com