Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërkesa e plotë e Prokurorisë/ Tahiri ka udhëtuar 4 herë në makinë me Habilajt

2017/10/19 at 7:33 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Korrupsioni, dënohet ish-prokurori

Prokuroria për Krimet e Rënda ka dorëzuar mesditën e sotme Kuvendit, kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri për t’i hapur rrugë arrestimit dhe kontrollit të banesës së tij.


Organi i akuzës ka renditur në kërkesën e saj të dhënat që disponon nga hetimet e deritanishme për ish-ministrin e Brendshëm.

Nga hetimet, rezulton se ish-ministri Tahiri gjatë vitit 2014-të, ka udhëtuar me Habilajt të paktën 4 herë me automjetin që ia kishte shitur në 2013-ën.

Prokuroria, thekson se “rrezikshmëria shoqërore e këtij personi, duke marrë parasysh pozicionin që ai mban si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në raport me publikun dhe me institucionet ndërkombëtare, është tejet e lartë. Duke iu referuar veprimeve të kundraligjshme dhe shoqërisht të rrezikshme”. 

Kërkesa e plotë e Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë për Krime të Rënda, Tiranë, më datë 19.10.2017 ka kërkuar nga kuvendi i RSH-së dhënien e autorizimit sipas kërkesës së paraqitur në lëndë.
Deputeti Saimir Tahiri dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale të mëposhtme:

  1. “Trafikimi i Narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
  2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
  3. Rrethanat e faktit
  4. Me datë 17.10.2017 në bazë të të dhënave të bëra publike Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, konform nenit 287 të Kodit të Procedurës Penale i cili parashikon se “Prokurori shënon në regjistër çdo njoftim të veprës penale që i vjen ose që ka marrë me iniciativën e vet dhe në të njëjtën kohë ose nga momenti në të cilin rezulton, emrin e personit teë cilit i atribuohet vepra penale”, ka regjistruar procedimin penal me Nr 313 të vitit 2017 për veprat penale të “Trafikimi i Narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formë të posaçme te grupit te strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në ngarkim të personit në hetim: Saimir Tahiri, i biri i Bashkim dhe Luiza, i dtl 30.10.1979, banues në Tiranë dhe banues në Tiranë, dhe për veprat penale të “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a dhe korrupsioni aktiv i zyrtarëve të lartë ose i të zgjedhurve vendorë, parashikuar nga neni 245 i Kodit penal të republikës së Shqipërisë, për personat në hetim Moisi Habilaj, i biri i Ciko dhe Zenepe, i dtl 18.01.1978 i lindur dhe banues në Vlorë, Florian Habilaj i biri i Ciko dhe Zenepe, i dtl 10.11.1980 , Artan Habilaj etj.

Në lidhje me këto fakte penale dhe në lidhje me subjektet Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Artan Habilaj, Armand Kocerri , etj, nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është zhvilluar hetimi në rang të procedimeve penale me Nr 134, të vitit 2016 dhe vitit 2017.

Konform nenit 79 të Kodit të Procedurës Penale me datë 18.10.2017, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë ka vendosur bashkimin e procedimeve penale me Nr 134 të vitit 2016, 164 të vitit 2017, dhe 313 të vitit 2017 në një procedim të vetëm dhe konkretisht procedimin penal me Nr 134 të vitit 2016.

Për hetimet që po zhvillohen në funksion të procedimit penal me Nr 134 të vitit 2016, për shkak të bashkimit të procedimimeve rezukton të jetë shënuar emri i personit në hetim Saimir tahiri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të :

-“Trafikimi i Narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formë të posaçme te grupit te strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, dhe
– , “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal,

Sa më sipër , Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, në rang të procedimeve të lidhura, është kompetente në ushtrimin e ndjekjes penale në raport me rastin konform parashikimeve ligjore të nenit 285 të ligjit35/2017.

