Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjuha provokuese e grekëve për Himarën, indinjohet Ministria e Jashtme 

2017/10/20 at 3:18 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjuha provokuese e grekëve për Himarën, indinjohet Ministria e Jashtme 

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar publikisht pas deklaratave të shtetit grek lidhur me çështjen e pakicave kombëtare, duke e cilësuar aktin e tyre si gjuhë provokuese dhe ndërhyrje.


Referuar deklaratës greke që tenton të lidhhë çështjet e planit rregullues të Himarës me ato të ligjit të pakicave, Ministria e Jashtme deklaron se kjo përbën një deformim të realitetit dhe cënim të frymës së bashkëjetesës dhe bashkëpunimit me pakicat në Republikën e Shqipërisë.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Jashtme 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dëshiron të shprehë indinjatën e thellë ndaj gjuhës provokuese dhe ndërhyrjes së paprecedentë që karakterizonte deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, datë 19 tetor 2017.

Përfshirja në debatin e brendshëm politik në Shqipëri dhe referimi i çështjeve të cilat janë ne proces zbardhjeje nga organet e drejtësisë përbën një shkelje të praktikës diplomatike, të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve strategjike mes vendeve tona.

Për më tepër, lidhja që kjo deklaratë synon të vendosë mes Ligjit për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë të sapomiratuar në Kuvend dhe Planit rregullues të Himarës e fshatrave të tjerë përreth, në kuadër të Rilindjes Urbane përbën një deformim të realitetit dhe cënim të frymës së bashkëjetesës dhe bashkëpunimit me pakicat në Republikën e Shqipërisë. Qeveria shqiptare ka ofruar regjistrimin dhe kompensimin e pronës për banorët që preken nga zbatimi i planit, duke ofruar disponibilitet të plotë sipas legjislacionit dhe praktikës më të mirë ndërkombëtare.

Dëshirojmë të theksojmë se Ligji i ri për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë garanton të drejtat e anëtarëve të pakicave individualisht dhe në grup, kudo ku ato jetojnë, bazuar në kriteret dhe frymën e Konventës Kuadër për Pakicat Kombëtare të Këshillit të Evropës. Çdo referencë tjetër etno-nacionaliste që evokon deklarata e sipërcituar bie ndesh me frymën dhe praktikat ligjore evropiane të mbrojtjes së pakicave kombëtare.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë rishpreh angazhimin e saj për të vazhduar trajtimin e çështjeve të hapura mes dy vendeve tona në përputhje me frymën evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare, megjithë cënimin e klimës së besimit dhe bashkëpunimit që shkaktojnë këto deklarata.

Etiketa: greketministria e jashtme


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Mazhoranca e bën fakt të kryer, drafti i Drejtësisë do të kalojë në seancë

Takimi/ Xhafaj: Agjentët e FBI-së në Ministrinë e Brendshme

Skandaloze/ Gazetarët serbë ofendojnë shqiptarët para bustit të Skënderbeut

Skandaloze/ Gazetarët serbë ofendojnë shqiptarët para bustit të Skënderbeut

Video/ Shikoni çfarë bënte Saimir Tahiri gjatë kohës që diskutohej për mandatin e tij 

Video/ Shikoni çfarë bënte Saimir Tahiri gjatë kohës që diskutohej për mandatin e tij 
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}