Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dalin detaje/Provat sekrete në seancën me dyer të mbyllura për Tahirin

2017/10/20 at 8:26 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dalin detaje/Provat sekrete në seancën me dyer të mbyllura për Tahirin

Të tjera detaje dalin në dritë nga mbledhja me dyert të mbyllura e Këshillit të Mandateve ku u diskutua mbi kërkesën e prokurorisë për ti hequr mandatin Saimir Tahirin. Pjesa më e madhe e mbledhjes u transmetua “Live” në TV por më pas prokurorët kërkuan vazhdimin me dyert të mbyllura me argumentin se do të paraqisnin materiale sekrete.

Report TV ka mundur të sigurojë disa prej deklarimeve të tre prokurorëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhënë në Këshillin e Mandateve gjatë seancës me dyer të mbyllura. Fillimisht prokurorët kanë dorëzuar si provë përpara Këshillit të Mandateve dosjen e gjykatës së Katanias tashmë e bërë publike.
I vetmi ndrysim është se dokumenti prej 416 faqesh është marrë në rrugë zyrtare me firmat e nevojshme dhe me vulë të njomë për të marrë vlerën e provës. Report TV ka mësuar gjithashtu se prokurorët i kanë dorëzuar Këshillit të Mandateve edhe disa përgjime të kryera në Shqipëri nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Sipas prokurorëve janë përgjime kryer anëtarëve të grupit Habilaj të cilët flasin për trafik droge dhe siguri të plotë për kalimin e sasive të mëdha të drogës. Në përgjime nuk përmendet në asnjë rast emri Saimir Tahirit.

Prokurorët thanë se në përgjime dalin edhe disa oficerë policie. Prokurorët kanë deklaruar se siguria e anëtarëve të këtij grupi, lidhjet farefisnore, takimet e shpeshta me anëtarëve të këtij grupi kriminal në kohë të ndryshme në zonën e Vlorës, makina, si dhe bisedat e përgjuara nga prokuroria e Katanias, i kanë krijuar prokurorëve shqiptarë bindjen se ish-ministri Tahiri është i implikuar në këtë grup kriminal.

Prokuroria po ashtu gjatë seancës me dyer të mbyllura i kanë thënë anëtarëve të Këshillit të Mandateve se implikimi i Sajmir Tahirit konstatohet jo direkt dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë trafik. Prokurorët kanë theksuar se implikimi është indirekt, duke qëndruar në rol pasiviteti dhe jo me veprime konkrete.

Ne kemi krijuar bindjen thanë prokurorët të mbështetur në indicie dhe prova që Tahiri ka qenë në dijeni për trafikun e drogës që kryente ky grup kriminal. Në seancën me dyer të mbyllura prokurorët i thanë Këshillit të Mandateve se ata janë duke biseduar me autoritet italiane, dhe se u kanë konfirmuar atyre që disponojnë filmime të këtij grupi kriminal.

“Nuk dimë ende se kush personazhe janë filmuar me Habilajt, por autoritet italiane na kanë konfirmuar se do na e venë shumë shpejt në dispozicion” kanë deklaruar prokurorët Hajdarmataj, Ymeri dhe Osmani.

Në fund të paraqitjes të provave të quajtura sekrete nga tre prokurorët ata kanë deklaruar se “nuk e dimë ende se sa të disponueshëm do të tregohen autoritetet e drejtësisë italiane, për transferimin e provave hetimore, por në rrugë zyrtare kanë treguar pozitivitet për të bashkëpunuar dhe shtrirë hetimet e tyre dhe në Shqipëri për krerët e këtij grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Gjithashtu si provë prokurorët paraqitën edhe një dokument të Shërbimit Informativ Shtetëror i cili flet për situatën e kanabisit në Shqipëri por në asnjë rresht nuk përmend Saimir Tahirin.

Ju sugjerojmë

Arrihet marrëveshja, Tajlanda nuk do ta sulmojë më Kamboxhian
Bota

Arrihet marrëveshja, Tajlanda nuk do ta sulmojë më Kamboxhian

28 Korrik, 2025 4:15 pm
Librazhd/ “Partners in Crime”, në pranga 2 persona për grabitje ndaj të moshuarve
Aktualitet

Librazhd/ “Partners in Crime”, në pranga 2 persona për grabitje ndaj të moshuarve

28 Korrik, 2025 3:48 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Dosja “Meta”/ SPAK mbyll hetimet, nis komunikimi i akuzave për të pandehurit

28 Korrik, 2025 3:27 pm
Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e Anesti Ramës
Aktualitet

Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e Anesti Ramës

28 Korrik, 2025 3:16 pm
Operacion në Fier, ish-nënkryetarja e bashkisë në “arrest shtëpie”. Pezullime nga..
Aktualitet

Pogradec/ Policia: Zjarri në banesën e viktimës u vu nga një shtetas. Shoqërohen..

28 Korrik, 2025 2:59 pm
Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec
Aktualitet

Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec

28 Korrik, 2025 2:27 pm
Gara për kreun e BKH, Gledis Nano mbërrin në SPAK: Sot faza e intervistimit
Aktualitet

Gara për kreun e BKH, Gledis Nano mbërrin në SPAK: Sot faza e intervistimit

28 Korrik, 2025 2:18 pm
“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë
Aktualitet

“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë

28 Korrik, 2025 2:14 pm
‘Masa represive për ndërtuesit’/ Rama: ‘Listë të zezë’ me ata që shkelin lejen!
Aktualitet

‘Masa represive për ndërtuesit’/ Rama: ‘Listë të zezë’ me ata që shkelin lejen!

28 Korrik, 2025 2:03 pm
Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë ndaj Jonaid Myzyrajt
Aktualitet

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë ndaj Jonaid Myzyrajt

28 Korrik, 2025 1:50 pm
Para
Foto/ “Ja si po prishen provat. Hiqet nga porti gomonia e Tahirit”

Foto/ "Ja si po prishen provat. Hiqet nga porti gomonia e Tahirit"

Çfarë nuk patë mbrëmë nga ardhja e Saimir Tahirit në Klan?

Çfarë nuk patë mbrëmë nga ardhja e Saimir Tahirit në Klan?

Dhunë në futbollin Kosovar. Futbollisti goditet me shufër hekuri

Dhunë në futbollin Kosovar. Futbollisti goditet me shufër hekuri

TE FUNDIT

Arrihet marrëveshja, Tajlanda nuk do ta sulmojë më Kamboxhian

Arrihet marrëveshja, Tajlanda nuk do ta sulmojë më Kamboxhian
28 Korrik, 2025

Kamboxhia dhe Tajlanda kanë rënë dakord për një “armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte” që fillon në mesnatë sipas orës...

Lexo më shumë

Librazhd/ “Partners in Crime”, në pranga 2 persona për grabitje ndaj të moshuarve

Librazhd/ “Partners in Crime”, në pranga 2 persona për grabitje ndaj të moshuarve
28 Korrik, 2025

Iu morën me dhunë sendet personale, 2 shtetasve të moshuar, identifikohen dhe vihen në pranga një 32-vjeçar dhe një 33-vjeçare. ...

Lexo më shumë

Dosja “Meta”/ SPAK mbyll hetimet, nis komunikimi i akuzave për të pandehurit

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
28 Korrik, 2025

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci. Disa...

Lexo më shumë

Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e Anesti Ramës

Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e Anesti Ramës
28 Korrik, 2025

Tre autorët e dyshuar nga për vrasjen e Anesti Ramës kanë mbetur në burg pas vendimit të sotëm të Gjykatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com