Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyrtare/ Dalin vendimet e Këshillit të Akreditimit: UT renditet i fundit

2017/09/30 at 12:34 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zyrtare/ Dalin vendimet e Këshillit të Akreditimit: UT renditet i fundit

Universiteti i Tiranës, nga të gjithë universitetet shtetërore, është universiteti më i dobët, me vetëm 1 vit akreditim nga 6 që është maksimalja, pra me vetëm rreth 15% të standardeve të plotësuara.


Ka përfunduar dilema dhe debati i kësaj jave në media në lidhje me vendimin e këshillit të akreditimit mbështetur mbi raportin e ekspertëve të agjencisë britanike QAA, (Quality Assurance Agency), për përfundimin e akreditimit të të gjithë universiteteve shtetërore në vend.

Lajmi është se universitetet publike, pa përjashtim të 12-të, kanë dalë me standarde të mangëta, standarde të paplota dhe e gjithë panorama e universiteteve shtetërore është ashtu siç përflitej, shumë larg standardit maksimal, standardit ligjor shqiptar, i cili i referohet standardeve ligjore europiane.

I 12-i është renditur Universiteti i Tiranës, i 11-i Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës me dy vite akreditim nga gjashtë, pastaj vijnë Universiteti Politeknik, universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Universiteti i Sporteve, Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë, universiteti “Eqerem Cabej” në Gjirokastër, me gjysmën e kritereve me 3 vite nga 6 vite akreditim, ose përafërsisht me 50% të standardeve.

Në grupin tjetër hyjnë 3 universitete; Universiteti Bujqësor i Tiranës, universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe Universiteti i Arteve, me përafërsisht 70% të standardeve.

Në grupin e parë hyn Universiteti i Mjeksisë së Tiranës, dhe Universiteti “Fan Noli” i Korcës, që kanë arritur rreth 80% të standardeve, kanë marrë akreditimin 5 vite nga 6 vite që është totali.

Megjithë tentativat e UT-së për t’ju përgjigjur me argumente agjencisë angleze për çdo pikë të evidentuar si dobësi në adresë të tyre, britanikët nuk i kanë marrë parasysh shpjegimet e Universitetit të Tiranës.

Edhe në raportin përfundimtar, nga 5 fushat e vlerësuara nga agjencia britanike, UT nuk përmbush plotësisht asnjë prej tyre. Ai përmbush kryesisht kriteret dhe standardet në 3 fusha: burimet; kurrikulën për studentët; dhe mbështetjen për ta.

 

Ndërsa në dy fusha, UT i përmbush standardet pjesërisht. Bëhet fjalë për: organizatën dhe drejtimin e saj; dhe mësimdhënien dhe punën kërkimore. Ndërkohë që universitete të tjera, si ai i Mjekësisë dhe Universiteti Fan Noli në Korçë janë akredituar secili me afat maksimal 5 vjet.

Është hera e parë që universitetet shtetërore futen në procesin e akreditimit,  ndërkohë që ky proves ka qenë i zakonshëm për universitetet private. Është hera e parë që zbatohet parimi një kut-një masë për akreditimin institucional, një prej dy akreditimeve që kërkon legjislacioni shqiptar.

Akreditimi i programeve të studimeve mbetet një sfidë dhe një proces tjetër për universitetet shtetërore për t’u parë.

Akreditimi është një bazë e mirë për shoqërinë dhe aktorët institucionalë për të përmirësuar sistemin dhe është një bazë e mirë për prindërit dhe studentët për të dalluar se në cilin universitet të shkojnë.

Procesi i renditjet nuk ka ndodhur akoma në Shqipëri, por e kanë kryer vende të përafërta me ne siç është Maqedonia, që ka ftuar agjensinë presitigjoze të rankimit, Shangai.

Etiketa: keshilli akreditimitUT renditet i fundit


Ju sugjerojmë

10 muaj në krye të qeverisë, kryeministrja e Lituanisë jep dorëheqjen
Bota

10 muaj në krye të qeverisë, kryeministrja e Lituanisë jep dorëheqjen

23 Qershor, 2026 3:43 pm
Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara
Bota

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara

23 Qershor, 2026 2:50 pm
Rama postoi foton e tij, reagon protestuesi: Ti je autori i halleve të mia
Te Fundit

Rama postoi foton e tij, reagon protestuesi: Ti je autori i halleve të mia

23 Qershor, 2026 2:02 pm
“F**k you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestën: Sharja e tij shokuese
Kryesore

“F**k you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestën: Sharja e tij shokuese

23 Qershor, 2026 1:25 pm
Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë
Politikë

Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë

23 Qershor, 2026 1:22 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Politikë

Protestat, Rama për Financial Times: Nuk është puna ime të provoj se nuk jam…

23 Qershor, 2026 12:47 pm
Spiropali i përgjigjet Ramës: Kur t’ju merren mend nga algoritmi, lexoni…
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: Kur t’ju merren mend nga algoritmi, lexoni…

23 Qershor, 2026 12:11 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën

23 Qershor, 2026 12:01 pm
Pilot amerikan rrëfen skenat tronditëse në Iran: Dronët lëviznin si një trup i vetëm
Bota

Pilot amerikan rrëfen skenat tronditëse në Iran: Dronët lëviznin si një trup i vetëm

23 Qershor, 2026 11:58 am
Ngushtica e Hormuzit, “zbutet” Irani: Do vendosim linjë telefonike direkte me SHBA
Bota

Ngushtica e Hormuzit, “zbutet” Irani: Do vendosim linjë telefonike direkte me SHBA

23 Qershor, 2026 11:53 am
Para
Kapet në Durrës italiani i dënuar për vrasje

Kapet në Durrës italiani i dënuar për vrasje

Foto/ Basha ‘ndjesë’ ndaj LSI, përqafon Monika Kryemadhin…

PD dhe LSI bëjnë 'paqe' në bashkinë e Përrenjasit, bashkojnë votat kundër socialistëve

Lidhja ju shkakton ankth? Ja çfarë duhet të bëni

Lidhja ju shkakton ankth? Ja çfarë duhet të bëni
















TE FUNDIT

10 muaj në krye të qeverisë, kryeministrja e Lituanisë jep dorëheqjen

10 muaj në krye të qeverisë, kryeministrja e Lituanisë jep dorëheqjen
23 Qershor, 2026

Kryeministrja e Lituanisë, Inga Ruginienė ka dhënë dorëheqjen së bashku me kabinetin e saj, duke përmbyllur një mandat 10-mujor në...

Lexo më shumë

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara
23 Qershor, 2026

Policia turke tha të martën se ka arrestuar më shumë se 200 persona të dyshuar për lidhje me grupin militant,...

Lexo më shumë

Rama postoi foton e tij, reagon protestuesi: Ti je autori i halleve të mia

Rama postoi foton e tij, reagon protestuesi: Ti je autori i halleve të mia
23 Qershor, 2026

Në orët e para të mëngjesit, Edi Rama ndau një foto të një protestuesi që kishte kaluar natën përpara Kryeministrisë....

Lexo më shumë

“F**k you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestën: Sharja e tij shokuese

“F**k you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestën: Sharja e tij shokuese
23 Qershor, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj intervistës së kryeministrit Edi Rama për “Financial Times”, duke e akuzuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}