Nga hetimet e deritanishme hetimore të kryera rezulton se:

Është kapur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, në masën prej rreth 3.5 ton lëndë narkotike e llojit kanabis nga autoritetet italiane të drejtësisë, të dyshuara si të trafikuara nga grupi kriminal Moisi Habilaj, etj (të dhëna të ardhura në përgjigje të kërkesës për ndihmë juridike drejtuar autoriteteve italiane të drejtësisë).

Më datë 18.10.2017 është kapur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 3 978 ton, e llojit kanabis sativa, në banesën e shtetasit në hetim Armand Koçerri, bashkëpunëtor i shtetasve Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Artan Hibilaj.

Subjektet e dyshuara Moisi Habilaj, etj në komunikimet telefonike dhe bisedat ambientale që rezultojnë nga përgjimet e bëra ndërmjet tyre, rezulton të pasqyrojë detaje të cilat tregojnë përfshirjen në veprimtarinë kriminale të shtetasit në hetim Saimir Tahiri. (Të dhënat e ardhura në përgjigje të kërkesës për ndihmë juridike, drejtuar autoriteteve italiane të drejtësisë).

Subjektet e dyshuara Moisi Habilaj etj, në komunikimet e bëra ndërmjet tyre rezulton se pasqyrojnë detaje të cilat tregojnë shpërblimet që i japin ish – Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në funksion të realizimit të veprimtarisë së tyre.

Subjekti në hetim Saimir Tahiri më datë 05.11.2013 ka realizuar shitjen e automjetit me targa AA00GB, tek personi në hetim Artan Habilaj, vëllai i të arrestuarit Moisi Habilaj. (akte të administruara nga hetimi, procesverbale për këqyrjen dhe marrjen prove materiale të kontratës së shitjes së datës 05.11.2013).

Më datë 16.08.2014, 30.08.2014, 29.08.2014, 08.08.2014, personi në hetim, Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targa AA003GB, i cili sipas aktit të shitjes rezulton të jetë shitur më datë 05.11.2013. Në këto udhëtime rezulton që personi në hetim, Saimir Tahiri ka qenë i shoqëruar nga subjektet e tjera të dyshuara Artan Habiaj,etj (të dhënat e përfituara nga këqyrja e sistemit TIMS për lëvizjet për dhe nga jashtë shtetit të personit në hetim Saimir Tahiri, procesverbalet e këqyrjes).

Nisur nga sa më sipër në kushtet e sekuestrimit të lëndës narkotike, dhënies së shpërblimeve nga grupi kriminal, funksionarëve të lartë zyrtarë, mbajtjes së kontakteve të vazhdueshme me ish – Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, për ekzistencën e veprimtarisë kriminale dhe përfshirjes në këtë veprimtari të të dyshuarit Saimir Tahiri.

Nga të dhënat e hetimit të derimëtanishëm, provat që ka në dispozicion organi procedurës, ka dyshime të arsyeshme që personi në hetim Saimir Tahiri të ketë kryer veprat penale.

Në këto kushte ekziston dyshimi i arsyeshëm se deputeti Saimir Tahiri ka konsumuar elementë të veprave penale:

  1. “Trafikimi i narkotikëve”kryer në bashkëpunim,në formë të posacme të grupit të strukutuarar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
    2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendosrë”, arashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Në aplikim të nenit 228 të K. Pr. Penale masat e sigurimit mund të caktohen vetëm

– Nëse në ngarkim të tij ekziston një dyshim i arsyedhëm i bazuar në prova.
– Kur ekzistojnë shkaqe të rëndëishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës
– Kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që të largohet;
– Kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet.
– Sipas parashikimeve të nenit 229, të Kodit të Procedurës Penale, masat e sigurimit vendosen në raport me rëndësinë e faktit dhe sanksionet që parashikon vepra penale për të cilën dyshohet, respektivisht nenet 283/a/2, 333/a dhe 260 të Kodit Penal.

