Debati për taksën e biznesit të vogël ka kaluar në ofendime personale mes deputetit të PS Erion Brace dhe atij të LSI, Petrit Vasili.
I pari ishte Braçe që i cilësoi “budallenj” politikanët që kundërshtonin vendimin e qeverisë. Por i menjëhershëm ishte reagimi i Vasilit që replikoi.
“Çudi e madhe me këta budallenjtë e çdo lloji, varieteti e gjatësie qofshin. Vetë i bënë duart gjak e duartrokitën me të madhe kur ia hoqën TVSH-në biznesit të vogël dhe po vetë prapë i bëjnë duart gjak dhe po duartrokasin me të madhe tani që po ia vënë TVSH-në prapë”, – shkruan Vasili në “Facebook”.
Por sërisht nuk ka munguar as përgjigjia në facebook e Braçes.
“Unë nuk kam duartrokitur kerkend, as budallain. Aaaaa po, une kam qene kunder haptazi, kur nje budalla me rrugen e hapur deri ne minister, vendosi nen rregjimin e TVSH shendetesine, sherbimin dhe mallrat, perfshire ilacet”, shkruan deputeti i PS.