Ndonjëherë femrat e dashuruara bëjnë gabime të pafalshme për sa i përket sjelljeve kundrejt atij personi. Më së shumti kjo vihet re tek mesazhet të cilat dërgojnë. Të gjithë e kuptojmë ekzaltimin që sjell një lidhje e re, por kujdes. Këto mesazhe nuk duhet t’ia dërgoni kurrë atij.
1 – Mezi po pres të takohemi përsëri – Që këtu tregon se ju jeni e ëshpëruar për të, dhe interesi i tij ndaj jush do filloj të zbehet.
2 – Do takojmë prindërit e mi? – Kurrë mos e bëni ju këtë pyetje e para. Gjithmonë lërjani atij ta kërkojë.
3 – Ku ishe? – Edhe nëse ai nuk kujtohet t’ju shkruajë për disa kohë, mos e pyesni kurrë. Më mirë bëni sikur nuk ka asgjë.
4 – Po mendoj për ty – Këtë mesazh mund t’i dërgosh të dashurit, por jo një mashkulli që thjesht po dilni së bashku. Bëhuni të durueshme dhe mos e jepni kaq lehtë veten.