Rrezikshmëria shoqërore e këtij personi, duke marrë parasysh pozicionin që ai mban si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në raport me publikun dhe me institucionet ndërkombëtare, është tejet e lartë. Duke iu referuar veprimeve të kundraligjshme dhe shoqërisht të rrezikshme.

Bazuar në nenin 202, 204, 205, 289, të Kodit të Procedurës Penale, dyshohet se ky shtetas mund të ketë të fshehura në banesë apo ambjente të tjera, të cilat i frekuentojnë sende apo prova që janë të lidhura drejtpërdrejtë apo tërthorazi me vepra penale, për të cilat po hetohet. Në rast se këto sende do të gjenden në disponim të këtij shtetasi ose në ambientet e kontrolluara do t’i nënshtrohen sekuestrimit sipas rregullave të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale.

Krahas rrezikshmërisë shoqërore së veprave të paraqitura më lart, hetimi i këtij rasti vlerësojmë se ka një rëndësi specifike, ndër të tjera edhe për imazhin e institucioneve shqiptare përballë opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, për të cilët Prokuroria ka paraqitur kërkesën për autorizim për arrestim, heqje lirie dhe kontroll personal dhe banese, vlerësojmë se me veprimet e tij të dyshuara, ka cënuar imazhin e institucionit ku ushtron funksionet e tij, si edhe të autoriteteve shqiptare në përgjithësi. Për këtë arsye, e konsiderojmë të nevojjshme që Kuvendi i Shqipërisë të mbështesë kërkesën e Prokurorisë, për të dëshmuar para opinionit publik vendas dhe partnerëve ndërkombëtarë se forca e ligjit është njëlloj për të gjithë personat që kryejnë vepra penale.

Për sa më sipër, me qëllim për t’i hapur rrugë një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm nga Prokurori, bazuar në nenet 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga Kuvendi autorizimin për arrestimin dhe heqjen e lirisë, si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesave të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Z. Saimir Tahiri.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin!

Drejtuesi i Prokurorisë, Besim Hajdarmataj. 

 

Etiketa: Habilajtkerkesa e plote e prokurorisetahiriudhetuar 4 here me makine


Ju sugjerojmë

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
Bota

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

5 Qershor, 2026 11:00 pm
Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
Sport

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

5 Qershor, 2026 10:31 pm
Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
Aktualitet

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

5 Qershor, 2026 9:12 pm
“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
Politikë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

5 Qershor, 2026 9:07 pm
OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit
Bota

OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

5 Qershor, 2026 9:02 pm
“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit
Aktualitet

“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit

5 Qershor, 2026 8:47 pm
Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë
Kryesore

Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë

5 Qershor, 2026 8:20 pm
Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin
Kryesore

Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin

5 Qershor, 2026 7:42 pm
Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve

5 Qershor, 2026 7:19 pm
“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë

5 Qershor, 2026 6:41 pm
Para
Kush është prokurori tropojan i çështjeve të vështira, që firmosi urdhrin për Tahirin

Kush është prokurori tropojan i çështjeve të vështira, që firmosi urdhrin për Tahirin

Publikohen formacionet zyrtare të Skënderbeu-Partizani i Beogradit

Publikohen formacionet zyrtare të Skënderbeu-Partizani i Beogradit

Të shtëna me armë në Tiranë, sherr mes dy shoferëve

E Fundit/ Policia aksion në bazat e Habilajve në Vlorë
















TE FUNDIT

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
5 Qershor, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si të dobët reagimin e homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndaj...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
5 Qershor, 2026

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka marrë një vendim të papritur duke ndryshuar rregullat e Kodit të Sjelljes për të...

Lexo më shumë

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
5 Qershor, 2026

Qytetarë dhe aktivistë nga Elbasani iu bashkuan këtë të premte protestës së organizuar kundër projektit në zonën e Zvërnecit, duke...

Lexo më shumë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
5 Qershor, 2026

Gjatë bashkëbisedimit të tij me banorët e Zvërnecit, Rama nuk i ka kursyer as ironitë me protestuesit. Ai u ndal...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}