Gjatë dëgjesës publike në Vlorë, kryeministri Edi Rama, sot, është përballur me kryebashkiakun e Selenicës, Përparim Shametajn.
Shametaj i kërkoi kryeministrit Rama më shumë interes për fshatin.
Sipas tij, kryeministri ka vizituar Orikumin, por s’ka shkuar në Selenicë. Ai tregoi se Bashkia e Selenicës ka bërë investime në bujqësi, pavarësisht buxhetit të vogël.
“Unë si kryebashkiak i Selenicës, kërkoj më shumë përqendrim të vëmendjes tek fshati, pasi vetë bashkia jonë është e shtrirë në zonë rurale. Ti ke shkuar në Orikum, e s’ke ardhur në Selenicë. Nga ana tjetër ne kemi bërë investime në bujqësi pavarësisht buxhetit të vogël. Në 140 milionë të dhëna nga qeveria, 100 milionë i kam shpenzuar për bujqësinë” u shpreh kryebashkiaku.
Kreu i qeverisë e lavdëroi për punën e bërë dhe për batutë i tha: “Nesër më ke atje, do vij të të vizitoj”.