Këshilli i Mandateve ka ndërprerë pak minuta më parë mbledhjen për vendimin ndaj imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, pas vendimit të kryetarit Gramoz Ruçi që votimi të bëhet pa praninë e mediave.
Mazhoranca e ka kundërshtuar këtë argument duke e konsideruar shkelje ligjore, sepse prania ose e jo e mediave në proces varet nga votimi dhe nga 10 anëtarë të këhsillit, vetëm 5 kanë pranuar që mediat të mos jenë të pranishme.
Referuar çështjes Tahiri. Alibeaj është shprehur se shindet kanë dalë nga shihja dhe nuk futen më brenda
Fjala e Alibeajt për mediat
Kjo është faza e fundit në komision dhe skandali më i madh në këtë vend.
Nga ana e Krytearit nuk pranohet që media të jetë brenda. Rregullorja është fare e qartë dhe thotë që kërkesa u hodh në votë dhe mori vetëm 5 vota. Kjo është çështja më delikate që shqiptarët duan ta dinë. Mazhoranca, Edi Rama në pakt të plotë duan që të lënë në errësirë shqiptarët për të kuptuar të vërtetën. Xhindet kanë dalë nga shishja, dhe nuk futen më brenda.
Alibeaj ka shtuar, se pa mediat nuk do të ketë mbledhje.