Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë për shtetasin Baniamin Kaso, i riu që goditi me thikë gjyshin dhe gjyshen pak ditë më parë në zonën e “Freskut” në Tiranë.
Ngjarja tronditi opinionin publik edhe më shumë, kur ai deklaroi në polici arsyen e vërtetë të goditjes së gjyshërve të tij.
Para hetuesve të policisë, 19-vjeçari Kaso tha se gjyshërit e tallnin dhe nuk e respektonin.