Pas dasmës madhështore Marina dhe Getoari rregulluan impenjimet në punët e tyre dhe u nisën për muj mjalti në Xhamajke.
Ata ndan me ndjekësit e tyre disa foto nga pushimet edhe pse ne prisnim akoma më tepër.
Pas parajsës xhamajkane e cila zgjati rreth një javë ata duket se i kanë vazhduar pushimet e tyre larg Shqipërisë në një vend tjetër. Marina dhe Geti kanë vazhduar muajin e mjaltit në një tjetër shtet, kësaj here në Italinë e afërt.
Bukuroshja ka postuar një video në Instastory e bërë me efektin ‘boomerang’ ku shfaqet duke iu hedhur në krah Getit. Duket se muaji i mjaltit për çiftin nuk paska fund, megjithatë ne jemi të sigurt që ata do të kthehen përpara datës 22 tetor pasi do të nisë transmetimin “C’est la vie”, emisioni që do drejtohet nga e bukura Marinë. /Opinion.al