Prej disa ditësh çifti i njohur i showbizit shqiptar Marina dhe Getoari po shijojnë muajin e mjaltit në Xhamajkë. Gjatë këtyre pushimeve ata nuk janë treguar shumë aktivë në rrjete sociale, por tepër të rezervuar me fotot.
Moderatorja Marina Vjollca ka hedhur disa foto nga ku duket se po shijon pushimet, pas saj bashkëshorti i saj Getoari ka ndarë me ndjekësit një person të rëndësishëm në Xhamajkë. Bëhet fjalë për Maji-n, instruktori xhamajkan i jogas dhe artisti i muzikës reggae me të cilin Geti është takuar ditën e djeshme dhe ai i ka dhënë një këshill të vlefshme.
“Vëllai im Maji më tha ‘Dashuria është feja ime'”, shkruan Getoari krah fotos me Maji-n. /Opinion.al