Deputeti i PD për qarkun e Elbasanit, Endri Hasa ka reaguar pasi në faqen zyrtare Parlament.al nuk publikohet aktiviteti i deputetëve demokratë. Ai thotë se Kuvendi i drejtuar nga Gramoz Ruçi pasqyron vetëm pjesmarrjen e anëtarëve të maxhorancës në Asamblenë Parlamentare të këshillit të Europës. Reagimi i tij merr shkas edhe nga nje ceremoni e posaçme që u zhvillua sot në nder dhe perkujtim të deputeteve te pushkatuar 70 vite më parë nga sistemi komunist.
Statusi në facebook i Endri Hasës
Sot që deputetët në kuvend përkujtojnë 70 vjetorin e ekzekutimit të Grupit të Deputetëve opozitarë.
Por ende edhe 70 vjet më pas zëri opozitës ende mbytet me cdo mënyrë që mos ta dëgjojë populli. Kuvendi pasqyron ne faqen zyrtare vetëm pjesmarrjen e anëtarëve të maxhorancës në Asamblenë Parlamentare të këshillit të Europës.